E shtune, 27.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Moj e mira...

E premte, 07.06.2013, 07:24 PM


AGIM GASHI

 

MOJ E MIRA...

 

Moj e mira n´mje t´lisit

Ti që je e bija e fisit,

Me ta knue ty nji kangë

Jo veç n´lis por hypi n´Hanë!

 

Për dashninë që kam për ty

Nuk pom zihet vendi-vend,

Pash dy çukat që i ke në faqe

A po vjen në këtë vikend.

 

Kur të vish në deren time

Me gitare të përcjell ty,

Kur t´na del Ylli i Mëngjesit

Ti knoj dy kangë me sharki.

 

Po thonë sharkia ka dal nga moda

Por ngoni ju t´reja e t´rij,

Kangët ma t´bukra të dashunisë

Gjithmonë këndohen me sharki.

 

Kur fillojnë dy instrumentet

Me sharki dhe çiftelia,

Skuqen faqet bashkë me telat,

Kështu ashtë shqip dashunia.

 

Mos lejoni me ndërru kultura

Ecni n´tokë jo pë hava,

Mos lejoni me ba dashninë

Sikur kangën tallava.

 

I lumi Ai që në këtë botë

Këtë jetë shqip don me e kalu,

Me e rue besen e nderin

Edhe shqip me dashunu!!!

 

07.06.2013

Düren



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora