| E enjte, 23.01.2014, 08:58 PM |
Bashkatdhetarë të nderuar!
Nga Neki Lulaj
Miq të shtrenjtë, dashamirë të afërt të familjeve Gërvalla e Zeka, familjarë e të afërm të dëshmorëve e heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike e Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombas e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që vepronjnë në Gjermani! Më lejoni që t’ju përshendes me respekt të thellë në emër të LSHAKSH në Gjermani, në emër të kryetarit Pal Sokoli dhe në emrin tim! Sot jemi tubuar në këtë Akademi Përkujtimore që t’i nderojmë me krenari tre burrat e kombit, tre flakadanët e lirisë së Kosovës, Jusufin, Kadriun e Bardhin. Në këtë tridhjetedy vjetor, i përkujtojmë me mall e dinjitet, edhe etapat e lavdisë historike:
1)Njëqind e tridhjetë e gjashtë vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,
2)Njëqind e gjashtë vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip,
3)Njëqind e dy vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,
4)Njezetë vjetori i Themelimit të klubit kulturor "Bardhosh Gërvalla"
5)Gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Duke respektuar misionin madhor, nderimin dhe respektin për tre heronjtë e kombit, LSH hodhi idenë që t’i bashkangjitet klubit shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në këtë Akademi Përkujtimore, që tani e në të ardhmen, do të bëhet tradicional organizimi i një ore letrare në bashkëpunim me aktivistët e devotshëm të këtij klubi që Flakën e Janarit ta festojmë së bashku. Nuk dua të Ju marr kohë që të flas për “Trinomin e Lirisë” (Jusufin, Kadriun e Bardhin), ngase historia shkroi e foli në superlativ për sakrificat e tyre sublime, pastaj edhe bashkveprimtarët e të treve dijnë më shumë se unë, ngase këtu në mesin tonë ka shumë aktivistë veprimtarë dhe atdhetarë që punuan dhe bashkëvepruan me ta.
Uroj që edhe në shekujt që vijnë të hapërojmë së bashku në ngritjen e emrit dhe veprave të tyre deri në piedestal dhe së bashku t’i rrënojmë barrierat atje në vendin tonë për t’i arritur qëllimet për çka ata dhe kalvari i gjatë i dëshmorëve dhe heronjëve shqiptarë nga të gjitha trevat u anatemuan. Edhe një herë ju falenderoj për kohën e ndarë dhe nderin që ua bëni në përkujtim heronjëve të kombit dhe gjithë shqiptarëve! Lavdi dhe Ju falemnderit!
Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, me këtë rast u mbajt një orë letrare me karakter garues, ku garuan poetët, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Gonxhe Letmi Begisholli, Muhamet Luma, Fran Tanushi, Brahim Avdyli, Sylë Bajrami, Shaban Çelaj, Beqë Lokaj (që na nderoi me prezencën e tij). Anëtarët e komisionit vlerësues: Neki Lulaj, Brahim Avdyli, Afrim Sylejmani. U shpërblyen si vijon: Vendi i parë, zt.Mentor Thaqi u shpërblye me veprat e” Jusuf Gërvallës”. Vendi i dytë, zt.Muhamet Luma CD me këngët origjinale të “Jusuf Gërvallës”dhe libri “Trinomi i lirisë”. Vendi i tretë, zt.Sylë Bajrami me librin “Trinomi i lirisë dhe një Mirënjohje. Vendi i katërt, zt.Shaban Çelaj me librin “Trinomi i lirisë. Pas Orës letrare dhe ndarjes së shpërblimeve u nenshkrua Memorandimi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit mes nënkryetarëve Neki Lulaj nga LSHAKSH dhe Kryetarit të klubit kulturor”Bardhosh Gërvalla” zt Afrim Sylejmani që të shndërrohet në Orë tradicionale flaka e janarit mes LSHAKSH dhe klubit “B Gërvalla”. Orën dhe iniciativen tonë e përshëndetën me nga një poezi: Namik Selmani Tiranë, Halil Haxhosaj Kosovë, Rita Saliu SHBA, kurse si ide të shkëlqyer e pëlqyen dhe e përshëndetën:
zt Hafiz Gagica ish kryertar LDK për Gjermani dhe botë
zt Astrit
Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës në
zt.
Milazim Vllasaliu, konsul i RK në
zt.Mon
Beqiri, gazetar i
zt. Asllan Dibrani, publicist
Krahas
pjesëmarrësve të tjerë, antarë i këshillit organizativ të këtij evenimenti
kulturor ishte nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani (Neki Lulaj), në bashkëveprim
me poetin Fran Tanushin, dhe në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e klubit
kulturor shqiptar në