E premte, 26.04.2024, 09:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Bukë pa interes

E merkure, 19.06.2013, 07:45 PM


BUKË PA INTERES

Nga Gjon Ndue Markokaj

 

Vellezëritë: Sadiki-Rama e Adem Selmani, Gri-Tropojë

 

Sofra e pushka e paten namin

Adem - Ramë e Sadik Selmanin.

Paten n'traditë sofren e pushkën

Gjithmonë u gjeten mbushun.

 

Sadik Selmani, n'fshat, t'Grisë

Me ja heqë, mërzinë udhëtarit

E pat shkrue: mirësevini!

Në pragun e derës së shtepisë

 

Bukë e zëmër, pa interes

Zjarrin ndezë, sofren shtruet

S' ja harrojnë, kurrë për jetë

N' veçanti, nikaj-mertursit.

 

Sa herë isha, n' shtepinë e tijë

E, gjeta odën, me mysafir

"Mos Allah se u, ka dalë ujt"

Gëdhëndë në zëmër:-mirësevini!

 

Gjeta pritje e burrni

Prej Sadikut e djemvet tij

Sofren shtrue, bukëmirë shqiptare

N' traditë dhe njerzit e shtepisë.

 

Ajo ishte trashgimni e bezave

E lindur n'gjak e ruajtur n'zëmër

Sadiku aqë bukur e skaliti

T'familjes, ja kanë zbatuar.

 

M'kujtohet, ai burrë zotni:

Në anë t'oxhakut në t'djathtë

Veshë e mbathë sikur kreshnik

Ulë këmbëkryq, mbi postajë.

 

Mbushë kamishin, tuj pi duhan,

N'dritare, n'ballë t' oxhakut

Kishte, t' gatshem, takâmin e kafës

Me t' pjekë kafen, ishte i gatshëm

 

Oden e shtruar, oxhakun mbushë

I mbante, t' gatshme për merak

Për zgjuarsi, qe njeri i rrallë

Fjalët e zgjedhura, me derham.

 

I njoftun n' Malêsi t' Gjakovës

Fjalet e tijë, si profesor

S' vdesin kurrë, janë fjalë urti

Populli i dha graden "doktorr".

 

Mirësevini!

N'gurë e pat gëdhëndur

Inderuari, t'nderon....,

N'zëmer ajo është mbajtë

Burri i fortë mban sofren shtruar.

 

Gjithçka mund t'harrohet

Pritja e përcjellja, s' harrohen

"Sofra e shtruar, s'ka, t'paguar"

Ajo, t' hapë rrugë, në jetë…,

 

Ata që i ka pritë e përcjellë:

Kurrë s'kanë m'e harruar

Trupi i tijë, pushoftë në paqë!

Kush t'nderon gjithmonë nderohet

Shpirti i tij, shkoftë n'parajsë!

----------

Nga libri “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI “

(Per ZemraShqiptare, nga Fierza, Tropojë, 17 Qershor 2013)

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora