E premte, 26.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Liria dhe kapadait e vendit

E hene, 22.07.2013, 07:33 PM


Liria dhe kapadait e vendit

Në gjithë tonet e kapadaive politik ndaj Lubonjës u vërejt se është instaluar “makineria e ndalimit, të mendimit dhe të shkrimit të lirë shqip”.

Nga Bekim Rexhepi

Është mbase e vërtetë se thjeshtëzimet nuk lënë shqyrtimin të pathemel – po supozojmë se në këtë debatin që është ngritur nga Lubonja, ka dy lloje simpatizantësh  të kapadaive, ato të fushës së politikës dhe ato të fushës së shkrimit. Po e marrë për vështrim kategorinë e dytë. Nëse është e thënë se duhet të ekzistoi edhe shkrimtaret, aherë pse të mos ekzistojnë. Jo më sa për sy e faqe të ekzistojnë, ata duhet të ekzistojnë edhe për faktin se duhet të shkruajnë më shumë se të tjerët për të vërtetën. Në të shumtën e rasteve e vërteta duket pa gjasa e shpresa, por kur ekzistojnë shkrimtaret ajo duket më fatlume në vetvete. Ambienti shqiptar për dekada të tëra ka pak vend për të vërteta, madje për të vërteta sublime nuk mund as të flitet. Pse? Garda e shkelmimit duket se gjithnjë ia ka dalë ta zotërojë pozitën e të vërtetës dhe atë e ka kthyer në gëzof. Prandaj nuk duhet të na çudisë fakti se të vërtetat tona janë prej gëzofi. E vërteta prej gëzofi, tek ne duket se ka edhe histori, historia e saj rrokulliset mbi dhimbje dhe fate tragjike e kombëtare. Megjithëkëtë më mirë të ketë disa të vërteta prej gëzofi se sa të mos ketë fare hiq. Përpjekjet për të pasur të vërteta nuk duhet të ndalen kurrë, edhe përkundër sakrificës dhe rezistencës. Më mirë një pikë uji në det, se sa deti një pikë uji. Më mirë një e vërtetë në shumësin e gënjeshtrave, se sa shumë gënjeshtra brenda një të vërtete.

Për këtë - të vërtetën, nuk duhet vetëm një luftë e shkrimtarëve, e artistëve, të tjerëve, por edhe e politikanëve. Por kur politikanët të thonë të vërteten ne do të jemi në “fundin e botës”!. Dikush do të thoshte më mirë të mos e thonë politikanët kurrë të vërtetën, se sa të vije “fundi i botës”. E në fakt nuk vije fundi i botës nëse të vërtetën e thonë edhe politikanët. Shkrimtaret tanë për të vërtetën kanë bërë përpjekje më të mëdha dhe ndofta për këtë ata janë më të rrallët qe kanë bërë përpjekje ta dëmtojnë atë. E kanë dëmtuar të tjerët

më shumë se shkrimtaret ndaj unë mbetem një adhurues i shkrimtarëve dhe jo i politikanëve.

A është edhe shkrimtari një kapadai ashtu siç është edhe një politikan? Në parim duket se ka edhe shkrimtar “kapadai”. I tillë është edhe Fatos Lubonja, shkrimtar (gazetar, analistë, publicistë, e etj). Jo më pa të drejtë ai ka marrë një itinerar të vështirë dhe ndofta më të vështirin të, vështroi objektin nga këndi i suficitit. Pse e them kështu, sepse vet Lubonja di të shpenzoi këtë materie të shqetësimeve tona pa pasur atë frikën e reagimit të nacionit egoist qe mbase e kanë edhe popujt e tjerë po edhe ne shqiptaret nuk i shpëtojmë.

Shqetësimeve që ka opinioni shqiptar me rastin e letrës që Lubonja publikoi në mediat e huaja dhe reagimet me tone militantësh, mbase do të bëhej edhe për mua një shqetësim dhe s’ka se si të mos reagoi dhe unë. Në gjithë tonet e kapadaive politik ndaj Lubonjës u vërejt se është instaluar “makineria e ndalimit, të mendimit dhe të shkrimit të lirë shqip”.

Është e Lubonja është padyshim një intelektual dhe një mekanikë i vërtetë, i ndërtimit të mendimit të lirë në demokracinë shqiptare. Në zgjidhjen racionale të këtyre shqetësimeve, unë do të mbishtesa gjithsesi një shkrimtar para një kapadaiu politik.

Po ta shikosh gjendjen e rëndë në Kosovë, të vije mbase jo për të sharë politikan, e kapadai të shumtë që ka vendi. Disa prej tyre ne emër të luftës kanë përvetësuar pasuri të paimagjinueshme. Pasuritë e tyre s’iu bëjnë dot ballë atyre që japin si ndihmë për shtetin-klient. Shkaqet e veprimeve të dyshimta nuk mund të qojnë akoma më shumë pezmatimin e artereve historike. Sepse del kuptueshëm që bartësit e pushtetit në një politikë të tillë kanë fare pak interes për nxitje të “zhvillimit”.  Përfitimet e tyre varen nga pushteti nga rezistenca e tyre mbi shtetin-klient, monopoli i tyre brenda shoqërisë dhe jo nga produktiviteti i shoqërisë si tërësi.

Le ta kuptojmë jo më ndryshe se kaq se shkrimi i Lubonjës, është një shtytës i jashtëzakontë qe mbase përpiqet të heq vëmendjen nga pasuria, nga ajo pasuri që u bë ne emër të luftës dhe të heroizmit. Të ndihmohet populli dhe të shtohen vlerat e shtetit mbi shoqërinë. Kështu ditë më parë u sulmua edhe një veprimtar tjetër Veton Surroi, po ashtu nga një kapadai qe udhëheq me neveritshëm më shtetin.

Ky kapadai i shtetit, ndërton autostrada dhe populli i “tij” ikën rrugëve të botës – azil. Kështu është kur edhe turpi flet moral, apo kur morali flet vetëm turp! Të ndërtosh autostrada kur brenda pak muajsh pjesa më vitale e popullit merr rrugët e huaja, sepse rrugët “tona” si gjithnjë janë bosh.

Në shtetin-klient edhe vëllazëria e kapadaiut numër 1, majmën me pasuri dhe ligji nuk guxon as ti shoh me sy.



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora