| E enjte, 03.10.2013, 08:04 PM |
ZHGËNJIM I DYFISHTË NGA QEVERIA E BRISHTË
Nga Dedë Preqi
Sëcila etapë e
kaluar historike që flitet për shqiptarët është e dhimbshme, por fatkeqësisht
ato nuk duhet të përseriten, nëse te
shqiptarët ka filluar një epokë e re, epoka çlirimtare, e cila duhet të
triufojë dhe të dallohet me ngadhnjimin e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
Shqipëria e
festoj 100 vjetorin e Pavarësë, që nga viti 1912, ndërsa Kosova e festoj pesë
vjetorin e Pavarësisë së saj, që nga viti 2008, që do të thotë se, në Evropë po
startojnë dy shtete shqiptare, pikërisht kjo dëshmon pozitën pozitive te shqiptarëve, edhe pse gjysma e trojeve shqiptare mbetën
jashtë trojeve të veta, duke shpresuar se një ditë do të ndodhë një mrekulli,
sikur ndodhi edhe bashkimi i Gjermanisë.
Në interes të
një politike të mirëfilltë, që të arrihet sintagma e unisimit kombëtarë,
kërkohen programe pozitive dhe politika që zbatohet në emër të interesave të
popullit, që është elementi i vetëm dhe
kryesor, i cili do ta sjellë popullatën në gjendje të mirë, njëherazi
duke respektuar ligjin dhe shtetin juridik.
Duke u ndodhur
në këtë retrospektivë, rrjedhin disa
pytje: -A janë shqiptarët në
gjendje të kontrollojnë problemet praktike që lindin nga vetëqeverisja? A është Shqipëria sot në rrugën e duhur, që pas rënjës së
komunizmit dhe ç’është vizioni i së ardhmës së popullit të saj , kurse e dyta,
çfarë kahje ka marrë Kosova, pas
çlirimit dhe pavarësisë së saj, që është e zhytur në krime dhe korrupsion, e
cila që pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, udhëhiqet nga krahu
i luftës?.
Ne besojmë se
sot në Shqipëri dhe Kosovë ka forca të shëndosha që do të jenë në gjendje ta
udhëheqin vetëvetën, dhe që të dyja vendet pa hezitim, pa rezerva do ti
bashkohen Evropës, mirëpo Shqipëria mundet dhe e ka më lehtë ti zëjë hapat dhe të shpejtojë drejt
integrimive evropiane, edhe pse ka disa
ngërqe politike prej disa
individëve me orientim nga e kaluara e
hidhur, ndërsa Kosova është largë, sepse rruga e saj nuk është e trasuar ende,
sepse ka akoma shumë punë për të bërë dhe për të arritë deri te porta Evropiane.
Kush e shpjegon
më mirë gjendjen e sotme të Kosovës, se korrupsioni dhe krimi i organizuar,
papunësia dhe varfëria e qytarëve të saj, sepse ky vend po udhëhiqet nga një
klasë politike e pa ndërgjegjëshme dhe korruptive, e cila po dëshmon ditë
përditë e më shumë me mënyrën e saj dhe metodat udhëheqëse, duke e dëmtuar
qytetarin dhe ardhmërinë e Kosovës në përgjithsi. Qytetarët e Kosovës janë të
zhgënjyer, sepse përditë po dëshmojnë pasojat, që po e rëndojnë jetën e tyre,
nga një qeveri e dështuar, e cila nuk është në gjendje ta zbusë sa do pak
krizën dhe gjendjen sociale të popullit të vet, por kjo krizë po thëllohet edhe
më shumë, sëcilës nuk po i dihet fundi.
Rritja e
fenomeneve negative ka vërshuar në gjitha fushëveprimet e vendit, duke filluar
nga gjygjësori i vendit, nga fushat ekonomike dhe biznesore, nga Parlamenti, nga partitë politike, nga
shërbimet shëndetësore, në fushat e arsimit dhe shërbimet e ndryshme civile,
dhe shumë të dhëna të tjera negative, të cilat krijojnë një imazh të keq për
vendin dhe qytetarët e saj, që pasojat
po i bartë dhe po i vuajnë qytetarët, e në veqanti klasa e varfër qytetare.
Edhe
ndërkombëtarët janë të zhgënjyer me ecuritë dhe zhvillimet e gjithanshme të
Kosovës, dhe këto ditë pas një vizite që i bëri këtij vendi ish ambasadori
amerikan Wiliam Volker, të cilin populli i Kosovës e quan hero të saj, thotë se
jam i zhgënjyer me ngecjet e këtij vendi
dhe kjo qeveri nuk është serioze, edhe pse Thaqin e përkrah Amerika, ajo e
përkrah në emër të popullit të saj dhe në Ballkan nuk dëshiron destabilitet.
Sot në Kosovë,njeriu i pa punë, gjendet në pozitë të pa lakmueshme dhe ekzistenca e tij bëhët e përkohshme dhe ai nuk mund të jetojë vetëm duke ëndërruar për ardhmërinë, kur nuk mundet sot të synojë një qëllim, sa do pak, të afrohen mundësitë për të bërë diçka pozitive, apo për ta përmirësuar standartin e jetës. Në një kuptim tjetër, as shikimi në të kaluarën e asgjëson të tashmën, por kurrsesi të metat e saj, duke ia shtuar edhe më shumë, dhe në asgjësimin e së tashmës nga realiteti i kushteve ekonomike dhe politike, qëndron një zhgënjim i dyfishtë nga qeveria e brishtë, e cila e ka humbur mbështetjen dhe besimin nga populli .