E premte, 26.04.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mall e kemi pasë

E enjte, 28.11.2013, 08:04 PM


Demir KRASNIQI

 

MALL E KEMI PAS

 

Shqipëri ,  moj nëna ime –

Ma dëgjo këtë këngën time ,

Do t’i  sjell disa kujtime ,

Qysh  jem rritë si zogj  jetime !

 

Mall kem pas me thirr oj nanë –

Thoshin : “Po thirrni Tiranë !”

N’ mall për nënën kur jem shkri –

Thoshin : “U shkritë për Shqipëri !”

 

Mall kem pas  për muhabete 

T’ bisedojmë lirshëm mes vete  !

Në çdo hap n’ shtëpi e n’ punë –

Na përcillte nga ‘i  spiunë !

 

Bujqit n’ arë kur kanë lëvrua –

Kijet n’ zgjedhë  ua kanë vëzhgua !

Kush e kish një t’ kuq , një t’ zi –

Përfundonte n’ milici !

 

Mall kanë pas  vajzat e Malësisë –

T’ bëjnë qëndisje e  çejz t’ nusërisë !

Me qilimat kuq e zi –

Përfundonin n’ milici !

 

Mall kem pas me ndejë n’ konak –

Fshihnim radiot nën jastak !

Mos t’ dëgjohen në sokak –

Se na rrahin , na bëjnë sakat !

 

Mall kem pas n’ dasma me këndua –

Spiunët tinëz na ka xhirua !

Ende dasma pa përfundua –

T’ gjitha n’ UDB-e i kanë dorëzua !

 

Mall kem pas njëherë të  kënaqëm –

Duke  dëgjua Dervish Shaqën !

Se spiunët si therë kaçe –

Ishin bërë si thera vëllaçe !

 

Mall kem pas  n’ ndeje e  gazmend –

Njëherë  Shkodrën me e përmend !

Jo as Vlorën, as Elbasanin ,

Se  spiunët  na bënin namin !

Kujtoj vendin , kujtoj sofrën –

Kur në këngë përmenda Shkodrën ,

Kur shqipfolësit e mafive –

M’ morën n’ bisedë informative !...

 

Mall kem pas n’ vite  t’ rinisë –

T’ lexojmë  “Lahutën e Malcisë “!

Të mësojmë  kush qe Gjergj Fishta –

Duke na ngjitë  UDB-ashët  bishta !

 

Sot, Shqipëri , moj nëna ime –

Kanë kalua këto përjetime !

T’ gjithë shqiptarët jem unik –

S’ na përçanë asnjë armik !

 

Kaluan erëra dhe stuhi –

Nuk ka ma mes nesh kufi !

T’ bashkojmë zemrat t’ forta si gurë –

Nën një Himn , nën një Flamurë !

 

Gjilan, më 27.11.2013.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora