E premte, 26.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Zhgënjim i dyfishtë nga qeveria

E enjte, 03.10.2013, 08:04 PM


ZHGËNJIM  I  DYFISHTË  NGA   QEVERIA  E  BRISHTË

Nga Dedë Preqi

Sëcila etapë e kaluar historike që flitet për shqiptarët është e dhimbshme, por fatkeqësisht ato nuk duhet të përseriten, nëse  te shqiptarët ka filluar një epokë e re, epoka çlirimtare, e cila duhet të triufojë dhe të dallohet me ngadhnjimin e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Shqipëria e festoj 100 vjetorin e Pavarësë, që nga viti 1912, ndërsa Kosova e festoj pesë vjetorin e Pavarësisë së saj, që nga viti 2008, që do të thotë se, në Evropë po startojnë dy shtete shqiptare, pikërisht kjo dëshmon pozitën pozitive  te shqiptarëve,  edhe pse gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë trojeve të veta, duke shpresuar se një ditë do të ndodhë një mrekulli, sikur ndodhi edhe bashkimi i Gjermanisë.

Në interes të një politike të mirëfilltë, që të arrihet sintagma e unisimit kombëtarë, kërkohen programe pozitive dhe politika që zbatohet në emër të interesave të popullit, që është elementi i vetëm  dhe kryesor, i cili do ta sjellë popullatën në gjendje të mirë,  njëherazi  duke respektuar ligjin dhe shtetin juridik.

Duke u ndodhur në këtë retrospektivë, rrjedhin disa  pytje:  -A janë shqiptarët në gjendje të kontrollojnë problemet praktike që lindin nga vetëqeverisja?  A është Shqipëria  sot në rrugën e duhur, që pas rënjës së komunizmit dhe ç’është vizioni i së ardhmës së popullit të saj , kurse e dyta, çfarë kahje ka marrë Kosova,  pas çlirimit dhe pavarësisë së saj, që është e zhytur në krime dhe korrupsion, e cila që pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, udhëhiqet nga krahu i luftës?.

Ne besojmë se sot në Shqipëri dhe Kosovë ka forca të shëndosha që do të jenë në gjendje ta udhëheqin vetëvetën, dhe që të dyja vendet pa hezitim, pa rezerva do ti bashkohen Evropës, mirëpo Shqipëria mundet dhe e ka  më lehtë ti zëjë hapat dhe të shpejtojë drejt integrimive  evropiane, edhe pse ka disa ngërqe politike  prej disa individëve  me orientim nga e kaluara e hidhur, ndërsa Kosova është largë, sepse rruga e saj nuk është e trasuar ende, sepse ka akoma shumë punë për të bërë dhe për të  arritë deri te porta Evropiane.

Kush e shpjegon më mirë gjendjen e sotme të Kosovës, se korrupsioni dhe krimi i organizuar, papunësia dhe varfëria e qytarëve të saj, sepse ky vend po udhëhiqet nga një klasë politike e pa ndërgjegjëshme dhe korruptive, e cila po dëshmon ditë përditë e më shumë me mënyrën e saj dhe metodat udhëheqëse, duke e dëmtuar qytetarin dhe ardhmërinë e Kosovës në përgjithsi. Qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer, sepse përditë po dëshmojnë pasojat, që po e rëndojnë jetën e tyre, nga një qeveri e dështuar, e cila nuk është në gjendje ta zbusë sa do pak krizën dhe gjendjen sociale të popullit të vet, por kjo krizë po thëllohet edhe më shumë, sëcilës nuk po i dihet fundi.

Rritja e fenomeneve negative ka vërshuar në gjitha fushëveprimet e vendit, duke filluar nga gjygjësori i vendit, nga fushat ekonomike dhe biznesore,  nga Parlamenti, nga partitë politike, nga shërbimet shëndetësore, në fushat e arsimit dhe shërbimet e ndryshme civile, dhe shumë të dhëna të tjera negative, të cilat krijojnë një imazh të keq për vendin  dhe qytetarët e saj, që pasojat po i bartë dhe po i vuajnë qytetarët, e në veqanti  klasa e varfër qytetare.

Edhe ndërkombëtarët janë të zhgënjyer me ecuritë dhe zhvillimet e gjithanshme të Kosovës, dhe këto ditë pas një vizite që i bëri këtij vendi ish ambasadori amerikan Wiliam Volker, të cilin populli i Kosovës e quan hero të saj, thotë se jam i zhgënjyer  me ngecjet e këtij vendi dhe kjo qeveri nuk është serioze, edhe pse Thaqin e përkrah Amerika, ajo e përkrah në emër të popullit të saj dhe në Ballkan nuk dëshiron destabilitet.

Sot në Kosovë,njeriu i pa punë, gjendet në pozitë të pa lakmueshme dhe ekzistenca e tij bëhët e përkohshme dhe  ai nuk mund të jetojë vetëm duke ëndërruar  për ardhmërinë, kur nuk mundet sot të synojë një qëllim, sa do pak, të afrohen mundësitë për të  bërë diçka pozitive, apo për ta përmirësuar standartin e jetës.  Në një kuptim tjetër, as  shikimi në të kaluarën e asgjëson të tashmën, por kurrsesi  të metat e saj, duke ia shtuar edhe më shumë, dhe  në asgjësimin e së tashmës nga realiteti i kushteve ekonomike dhe politike, qëndron një zhgënjim i dyfishtë nga qeveria e brishtë, e cila e ka humbur mbështetjen dhe besimin nga populli .



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora