E premte, 26.04.2024, 06:57 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Diaspora nuk mund të nënçmohet

E enjte, 17.10.2013, 09:30 PM


DIASPORA JONË EDHE PSE ANASHKALOHET NUK DUHET TË NËNÇMOHET

Nga Dedë Preqi

Numri i mërgimtarëve shqiptarë është shumë i madh dhe gjendja faktike e numrit të tyre, që jetojnë jashtë Kosovës, është e pa qartë, sepse në zyrat e qeverisë së migracionit kosovarë mungojnë të dhënat e sakta, edhe nëse gjindet diçka e shënuar, nuk mund të jenë reale, sepse kjo administratë e ka lënë anash këtë qështje dhe shumë pak është interesuar për këta njerëz, e cila qështje ka mbetë peng e mos interesimit qeveritarë, ose ka mbetë nyje e pazgjidhur që nga  koha e pushtuesit, ashtu edhe pas çlirimit  këta njerëz janë vënë në lojë, apo me një fjalë tjetër vetëm janë anashkaluar.

Në kohën e pushtuesit serb, dihet fortë mirë nëpërkëmbja që iu është bërë bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, të cilët gjysma e tyre nuk kishin mundësi të arrijnë me vite të tëra, që ta vizitojnë atdheun e tyre dhe familjarët, sepse ishin njerëz të ikur në rrethana të ndryshme politike, të cilët ia mësyen botës për ti shpëtuar të keqës, kurse pjesa tjetër, ishte e larguar nga kushtet ekonomike, të cilët  u detyruan të frekuentojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës dhe sa herë që ktheheshin në pushime për tu çmallur me të afërmit e tyre, ata malltertoheshin e fyeheshin në atdheun e tyre,  në mënyra të ndryshme dhe më ç‘njerëzore nga policia serbe dhe pushteti i kohës,  dhe i kërcënonte  me marrjen e dokumenteve, si  dhe me mënyrat tjera torturuese.

I njejti okupator përdori dhe veproj me metodat më përfide, që ia dedikoj popullit shqiptarë, sidomos veproj me studentët shqiptarë, të cilët shumicën e tyre i malltertoj dhe i burgosi, sepse ua kishte frikën më së shumti, se ata ishin garda më e fuqishme revulucionare, të cilët i kërkonin të drejtat e veta dhe të drejtat e popullit shqiptarë në Kosovë, mandej ua kishin  frikën edhe  mërgimtarëve shqiptarë, sepse ishin të informuar fare mirë nga shpiunat dhe agjendët e kohës, se diaspora shqiptare po e luan një rrol të veqantë dhe konstruktiv, me organizimet e tyre dhe demostratat para Ambasadave  dhe përfaqësive të huaja në gjitha vendet evropiane dhe botërore.

Okupatori serb ka punuar aq hollë, sa që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e tyre historike, ideja se shqiptarët të kthehen ndonjëherë në vete, që ti zgjedhin problemet e veta, apo të arrijnë deri te pavarësia e tyre, duke menduar se me ndjekjen e dhunshme dhe mërgimin  e shqiptarëve nëpër botë, do t’ia arrijnë qëllimit, që Kosova të deshqiptarëzohet dhe ta ndryshojë fizionominë e saj në tërësi me ardhacakët serb dhe malazez në trojet dardane.

Mirëpo, shqiptarët edhe pse të shpërndarë në gjitha vendet e botës, nuk ndejtën duarkryq, të cilët e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga nevojat ekonomike dhe sociale, ndonse të larguar me qindra e mija kilometra, kjo hapësirë gjeografike nuk mundi t‘ua ndalë vullnetin dhe dashurinë për atdheun dhe njerëzit e tyre, dhe në anën tjetër, që do të ishte shumë e rëndësishme,  sepse tani shqiptarët, jo vetëm që ishin një fuqi punëtore, por ata u bënë urë lidhëse e shtetit të tyre, në mes shteteve tjera evopiane e botërore, të cilët me aktivitetet e tyre të vazhdueshme e njoftuan botën e gjerë,  se Kosova  nuk mund të nëpërkëmbët dhe të jetojë e robëruar, ky popull  e do lirinë dhe demokracinë, që të jetojnë të lirë sikur kombet tjera të botës demokratike.

Kurrë diaspora shqiptare nuk ndihet më mirë,  se kur e  përjetuan ndërhyrjen e forcave të NATO-s, në Kosovë, kundër ushtrisë dhe paramilitarëve barbarë serb, por edhe  Pavarësinë e Kosovës, e cila ishte vula e shtetit sovran, për të cilin u flijuan shumë bijë dhe bija të kombit tonë. Prandaj, diaspora shqiptare e ruan agjendën e vet për të gjitha këto ngjarje me rëndësi historike dhe kombëtare, por sot ajo ka edhe  brengat tjera, të cilat nuk e lënë të qetë, sidomos brezi i ri në Kosovë, të cilët bredhin rrugëve pa punë, poashtu edhe brezi i ri, që  rritet në diasporë largë vendit të vet, të cilët shohin e përjetojnë shumë gjëra negative në Kosovë, dhe përgjegja e tyre është shumë e dyshimtë, që nesër të kthehen në atdhe!?...

Pse diaspora shqiptare po anashkalohet nga qeveria aktuale?

Diaspora shqiptare është krahu më i fuqishëm që iu dha ndonjëherë atdheut, dhe çdo herë e më shumë ajo është e pranishme me sakrificat e veta dhe dashuria e saj për vendin e vet shkon edhe më largë  se përtej ekzistencës fizike, dhe përmes kësaj dashurie e gjeti kuptimin më të thellë në qenien e saj shpirtërore, duke mbetë gjithmonë besnike. Çdo ecje dhe ngecje, apo ndryshim që bëhët në atdheun e tyre, diaspora mundohet me çdo kusht të qëndrojë pranë këtyre ecurive pozitive, apo negative,  qofshin politike dhe ato ekonomike.

Edhe tani sot, në zgjedhjet lokale që mbahen me 3 nëntor në Kosovë, të cilat e kanë nisë ritmin e tyre parazgjedhor në tërë Kosovën, diaspora shqiptare  i numëron ditët që të merrë pjesë në këto zgjedhje lokale, ashtu edhe në të ardhmën në zgjedhjet qëndrore në Kosovë, e cila edhe pse qëndron largë atdheut të vet, ajo është e obligueshme dhe pjesëmarrja e tyre është e ligjshme, sikur që kanë të drejtë të gjithë qytetarët tjerë që jetojnë në teritorin e Kosovës, si e drejtë elementare dhe kushtetuese që ta shprehin vullnetin dhe verdiktin e tyre  zgjedhor me votën e lirë.

Por ndodh ajo që nuk duhet të tolerohet dhe e pa pritura,  si në zgjedhjet e tanishme në nëntor të këtij viti, poashtu edhe në zgjedhjet e më hershme, diaspora shqiptare është shumë pak e informuar për këto procese dhe shumë procese tjera zgjedhore, sikur që ishte tani  shumë i pa arsyeshëm fakti, që regjistrimi i votuesve në diasporë, të mbyllet brenda një kohe të shpejtë, apo të shkurtër, duke ditur se numri i anëtarëve të diasporës gjindet  akoma i pa kompletuar, si nga qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga organizatorët e tyre të cilët nuk posedojnë informacione të sakta, me ç‘rast nuk është e befasishme se kjo diasporë përshkak të mos këtij organizimi dhe drejtë-informimi, me padëshirën e saj do të mungojë në proceset zgjedhore, dhe në këtë mënyrë lind dyshimi, se dikush mundet këto gjëra ti anashkaloj me një qëllim të caktuar, sepse diaspora jonë llogaritet përafërsisht aty te shifra 800 mijë mërgimtarë, apo më shumë në gjithë globin, dhe frikësohet dikush se mos po degradohet  prej diasporës, apo me votën e tyre pro, apo kundër, mund ti  shembët pushteti, apo qeveria e dështuar.

Prandaj, qeveria dhe pushteti i saj,  po i përseritë shumë herë të njëjtat gabime me diasporën,  dhe shpesh herë po i hynë në hak bashkëatdhetarëve të vet, duke e anashkaluar, ndoshta jo, për t’a  nënçmuar, por duke e lënë shumë herë jashtë proceseve të  rëndësishme dhe duke e mos llogaritur se edhe kjo duhet të jetë pjesë e vendimmarrjeve për të ardhmën e vendit të vet. Pjesëmarrja e diasporës është shumë e rëndësishme në proceset zgjedhore, por edhe në raste të tjera vendimmarrëse për Kosovën, kur dihet se numri i tyre arrinë një shifër të madhe, të cilët do të kishin mundësi të votojnë edhe përmes metodave bashkëkohore, sikur që është  posta dhe metodat elektronike. Shpresat nuk do të humbën, duke mos e lënë në mëshirën e dikuj tjetër, apo në duart e një qeverie të pa përgjegjshme, por diaspora është gjithmonë krah i fuqishëm i atdheut të vet, e cila i drejtohet brezit të ri,  që të orientohen dhe të punojnë në vendin e vet, sepse diaspora është mjaftë e madhe dhe kjo nuk ka nevojë të shtohet më shumë, por të krijohen kushtet dhe për ata që janë të larguar, që  të kthehen një ditë dhe të rehabilitohen në atdheun e vet, sepse vetëm aty qetësohen dhe pushon shpirti i tyre.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora