Mendime
Dedë Preqi: Papunësia dhe ikja e rinisë
E marte, 16.07.2013, 08:03 PM
PAPUNËSIA DHE IKJA E RINISË ËSHTË PASQYRA DHE REFLEKTIMI I QEVERISË
Nga Dedë Preqi
Sëcili
vend në botë e ka rininë e vet, që nuk
mundet ta paramendoj ardhmërinë normale,
zhvillimin ekonomik dhe politik, pa potencialin e rinisë dhe trurin e saj, për
këtë arsye duhet të jetë e kuptueshme se kjo pjesë delikate e shoqërisë ka
nevojë të mbështetët dhe përkrahet pa rezerva nga shteti dhe qeveria.
Kosova
llogaritet një ndër vendet me popullsi më të re në rajon dhe Evropë, që kërkon
një matematikë shumë të thjeshtë, që rinia e saj të ketë përspektivë të mirë dhe
të dinjitetshme, që mos të trillojë ëndërra dhe iluzione për ardhmërinë e saj.
Përgjigja
e jonë( qeveritare) duhet të përbëhët nga veprimi i drejtë dhe sjelljet konkrete , e jo me biseda dhe
meditime, sepse problemet për të gjetur përgjigjën, duhet të përmbushën
detyrat, të cilat janë vazhdimisht të kërkuara, prandaj njerëzit përgjegjës të
detyrave në pushtet, ti marrin me përgjegjësi dhe seriozitet detyrat që ju
takojnë.
Si mund
t’i quajmë veprime të drejta, apo
sjellje normale, kur njerëzit për ti zgjedhë
problemet e tyre, të papunësisë, gjendjes
ekonomike dhe sociale, kryesisht të rinjë në mënyrë të organizuar e vetiake, nga qendrat e ndryshme të Kosovës, ikin me autobusa të kompanive të ndryshme, të
cilët e marrin drejtimin e Serbisë, duke
vazhduar nëpër vende të ndryshme të Evropës, në mënyrë ilegale.
Jeta nuk
nënkupton diçka të pa çartë, por diçka të vërtetë dhe shumë të dhimbshme, kur
njeriu për të mbijetuar, i premton vetës shpresa ngushëlluese për ta vazhduar jetën, i cili
mashtrohet duke e gëdhend fatin e vet mbrapësht, në vend të asaj që të
shfrytëzojë mundësinë ta kultivojë jetën për së mbari.
Ikja e
vazhdueshme e rinisë së Kosovës, drejt vendeve të Evropës dhe më largë, është
dëshprim i një populli dhe vendi, përderisa koha dhe situatat nuk na
tregojnë në favor të tyre dhe
rrezulltate të lakmueshme, por përkundrazi, në vend që rinia të marrin prevojat
e punës si test të jetës në vendin e vet, ata i marrin vështirësitë e
panevojshme dhe përbuzëse të jetës së tyre nëpër kampet e azilëve dhe përqëndrimëve nga vende të ndryshme të
Evropës dhe botës.
Shumica e
këtyre njerëzve të shtyrë nga kushtet e rënda, krijojnë lidhje të ndryshme me
kontraktues të rrejshëm serb dhe shqiptarë, duke dhënë edhe shuma të
konsiderueshme të hollave, të cilët rrezikojnë jetën e tyre, duke kaluar
kufinjt në mënyrë ilegale, sidomos përmes Serbisë, deri në Hungari dhe Austri,
ndërsa një pjesë tjetër i shfrytëzojnë
linjat tjera ilegale, nëpërmes Malit të Zi, e Bosnjës dhe drejt Kroacisë dhe
Sllovenisë, por nuk duhet harruar rastin e fundit, ajo që ndodhi në lumin Tisa,
që për të kaluar ilegal në Hungari, humbën jetën 15 kosovarë, në mesin e tyre
edhe fëmijë.
Sipas
mediave të huaja dhe ato hungareze, flitet se vetëm në shtetin e Hungarisë,
gjinden afro 5000 azil-kërkues shqiptarë, dhe kjo shifër paraqet një gjendje
alarmane dhe shumë të rëndë, sepse shumica gjinden të mbyllur nëpër kampe dhe
burgjet hungareze, të cilët kanë kushte
të dobëta të banimit dhe ushqimit, ndërsa melltertimet dhe abuzimet e tyre,
janë epizode të përditshme.
Kush e dëshiron një situatë të tillë, shteti i
cili fare pak i kushton rëndësi qështjes së rinisë dhe punësimit të saj, apo
kryefamiljarët, të cilët i përcjellin me lot në sy me të dashurit e tyre, duke
ditur se ëndërrat e kësaj rinie po shndërrohen
shpeshherë në tragjedi dhe mjerim, apo kush është ai i cili i dëshiron
fëmijët e tyre të abuzohen dhe të nëpërkëmbën kampeve dhe burgjeve të Evropës
dhe botës, besoj se rinia e Kosovës në këtë situatë kërkon ndihmë serioze, së
pari nga qeveria dhe së dyti nga rrethi i tyre i ngushtë, që janë prindërit dhe
Institucionet përkatëse.
Eshtë e
vërtetë se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë e ka bërë të vetën, e ka
arritur më të keqën, e cila mund të quhet
„gjendje mjerimi“, sidomos për ata që nuk kanë as një burim jetësor, por
kjo nënkupton edhe „turpësinë politike qeveritare, sepse njerëzit e saj janë
bërë milionera të mëdhenj, prandaj ku i muarën këto miliona, ndërsa të tjerët
vuajnë nga skamja dhe u mërzitet jeta, duke marrë në sy botën për të mbijetuar…
Qeveria e
vendit më shumë i është dhënë politikave të jashtme, sidomos për ti rregulluar
marrëdhëniet me Serbinë dhe për ti rehabilituar serbët e veriut, se sa për të stabilizuar qështjen e brendshme të vendit, duke ditur se e ka një
gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike, duke mos hapë vende të reja të
punës, duke mos investuar sa duhet në zhvillimin ekonomik, duke mos ngritë
cilësinë e arsimit , dhe një situatë tillë e
krijuar pa përspektivë të mirë për rininë në përgjithsi, e shtynë atë,
të kalojë në rrugë të padëshirueshme.
Të gjithë
këta të rinj, të cilët mendojnë në këtë mënyrë t’i gjejnë shpresat e tyre nëpër Evropë, është më
se e çartë se një ditë do të zhgënjehën, sepse shumë vende të saj janë në krizë
ekonomike, të cilat janë të stërmbushura me azilantë të ndryshëm nga vendet e
botës, duke e kufizuar numrin e tyre, sidomos vetëm ata që janë në gjendje
lufte, ndërsa kosovarët as që viejnë në pyetje, duke ditur se nuk pranohet
azili i tyre politik dhe as ekonomik,
prandaj është shqetësuese fakti, kur një ditë ata duhet të kthehen nga kanë
ardhur, do të thotë përsëri në „fukarallakun kosovar“ , pas të gjitha atyre
peripetive dhe shpenzimëve të mëdha.
Fenomeni
i mërgimit te shqiptarët është shumë i
hershëm, sepse kushtet dhe koha ia ka diktuar me dhunë këtë rrugë, ndërsa sot
ky fenomen nuk i përketë kohës bashkëkohore, i cil po merr përmasa të dhimbshme
dhe universale, kështu që rinia e jonë,
e dhënë pas këtij fenomeni
ekstrem përshkak të kushteve jo të mira, duke iu bërë therrë e Evropës,
e cila nuk është vetë fajtore, por fajtore është qeveria e saj, sepse rinia ka
rënë pre e deformimit politik dhe ekonomik, e cila dëshiron të arrijë qëllimet
e saja të jetës normale dhe prosperuese.
Ikja e rinisë së Kosovës në mënyrë masive, duke ia mësyer perëndimit, paraqet një problem serioz për popullin dhe shtetin, kur shumica e tyre i shfrytëzojnë rrugët ilegale, duke rrezikuar edhe jetën, që për këto veprime është fajtore edhe Evropa, e cila qytetarët kosovar i anashkaloj, si të vetmit në rajon pa liberalizimin e vizave, kështu që të rinjtë kosovar dhe qytetarët e saj, nga kushtet e rënda ekonomike, duke mos pasë zgjidhje tjetër, kërkojnë forma të ndryshme, të veprojnë edhe në mënyrë të paligjshme, që kufinjt e saj, ti kalojnë në mënyrë ilegale.