Mendime
Bardhyl Mahmuti: Idetë për ''Shqipërinë e Madhe''
E enjte, 04.07.2013, 07:50 PM
Idetë për
« Shqipërinë e Madhe», « Shqipërinë Etnike» dhe « Shqipërinë Natyrale » -
pengesa serioze për realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar!
Nga Bardhyl Mahmuti
Reagimi
im i datës 23 qershor 2013 i titulluar “Ideja e « Shqipërisë Natyrale » -
konstruksion « artificial» në funksion
të manipulimit politik!” që ishte reagim ndaj shkrimit të Koço Danajt të titulluar “Nuk do të ketë «Shqipëri të Madhe» por do të ketë «
Shqipërisë Natyrale » hasi në reagime të disa mbështetësve të « Shqipërisë Natyrale » dhe të ithtarëve të «
Shqipërisë Etnike».
Duke
lexuar reagimet e tyre ndaj shkrimit tim fitohet përshtypja se ata ose nuk e
kanë lexuar shkrimin tim ose nuk posedojnë kapacitetet e nevojshme teorike për
të kuptuar një tekst të fushës së politologjisë. Shumica e atyre që nuk
pajtohen me qasjen time përsërisin sintezën e
shkrimit të autores Vera Dushi, e cila
“ më rikujton se ideja e Shqipërisë Etnike është objektiv i programit
gjithëkombëtar të Lidhjes së Prizrenit, që ka vazhduar edhe pas shthurjes së
saj në shumë programe të lëvizjeve kombëtare, edhe gjatë dhe pas Luftës së Dytë
Botërore, duke filluar nga LNDSH-ja deri të Fronti për Bashkim Kombëtar
Shqiptar (FBKSH), tani Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)”!
((http://www.albaniapress.com)
Që në
fillim po theksoj se qëllim i këtij shkrimi nuk është të polemizoj me autor të
njohur apo anonim por të shtroj argumentet, që sipas mendimit tim, mund t’i
hyjnë në punë veprimtarëve politik në
realizimin e aspiratave tona kombëtare!
Trajtimi
i termit “etni-etnik” paraqitet si domosdoshmëri për të kuptuar
paqëndrueshmërinë e atyre që pretendojnë se “ideja e Shqipërisë Etnike është
objektiv i programit gjithëkombëtar që nga Lidhja Shqiptare Prizrenit e deri më
sot” dhe qartësimin e këtij nocioni teorik mund të na ndihmojë të jemi koherent
ne mbështetje të kërkesave tona të ligjshme.
Etimologjia
e termi “etnik” rrjedh nga greqishtja e vjetër (????? /
ethnos ) që emërtonte një grupim njerëzish me institucione të përcaktuara keq,
që ekzistonin para “polisit grek” dhe që konsideroheshin më inferior se
organizimi politik i «Qytetit-shtet», si bashkësi me zakone dhe ligje të
përcaktuara qartë.
Kështu,
“etnitë” konsideroheshin popullsi jashtë «Qytetit-shtet» , qofshin grek të pa
civilizuar, qofshin barbarë! (Annamaria Rivera, « Ethnie-ethnicité », në veprën
e René Gallissot, Mondher Kilani,
Annamaria Rivera, L’imbroglio ethnique, Botimi Payot, Lausanne,
Në këtë
vepër « etnia » merr kuptimin e “fraksioneve të një popullsie homogjene për nga
raca, që bashkëjetojnë me te dhe që përfundojnë të asimilohen si në aspektin
gjuhësor ashtu edhe në atë kulturor” (Vepra e cituar f.102). Me një fjalë, të
dy definicionet e nocionit “etni” ngërthejnë kuptimin e grupeve shoqërore pa
struktura politike të përcaktuara qartë!
Më vonë,
sidomos gjatë periudhës së krijimit të shteteve kombëtare, termi “grup etnik”
do të përdoret për të dalluar kombet “e civilizuara” me struktura shtetërore
nga popujt pa shtet dhe pa organizim politik.
Aspirata
politike e përpiluar në kohën e krijimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor
dhe e shtruar në Programin Politik të Lidhjes së Prizrenit është aspiratë e bashkimit
të territoreve të ndara në katër vilajete administrative të Perandorisë Otomane
në një shtet të pavarur. T’i vishet
ideja e « Shqipërisë Etnike» programit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra t’i vishet një terminologjie jo adekuate
dhe që nuk përdorej në atë kohë, është rezultat i mosnjohjes ose përpjekje e
manipulimit.
E drejta
e popujve për vetëvendosje është një ndër parimet e të drejtës ndërkombëtare
mbi bazën e të cilës janë mbështetur aspiratat e popujve që të jetojnë të lirë
e të pavarur dhe të jenë sovran në territorin e vet për të përcaktuar format
dhe modalitetet e regjimeve politike.
Atyre që
në akuzat kundër meje interpretojnë shkrimin tim “si përpjekje për të ndalur
procesin e ribashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar!” u
them se bashkimi kombëtar nuk ka nevojë për atributet “ e mëdha”, “etnike” dhe
“natyrale” por ka nevojë për veprime të koordinuara dhe të gjithanshme për
ndryshimin e raportit të forcave për t’i dhënë forcën e nevojshme kërkesave
tona legjitime!
T’i shtosh atributet: « e madhe», « etnike» dhe « natyrale » kërkesës legjitime të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar nuk e ndihmon realizimin e aspiratave tona shekullore. Përkundrazi, në këtë mënyrë u bëhet shërbim qarqeve që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.