Kulturë
Hyqmet Hasko: Qazim Shehu - ''Syri i ditës''
E shtune, 13.07.2013, 05:56 PM
Rreth
përmbledhjes poetike “Syri i ditës” të poetit Qazim Shehu
Filozofia jetësore dhe afresku lirik i një poezie
Nga Hyqmet Hasko
Emri
i Qazim Shehut do të dukej në faqet e
shtypit letrar të kohës aty nga mesi i viteve 80,kur muret e jashtësisë
estetike po rrënoheshin dalëngadalë e me këmbëngulje dhe në horizont po
konturohej një letësri e re. Ai do të debutante në këto organe me botimin e disa cikleve me poezi dhe
tregimeve, që gjithësesi tregonin se kishim të bënim me një letrar që kishte
hyrë me seriozitet në rrugën e letërsisë.
Me
kalimin e kohës, zëri i tij do të shumëfishonte jehonat e vetvetes, do të
zgjeronte gamën e këndvështrimit dhe qasjen drejt hapësirave të reja të
vektorit estetik, duke u bërë një zë autentik dhe I vetevtishëm.
Poet,
prozator, kritik letrar, Qazim Sheu është autori I disa vëllimeve me poezi, i
disa përmbledhjeve me tregime, i qindra shkrimeve të natyrës studimore, kritikë
letrare, reportazhe, ese, plemika, trajteash kulturologjike kombëtare, që
evidentojnë një talent me interesa të shuëmanëshme dhe që rrok gjithçka që përfshin
shqetësimin dhe verdiktin e hapësirës mbarëshqiptare.
Në këtë
shtrirje kontributive shkrimore lëviz zembreku kombëtar, ora e historisë së
kombit, demokracia me problematikat e saj, bota e njeriut në dilemat dhe
udhëkryqet ekzistenciale, fati I Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve historike
shqiptare, në kapërcyll kohësh dhe epokash. Lëviz bota enjeriut të thjeshtë, me dritën dhe hijet që
e rrethojnë, me galerinë e vyrtyteve, veseve, komplekseve, me shumanshmërinë e
shfaqjeve, dukjeve dhe thelbeve njerëzore, aq të larmiushme dhe të
padeshifrueshme në synopsin e tyre të vështirë.
“Syri i
ditës” është përmbledhja më e fundit poetike e autorit Qazim Shehu, një qasje e
fortë meditativo-lirike, me thekse të dallueshme filozofike ekzistecialiste, ku
poeti shpërfaq një botë të pasur shpirtërore, që endet midis kujtesave,
përjetimit, mbresave dhe emocioneve të çastit, çfarë e bën aktin e tij poetik
një akt kërkimi në hapësirën e bukurisë dhe të lirisë së shpirtit.
Filozofia
jetësore e të bukurës përballë dukurive frenuese dhe regresive, shmangies nga
arkitipi social I traditës dhe nga risitë e shëndetshme të modernitteit, janë
fokusi ku ngjyen penën e tij plot sharm dhe figira të gjalla poeti Qazim Shehu
në këtë vëllim të ri, që përbën një arritje kualitative në ecurinnë e tij
poetike.
Shehu ka
një poezi që duket se buron nga një ndjeshmëri e lartë substanciale, nga një
lirizëm spontan; kjo poezi, që kultivohet në shtratin e një pathosi
dramatiko-lirik sjell me vete mesazhe të befta dhe shumëkuptimëshe, plot dyzime
dhe alternime, qoftë ndjesore, qoftë konceptualo-shkrimore. Gjithë këto mund të
bluash e të stërbluash me vete, teksa lexon e rilexon për të disatën herë
librin me poezi “Syri i ditës” të poetrit Qazim Shehu; është një përmbledhje
dinjitoze, ku zotërojnë poezi të shkruara me nerv e temporitëm, poezi të
befasimit lirik dhe të mesazheve që burojnë sa nga teksti aq dhe nga nënteksti
poetik.
Shehu ka
si cilësi të tij ndoshta kryesore këndvështrimin modern të shqyrtimit të
objektit poetik, thyerjen e grimcimin e qëllimshëm të këtij objekti, për ta
rindërtuar të transfiguruar në aktin e thuajse të shenjtë të krijimit të
poezisë. Ky modernitet duket jo vetëm në përdorimin e strukturave formale të
zhdërvjellëta dhe të pakornizuara, por dhe në idetë e mesazhet që burojnë nga
ky këndvështrim.
Risia e
poezisë së Shehut është befasimi poetik, përcjellë me mjete të thjeshta,
freskia e figurave dhe kontrapunti që na vjen nga gjetjet e tij origjinale. Siç
thamë pak më sipër, poeti e grimcon objektin poetik, kryesisht me anë të
enumeracionit, në dhjetëra miniobjekte, të cilat pastaj i bashkon me anë të një
figure bazë, duke e rikrijuar të plotë dhe modern aktin e shkrimit poetik.
Në një
nga poezitë e tij më të arrira “Kulla” poeti ravijëzon lidhjen e kohëëve dhe
epokave, lidhjen e breznive me anë të fjalës, herë si mesazh veprimi, herë si
mesazh filozofik kontemaporan, gjithësesi si një urë ku kalon dashuria për
njeriun, si përvoijë dhe urtësi sa njerëzore aq dhe hyjnore.
Ajo që e
bën krejt të dallueshme e të veçantë poezinë e Shehut është vokcioni
shumëgjyrësh mediativ, ritmi i përndezur, figurat e gjalla dhe të shtrira
horizontalisht e vertikalisht, vrulli i fjalës dhe thellësia e ndjenjës dhe
mendimit. Imazhet që na përfton poezia e tij janë imazhe flu, dehëse e trallisëse,
me një kondicionim shpitëror të denjë për kujtesën, përjetimin, emocionin,
imazhin, tekstin dhe nëntkestin, që përftohet nga e gjitha.
Shehu e
rikrijon objektin poetik me anë të detajeve shumë të holla, të mbështetura në
vëzhgime fine dhe figura të zhdërvjellëta, pa lajle lule dhe zbuurime të
“Syri i
ditës” është syri ku fokusohet përvoja, shmangia, depresioni kolektiv, dyzimet
e tranzicionit në ankthin e sëmurë të përditshmërisë, kriza urbane e një
shoqërie që ka humbur konturet e reales
në luftë me hijet dhe paragjykimet.
Një poezi
dinamike, që rrok hapësira jete në lëvizje dhe zhvillim, një verb atdhetarie që
përndizet në vatrat e përflakura të metaforës, ku e dukshmja dhe e padukshmja,
e thëna dhe e nënkuptuara rrinë së bashku në të njëjtin vektor dhe shprehin një
botë ideo-emocionale sharmante, plot thyerje dhe digresione, siç është vetë
jeta njerëzore që ai plazmon në poezinë e tij.
Aventura
poetike e Shehut është një aventurë e bukur, në një rrugëtim të natyrshëm drejt
vetvetes autentike, vetvetes poetike. Njëherësh është një udhëtim historik,
mitologjik, gati profetik, në thelbin e vetë kohës shqiptare. Poeti konfiguron
një peisazh të thyer të shpirtit njerëzor, na jep tablo në lëvizje, si vetë
jeta e tij dinamike, në kërkim të gjërave të bukura, për të cilat ia vlen të
jetosh.
Të
rrugëtosh me poezinë, të identifikohesh me të, do të thotë të jeshë i pushtuar
nga magjia e fjalës, nga thellësia e figurës dhe imazhit, nga ndjenjat dhe
mendimet më të fuqishme, që mbartin botën e gëzimeve, hidhërimeve, dashurive,
iluzioneve, duke flakur çdo çast të keqen nga vetja dhe nga të tjerët, në emër
të një sistemi vlerash tek të cilat beson dhe të cilat janë kthyer në një kredo
të jetës dhe artit tënd. Duket se kjo është në fakt kredoja poetike e Shehut,
një dashuri e pamasë për jetën dhe njerëzit, një etje për të rilindur në çdo
fije bari dhe në çdo qelizë të gjallë të tokës, për hir të gjërave për të cilat
ia vlen të luftosh dhe të ëndërrosh.
Afresku i
gjendjeve, imazheve, mbresave, përjetimeve, kujtesave të ridimensionuara në
artin e shkrimit poetik, ideve dhe mesazheve, që na sjell ky poet, përfshin prirjet dhe tendencat më
serioze të poetikës bashkëkohore mbarëshqiptare, sharmin dhe elegancën e
vargut, freskinë dhe modernitetin e figurës, spontanitetin dhe natyrshmërinë e
gjetjeve.
“Syri i ditës” i poetit Qazim Shehu është një përmbledhje dinjitoze, e shkruar me një frymë, me ngarkesa emocionale që duket se poeti e ka pasur të pamundur që t’i mbante brenda vetes. Është një libër i shkruar me vargje zemre, me art të mirëfilltë poetik, me elegancë dhe modernitet. Është një kurbë ngjitjeje jo vetëm për poetin Shehu, por dhe poezinë bashkëkohore shqipe, që po bën tentativa dinjitoze për t’iu përgjigjur realitetit të ri të botës mbarëshqiptare.