E premte, 26.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

"Xhelati" që është fshehur te secili prej nesh

E marte, 27.05.2008, 09:06 PM


Pas 30 vjetësh është publikuar raporti i famshëm i "eksperimentit" më të diskutuar të Stendfordit

Njeriu lind apo bëhet i keq. Përgjigja është: Bëhet. Këtë e thekson psikologu Filip Zimbardo, ideuesi i "eksperimentit të burgut në Stendford". Ky ishte një eksperiment i njohur, i bërë 30 vjet më parë, dhe që rezultatet e tij nuk ishin bërë kurrë publike deri më sot.

Zimbardo shpjegon se filloi të shkruante përfundimet e punës së tij fill pas konkluzionit të parë të eksperimentit, por që e la përgjysmë, sepse ishte shumë e dhimbshme të shihje videoregjistrimet e asaj çka kishte ndodhur. Vetëm në 2004-n, përballë abuzimeve të bëra në burgun Abu Ghraib, në Irak, ku u thirr si këshilltar për mbrojtjen e një roje burgu, Zimbardo ndryshoi mendim. Libri "Efekti dritësjellës. Të këqij bëhemi?" u publikua në Amerikë në 2007-n, ndërsa tani ai gjendet edhe në libraritë evropiane.

Ai eksperiment i largët dhe episodet e Abu Ghraib (në qendër, nga prilli i vitit 2004, një histori sfilitëse kundrejt keqtrajtimeve të të burgosurve irakianë nga ana e ushtarëve amerikanë dhe anglezë) kanë të përbashkët faktin që tregojnë, në mënyrë tragjike, se "situatat" e modifikojnë sjelljen tonë më shumë nga ç‘mund ta imagjinojmë dhe flasin për tipin e dhunës së veçantë që krijohet kur ka "roje dhe të burgosur", "ushtarë dhe njerëz të tjerë" (këtu mendja të shkon menjëherë në Somali, ku ushtarë, edhe të forcave paqeruajtëse, mbetën fajtorë për tortura kundrejt civilëve). Eksperimenti i Zimbardos ngjalli mjaft debate në atë kohë, saqë as vetë autori nuk arriti t‘i shpëtonte kritikave. Kjo gjë ndodhi për arsye se Zimbardos u përshi aq shumë në këtë eksperiment, sa që e harroi fare rolin dhe misionin e tij, duke u ndjerë përgjegjës për një burg të mundshëm.

Ja si filloi historia. Ishte e diel, 15 gusht 1971, kur në qytetin e qetë të Stendfordit në Kaliforni, një grup djemsh u arrestuan nga disa policë pa kurrfarë urdhri. Burgu i ideuar dhe i krijuar për rrethanat, ndodhet në bodrumet e universitetit. Fillimisht Zimbardo është i interesuar të studiojë të burgosurit, por nuk do t‘i duhet të lodhet shumë: "Sjellja e rojeve ishte mjaft interesante". Eksperimenti kishte si protagonistë 24 djem të zgjedhur, mes 100 prej tyre. Të përzgjedhurit, që merrnin 15 dollarë në ditë, u seleksionuan mes njerëzve që nuk kishin probleme mendore, precedentë penalë dhe nuk përdornin drogë. Një hedhje në short i ndau gjysmën në të burgosur dhe gjysmën tjetër në roje. Eksperimenti u bë me 9 roje dhe 9 të burgosur. Të tjerët qëndruan rezervë në rast tërheqjeje. Për të arrestuarit filloi një fazë e detyrueshme: sytë duhej t‘u lidheshin me fashë, duhej të qëndronin zhveshur për disa ditë. Më pas djemve u veshën nga një uniformë, mbi të cilën ishin shënuar edhe numrat e identifikimit. Këmbët duhet të lidheshin me zinxhirë. Nuk kanë më emër, por vetëm numrin e regjistrit. Gjithashtu edhe rojet janë ndarë dhe në duar mbajnë shkop gome. Detyra e tyre është "të mbajnë qetësinë dhe t‘i bëjnë të burgosurit të respektojnë disiplinën". Që ditën e dytë rojet përfshihen shumë në skenar, edhe pse nxiten nga një rebelim i të burgosurve. Në fakt, të burgosurit janë aq të rrëmbyer nga ngjarja, saqë harrojnë se mund ta ndërpresin eksperimentin në çdo moment.

E premte, 20 gusht, kur agresionet fizike dhe psikologjike bëhen të papërballueshme, eksperimentuesit vendosin ta ndërpresin studimin.

"Kufiri mes së mirës dhe së keqes është poroz", përfundon Zimbardo. Eksperimenti tregoi se Luciferi jemi ne, që në rastin e parë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora