E premte, 26.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Pirro Loli: Epiri Pasthirrmë Jugu

E hene, 28.10.2013, 06:39 PM


Kam kënaqësinë të njoftoj miqtë e mi se këto ditë doli nga shtypi libri im i ri

« EPIRI PASTHIRRMË JUGU »

Libri është një poemë, ka 110 faqe dhe është botuar nga sh.b.

« PLEJAD » , Tirtanë ,tetor 2013

 

Kjo poemë , e vetmja në krijimtarinë time, nuk ka datë fillimi. Dhe, mesa shoh, nuk do të ketë as fund.

Ajo është shkruar fillimisht në mendje, e pse jo, para se të lindja unë;

është  lënda e trashë e gjakut,  ankthi tragjik i copëtimit barbar të kombit  shqiptar. Po unë nuk di të shkruaj tragjedi.

Nuk dua të ringjall Eskilin, as gjakun ta laj me gjak, nuk pres të vërsulet një ditë Shën Gjergji me kalin e bardhë, të gozhdojë me heshtë dragoin fajtor.

Mua, thjesht më ra radha të shprehem me vargje.

 

... Por, Do t’i fryj hirit, të ndez zjarrin e fikur. Atje

Nata

vajton mbi pyje por,

unë do kthehem ku dergjen kujtimet e pavarrosura. Atje

ku hithrat e kujtimeve të hidhura rriten pas derës. Atje

Ku kishat e moçme dhe muret e shtëpive vezullojnë nga myshku. Atje

Ku nëpër ugarin e butë digjet portokalli si diell...



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora