KALAJA E
RRETHUNIT-“NË RRETHIM TË PLOTË” NGA FERRAT
Nga Msc GËZIM
LLOJDIA*
Qyteza
antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 20 km në juglindje të Vlorës . Në toponimet e hershme quhej Olympe i pagëzuar
ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro . Në
një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë. Ne ndërmorëm një ekspeditë, në lartësinë 285metra, ku gjendet
qyteti i heshtur ilir i Olimpes. Sipas
të dhënave që kishim nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në
luginën e Shushicës, ka qytete dhe
fortesa te cilat ishin pjese konionit. Një
ndër këto është Olympia qytet tjetër i Koinonit Amantia,
rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të
lumit Shushica kur rrjedh lumi . Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe
prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga
vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë
variant e hodhi për herë të parë arkeologu Olympe u zbulua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili
gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan.
Na ishte dhënë një këshillë e mençur, brenda kuadrit të Amantias të futej edhe
kjo qytezë, gjurmët e të cilave në i gjetëm edhe pas kaq kohësh aty sipër
rrugës automobilistike në kthesën e parë tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe
100m më poshtë kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati aktualisht sot mban emrin Mavrovë . Ndërsa toponimi i saj e hershëm Olympe që ka
mbajtur qyteti me monedhën e vet është vetëm historik . Vendasit kanë filluar ti rivënë emrin Olympe
shoqatës së fshatit të tyre, ndonjë lokali e magazinë dhe kjo është fare pak në
krahasim me historinë e kësaj qendre ilire që i ka rezistuar rrebesheve. Muret e saj ne i gjetëm 285m lartësi mbi
nivelin e detit. Poshtë është Shushica ,
që rrjedh në buronja të Kuce me gjatësi rreth 85 km me derdhje ne Vjosë . Përkarshi ka
fshatin Lapardha . Poshtë në Sirokëmbë ka fushat deri tek ura në
Sklap . Ka ullinj shekullorë . Aty nga vitet ‘88 kam takuar arkeologun Llambi
Durollin në Mavrovë . Nga shkolla e
fshatit zbritëm poshtë tek udha . Llambi
më tregonte për vendbanimin e hershem
dhe monedhën e saj . Në rrjedhën e
Shushicës ka edhe një vendbanim si Cerja rerth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar
për kontrollin e rrugëve që mbronin nga
largësia. Arkeologët thonë se një
popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu prej epokës së bronzit. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe
kalaja e Mavrovës. Rruga ishte
përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me
gjurmët e para të kalasë.
Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha
rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin
dhe zhduken . Lagjja që ne shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa
ndërtesat ishin ruajtur . Muret vijon brenda disa banesave të familjes Hoxha. Ferrat ishin mbizotëruese duke bërë që trakti
i murrit vende-vende të humbiste. Gjurmët më të dhimbshme i kishte nekropoli. Vetëm ca shenja ku ishin gërmuar ndoshta 40
vjet më parë. Ca gurë të hedhur rastësisht. Shumë banorë kanë përdorur ndër kohëra gurët e
kalasë për ndërtesat e tyre. Është i
çuditshëm fakti se kur u tentua të filmohej nga ajri për të bërë foto të sajën
rezultoi një dështim i vërtetë. Muret e
kalasë ishin të pushtuar nga bimësia e cila prej vitesh të gjata mos ndërhyrje
ishin kthyer në shekullore. Për Olympain
nuk një giud turistike. Nuk ka
vizitorë,nuk ka punëtorë që të pastronte. Nuk ka është e shënuar në asnjë manual,nuk
gjendet kërkund nëpër botime. Nuk ka
pasur asnjë ekspeditë arkeologjike pas viteve ’90. Një tentativë ne bëmë për ta marrë në kuadër të parqeve arkeologjike. Qëllimi ynë ishte i thjeshtë, por do të
realizonim dy gjëra: E para; do të vendosnim një punëtorë për të përhershëm për të pastruar dhe mirëmbajtur
i cili do të paguhej nga fondi 602. Së
dyti :Vizitat në Olympe. E përfshimë në guitën e qendrave historike të lumit të
Vlorës kur para se turistët të shkonin
në Plocë,një vizitë në këtë qytet buzë rrugë
do të ishte një mrekulli . Kishte shansin për të njohur,por edhe për të
përfituar nga ekspedita arkeologjike të cilat do ti nxisnim për të shkuar atje.
Realiteti tregoi të kundërtën. Nuk mjafton dëshira. Përpara ke një murr të madh dhe të
pakapërcyeshëm zyrtarësh të rëndë që e
bëjnë edhe më të vështirë nga se është. Duke vlerësuar potencialin
historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë
këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme . Të tilla janë ato të
"Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës"
(nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë"
(Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit,
Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe
vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit . E
njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-
si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni,
Hadëraj , Triporti dhe vet. Ka marre statusin e trashëgimisë kulturore ne vitin
1963.
Kalaja ne Rrethun
Ndërkohë
që të dhënat më të sakta për këtë kala, i gjetëm tek një shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj . Dautaj ishte
arkeologu qe ka gërmuar ne këtë qytete kur u formësua mendimi për ekzistencën e
tij . i cili shprehet kështu: “Kërkimet
filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit ne skajin me jugor te
majës se Rrethunit dhe ne nekropol. Nga
veri-perëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore qe lidh lagjen Ymeraj me
Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin ne piken C. "Ky trakt i ruajtur
ne lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m. dhe gjatësi 12 m. ) është ngritur nga blloqe
trapezoidal e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara (fig. 3). Ne
fasadën e tij dallohen gurelidhesit tërthore qe përforcojnë strukturën e
brendshme te murit. Këtu muri bën një
kthese ne kënd te drejte, për tu ngjitur përpjetë shpatit perëndimor te kodrës,
ndërpritet nga rruga këmbësore qe lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, për tu
lidhur me traktin ne piken
Trakti me
gjatësi 21 m, lartësi 3. 25 m dhe gjerësi 2. 80 m, është ruajtur ne gjendje
relativisht te mire, me përjashtim te mesit te tij ku ka çarje e shkarje nga
themeli . Muresa është ngritur nga blloqe gur gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht
te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesën e dukshme
te tyre. Blloqet kane këto përmasa: 0. 62
x 0. 46 m; 1. 08 x 0. 60 m; 1. 60 x 0. 60 m; 1. 80 x 0. 60 m. Rreshtat ne përgjithësi janë ne linja te
drejta me ndonjë shkallëzim qe u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe
nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke
filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhsit tërthorë te vendosur
ne distanca te ndryshme qe lëvizin nga 2. 85 deri ne 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku
duken qarte gjurmët e nxjerrjes se tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me
një dalje 0. 15-0. 20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja,
muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi
qe shkon deri ne themel. . Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”,
lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër rradhë gurësh,
ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve”. Në këtë zonë, forma e gurit është ruajtur
mjaft mirë. Në vendin e emërtuar “Maja e
rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali
për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur
ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit, të përdorur dhe për
mbështetjen e çative në godinat e shekullit II para Krishtit. Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e
emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa
sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes
qyteteve mesatare të antikitetit". Ç’ka thotë studimi:”Shek. 3 e gjen kryeqendrën
ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj”. Janë të
gjitha qëndra që shtrihen gjegjësisht,gjithandej si në veri dhe në lindje të
kryeqendrës. Lajmi i S. Anamalit
është:”Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Plocës mungojnë rrënoja te
tjera te lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit
rreth Plo¬ces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara,
bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje te Ploces,
ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Olympe, ne perëndim, të
dyja ne luginën e Shushicës. Por është
edhe Olympe soe Mavrova e sotme me kalanë në “Majën e Rrethunit”,dhe kështu
katër qytetet të radhitura në sira, Bylys, Amantia, Oriku dhe Olimpe .
Olympe.
*Autori
ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës
