E diele, 25.07.2021, 12:31 PM (GMT+1)

Lajme

Njoftim nga shoqata Iliria, Itali

E enjte, 02.01.2014, 12:33 PM


Shoqata ILIRIA Treviso, Itali

Shoqatë vullnetare që promovon iniziativa për favorizimin e kulturës së solidaritetit duke stimuluar format e pjesëmarrjes dhe të qytetarisë aktive. Adresa: Strada di Cà Zenobio n. 2, 31100 TREVISO ( TV )

C.F. 94116640262 Cell: +393333234886  Fax: +390422444272

E-mail:associazioneiliria@libero.it  Facebook: Shoqata ILIRIA Treviso

NJOFTIM PËR MJETET E INFORMIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

DHE DIASPORË

Në verilindje të Italisë po vazhdon me sukses mbledhja e firmave të shtetasve kosovarë

MËRGATA KOSOVARE KËRKON KONZULLATËN E PREMTUAR NË TREVIZO

Mërgata shqiptare nga viset e ndryshme të Kosovës e cila ka më shumë se dy dekada jeton dhe vepron në Itali , është e njohur për aktivitetet e shumta dhe të vazhdueshme për përkrahjen e popullit dhe luftës së tij për çlirim nga pushtuesi jugosllav dhe serb.

Edhe pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës ajo ka bashkërenditur aktivitetet e saj nëpërmjet organizimit në shoqatat e ndryshme kulturore në të gjitha provincat dhe regjionet e Italisë për ta vazhduar misionin e saj fisnik dhe patriotik nëpërmjet organizimeve të mësimit shqip për mërgimtarët e vegjël si dhe veprimtari festive dhe sportive gjatë përvjetorëve të ndritur të festave kombëtare, duke shfaqur vlerat, respektin dhe dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.

Poashtu edhe kontaktet me përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë munguar.Viteve të fundit janë shpeshtuar edhe vizitat e ministrit dhe përfaqësuesve tjerë të ministrisë së diasporës, ministrisë së arsimit, si dhe zyrtarëve tjerë të lartë nga qeveria e Kosovës. Edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë vazhdon me vizitat e herë pas hershme të ambasadores së nderuar znj. Bukurije Gjonbalaj , konsullit Petrit Prekazi dhe zyrtarëve të tjerë që janë mirëpritur gjithmonë mirë dhe me respekt në mesin e mërgimtarëve kosovarë.

Meqenëse ka kohë që flitet për nevojën e themelimit të një konzullate në veri të Italisë sidomos në Trevizo ku është e përqëndruar prezenca e kosovarëve më shumë se çdokund tjetër në Itali, duke u nisur nga konkluzat e Takimit me Diasporën në Itali që u mbajt me 13 prill 2013 në Trevizo në organizim të Shoqatës kulturore “Iliria” të këtij qyteti, duke filluar nga mesi i nëntorit të këtij viti ka filluar mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve tonë me kërkesë për hapjen e konzullatës së premtuar.

Peticionit të formuluar nga antarët e këshillit inicues po i përgjigjen pozitivisht duke vënë firmën e tyre mërgimtarët tonë në Trevizo dhe provincat tjera si në Padova,Venezia, Vicenza, etj. Në vazhdim është teksti i peticionit siq vijon:

Qeverisë së Republikës së Kosovës – në Prishtinë

HAPJA E KONZULLATËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË TREVIZO – NEVOJË URGJENTE PËR SHTETASIT KOSOVARË

Diaspora e Republikës së Kosovës në Itali po përmbush çerek shekulli të prezencës së saj në territorin italian. Duke u nisur nga faktet e poshtëshënuara, ju dëftojmë se:

- Diaspora e Kosovës ne Itali është diku rreth 73.000 persona, dhe konsiderohet si e treta per nga numri, pas asaj të Gjermanisë dhe Zvicrrës. Fakti se këtu shtetësia italiane nuk merret lehtë sikurse në vendet e tjera d.m.th. qytetarët e Kosovës duhet të jenë të pajisur me pasaportë kosovare ;

- Shumica e kësaj Diaspore është e koncentruar në pjesën Veriore të Italisë dhe nevojat e shtetasve nga Kosova janë shumë të mëdha për dokumentacione personale të Republikës së Kosovës, sepse mundësitë kohore janë tepër të kufizuara brenda vitit me mbi 11 muaj punë e vetëm 15-20 ditë pushime në Kosovë,ku shumë nga ato ditë shkojnë për rregullimin e dokumenteve.

- Distanca minimale deri ne Romë ku gjindet Ambasada e Kosovës i tejkalon 650 km e edhe më shumë. Për shkak të krizës financiare italiane shumë kosovarë aktualisht janë të papunë dhe kanë vështitrësi për t’iu bërë ballë shpenzimeve tepër të mëdha deri në zyrat e Ambasadës në Romë:

- Në përkrahje të nismës së Qeverisë së Republikës së Kosovës që me hapje të konzullatave në vende të ndryshme të botës të ofrojë shërbime sipas nevojave të qytetarëve në Diasporë, kjo çështje është shtruar dhe përkrahur unanimisht edhe në TAKIMIN ME DIASPOREN NË ITALI (13 prill 2013,Treviso), ku pjesëmarrës ishin zyrtarë të lartë nga Qeveria,Ministria e Diasporës, Ambasada e Kosovës në Romë, si dhe shumë bashkëatdhetarë e aktivistë të dëshmuar të mërgatës tonë .

Ne shtetasit e Kosovës me banim në Itali me bindjen më të madhe për mirëkuptim ju lutemi ta dëgjoni zërin e arsyes mbi domosdoshmerinë për plotësimin e kërkesave tona. Andaj kemi vendosë të iu drejtohem ministrive kompetente me nënshkrime të qytetarëvë duke filluar nga mosha 14 vjeq (dl - 1999) kur iu nevojiten dokumentet e veçanta personale të udhëtimit sipas ligjeve italiane,

Kërkojmë Hapjen e një Konzullate të Republikës së Kosovës në pjesën Veriore të Italisë, mundësisht në Treviso apo edhe ne Venezia (Venedik) ose Padova, aty ka edhe konzullata të shteteve të ndryshme dhe ku jetojnë me mijëra e mijëra shtetas të Kosovës.

Për mbarëvajtjen e këtijë PETICIONI (njoftimin e opinionit dhe organeve kompetente të Republikës Kosovës si dhe mbledhjen e nënshkrimëve etj.) do të kujdeset grupi inicues:

- Beqir Cikaqi, nga Suhareka, me rezidencë në Paese (Treviso),

- Gëzim Muçolli, nga Prishtina, me rezidencë në Padova (Padova), dhe

- Hamit Kurti, nga Drenasi, me rezidencë në San Donà di Piave (Venezia).

Gjithashtu janë angazhuar edhe shumë bashkëpuntorë-bashkatdhetarë në gjithë Italinë Veriore.

GRUPI INICUES I PETICIONIT

………………

Po ju sjellim edhe gëzimin dhe vullnetin e madh në të cilin kanë hasur midis mërgimtarëve anëtarët e këshillit inicues dhe veprimtarë tjerë që i janë bashkangjitur aksionit për mbledhjen e nënshkrimeve. Numri i nënshkrimeve ka kaluar shifrat mijëshe dhe ka interesim që të përhapet kudo deri në Trieste që të mos mbetet asnjë familje mërgimtare pa e nënshkruar kërkesën për hapjen e konzullatës.

Ftohen të gjithë qytetarët e interesuar me banim në verilindje të Italisë që ta firmosin peticionin,e sidomos janë të mirseardhur të gjithë ata që duan të kontribojnë duke iu bashkangjitur grupit inicues dhe veprimtarëve tjerë që janë duke vazhduar intenzivisht grumbullimin e nënshkrimeve.

Për çdo informatë mund ti drejtohen Shoqatës “Iliria” me seli në Trevizo si dhe antarëve të këshillit inicues të Peticionit për Hapjen e Konzullatës së Republikës së Kosovës .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora