E shtune, 27.04.2024, 01:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Ngushëllohem

E marte, 04.06.2013, 07:38 PM


Shahin Ibrahimi

 

 

Ah rruga!

 

Për pakëz mirqënie ju pikon shpirti

Jeta e tyre një tokë djerrë.

Si pullë mjerimi pas ju ngjiti

Nëpër udhë kryq i sheh përherë.

 

Fjalën lëmoshë në kujtesë do ruaj

Dhe shikimin e trishtë me përulësi,

Kurriz ngarkuar largohem prej saj

Shfryj pa fund këtë pa barazi.

 

Menduam se fituam luftën e Trojës

Do na hapte krahët Europa e kamur,

Por u katandisëm për bukën e gojës

Të pa shpresë, kokë ulur të lagur.

 

Heshtja dhe urtësia stë servirin vaktin

Zilia tundon zemrat e të uriturve,

Mundësi s`kanë të ndryshojnë fatin

Dhe përfundojnë si lypsa rrugëve.

 

Dhimja i ka përqafuar në heshtje

Askush s`afrohet t`ju vi në ndihmë,

E kënaqur nga mëshira, me vete qeshte

Me heshtjen plagë përqafonte vetminë.

 

 

Ngushëllohem

 

Zemra që jeni duke u përpëlitur

Nga pluhuri i kohës së shkuar,

Rënkimet tuaj e kanë nemitur

Tymin e oxhaqeve të mallëkuar.

 

Nuk ndjenim erën e bukës së ngrohtë

Se ndikonte oksidi i hekurit,

Si kafshë punonim në acarin e ftohtë

Shpërblim morëm, ngjyrën e të vdekurit.

 

Më pyesnin shokët çfarë ka ndodhur

Andej nga lugina e Shalsit,

Kur ju dhash zemrën për t`ma ngrohur

Ata veç pastruan skorjet e kobaltit.

 

Kënaqeshim kur përmendnim dy emra

Jashtë me llustër brënda infeksion,

Duar trokisnim por na qante zemra

Brënda flluckës gëlbaz me ton.

 

Na shkoi dëm djersa e rinisë

Themelet ja mbushëm me lot gwzimi

Tani e shoh çelikun e Partisë

Shumë shpejt e mbuloi zhgënjimi,

 

 

Det mos prek ëndërën

 

Të mallëngjyer të shoh o det

Dhe rrudhat të shtohen çdo ditë

Shpesh më ke vënë në siklet

Dhe poezitë kan marrë shijen,kripë

 

Valë sa ëmbël ju ledhatoni

Bëheni,burim frymëzimi

Ju prekim lehtë,ngazëllohemi

Dhe për realitetin,na flisni.

 

Mbrapa po lë gjithçka

Veç me ëndërrën përqafuar

Hëna me yjet bekimin më dhan

Më ndihmo ti,o det i trazuar.

 

Mëshiromëni o valë

Mos e mbytni të mbyturin

Qajmani, qajmani  hallë

Ndihmojeni,ndihmojeni të uriturin.

 

Me vete kisha krahët dhe ëndërrën

Sakrificën përqafova në heshtje

Më shoqëruan mua,veç lotët e nënës

Me ta kërkonte mëshir,ashtu deshte.

 

Dhe mua, më vuri në mendime

Dhimjen e saj shtërngova në gji

Lotova, kur i dhash përqafime

Sepse unë isha,një çunak i ri.

 

Në thellësin tënde,më çoi për dore

Më hoqi frikën, më tha shiko

Më foli për botën e saj shpirtërore

Më tha ësht realitet,mos ëndërro biro.

 

Shikoja, por barku po më gryente

Ti se kuptove, e more për kënaqësi

Më shihje, prap i menduar po rrije

Kur larg- larg pashë një dritë.

 

Me gjithë ledhatimin isha i frikësuar

Ndëgjoj dallgët po përplaseshin diku

Prapë të pash,ishe duke më ledhatuar

Dallgët i bëre valë me më fresku.

 

Më zbrite në tokë,isha përballë teje

Ëmbël të pëshpërita me zemër

Më ngrohe gjakun nëpër deje

Më ndihmove të jetojë,jo në ëndërr.

 

 

Gjyshe nuk thashë

 

Dhe në ëndërr belbëzoja

Të kisha gjyshen time thoja

Si të gjithë shokët e mi

Të më ipte përkëdheli.

 

Se të dy prindrit e mi

Jetim ngelën në fëmini

Fjalën gjyshe nuk e thashë

As flokë të bardha s`pashë.

 

Ishin të mirë më thonë

Dhe e donin shumë babanë

Ëndërra e tyre isha unë

Pranda emrin e gjyshit më vunë.

 

Të gjithë më japin dahsuri

Me mund e djersë do jetoj

Në kujtim të gjyshve të mi

Do i nderoj,që emrin ta meritoj.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora