E premte, 26.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Një vit pa Gani Azemin

E premte, 29.11.2013, 08:59 PM


LAMENT NË NJË VJETORIN E SHUARJES SË GANI AZEMIT

NGA AGIM GASHI

Miku im dhe miku i kombit Gani Azemi!

Sot sytë përsëri po lotojnë. Thua se sot ke vdekë. Aq të mëdha janë dhimbjet që më stë kemi në mesin e të gjallëve, sa ska fjalë me e shpjegue.Këtë e din vetëm zemrat të cilat të dashten pa hile.

U bë një vit që ti nuk je në mesin e të gjallëve miku im Gani Azemi. Një vit u lavdërova se do ta këndoj këngën, për ta regjistruar në studio; por se arrita qëllimin tim. Nëse jam gjallë e pak me frymë, kam me ta bë sepse ti e meriton këngën time, mu si e ke merituar rrespektin tim sa ishe gjall, por edhe ma ktheje me aq përkushtim njerzor e atdhetar.

E mbaj mend kur ishim me një ditëlindje në Bruksel dhe se aty ishte edhe Prefekti i Brukselit. Pas ekzekutimit të disa këngëve të mia, ashtu si di unë në aso çaste e aso momente, për një moment u ngrite në këmbë i mbushur plot mburrje, bërtite:

-Hajt Pavaroti shqiptar, hajt thuaja!

Nga sytë tu dilin lotët e gëzimit dhe fillove ti shpjegosh Prefektit të Brukselit për këngën time dhe vepren time. Por edhe Prefekti me një entuziazëm tha:

-Se paskam ditë që muzika shqipe ka edhe kësi këngë.

Thjesht, ty të gëzonte suksesi i çdo shqiptari. Zemra të bëhej mal, cilido shqiptar korrte ndonjë fitore pune në art apo edhe në biznis. Ti ishte patriot e nuk ishe xheloz.

Që nga atëherë kaluan shumë vite dhe ne takoheshim shpesh në tubime të ndryshme. Në 16 vjetorin e LDK-së për Beneluksin isha i pari në listë për marrjen e Mirënjohjes që ndante LDK për Beneluksin ku Kryetar ishe ti.

Puna jote me Enver Hadrin e me patriot tjerë të kohes, ishte frymzim për ne të tjerët. Brukseli tundej e Beogradi trishtohej, kur Ju i shkrepnit faktet për vuatjet tona kombëtare në thundrren sllave. Enverin ta vranë. Ti vranë edhe tjer miq por ti su tunde e as nuk u friksove. Gjithmonë krah të djathtë e kishe gruan tënde Mejremen, që akoma spo i thahet loti për Ty.

Djemt tu po të rriten.Familjarët nuk të lëshojn nga goja duke folur për ty. Miqët, aty këtu nuk të harrojnë.Dikush edhe shkruan për Ty ndonjë kujtim të kohëve të shkuara e ndonjë që ti I mbaje afër, të harruan posa vdiqe. Kohra të kqija po vine o miku im.Nganjëherë të lakmoj që tani gjendesh atje. Sot në trojet e Arbërit edhe vdekja u bë e vështirë. Vdesin e vriten shqiptaret duke lënë mbrapa mistere të cilat as dreqi su bie në fije.

Por ti mos ke dert.Unë Ty këngën kam me ta kënduar.

Fli i qetë në amshimin shqiptar!

Varri yt u bëftë qerdhe për këngën e zogjëve!

 

Me rrespekt të kujton e nderon

Agim Gashi-Gjermani!

 

 

AGIM GASHI

 

Miku im!

(Gani Azemit)

 

Nën kambë m’u rrokullis bota,

Kumt të zi më solli Brukseli,

Paske ikun nga kjo jetë,

Miku im, Gani Azemi.

 

Ty të lindi Kosova jote,

E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,

N’dhena t’huja ku kalove,

Flamurin mbajte t’futun n’gji.

 

Ke tremb serbin n’Beligrad,

Dhe themelet ia ke dridhë,

Ti, shqiptar, Gani Azemi,

Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

 

Ke lanë pas ti shumë kujtime,

e ne s’mundemi dot me t’pyet,

Veç po t’flasim me njat grue,

Që s’pushon tuj i fshi sytë.

 

Ke lane mbrapa dy sokola

Si bijtë tanë ne do ti kemi,

Në rrugën tande do të ecin

Ardiani dhe Arbeni.

 

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,

E takon Ibrahim Rugovën,

I tregon dhe Bacë Ademit,

Se jo bash mirë e le Kosovën.

 

Miku im, Gani Azemi,

Ike e na le n‘mërzi,

Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,

Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

 

25.11.12

Düren

A.G.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora