| E premte, 07.06.2013, 07:24 PM |
AGIM
GASHI
MOJ E
MIRA...
Moj e
mira n´mje t´lisit
Ti që je
e bija e fisit,
Me ta
knue ty nji kangë
Jo veç
n´lis por hypi n´Hanë!
Për
dashninë që kam për ty
Nuk pom
zihet vendi-vend,
Pash dy
çukat që i ke në faqe
A po vjen
në këtë vikend.
Kur të
vish në deren time
Me gitare
të përcjell ty,
Kur t´na
del Ylli i Mëngjesit
Ti knoj
dy kangë me sharki.
Por ngoni
ju t´reja e t´rij,
Kangët ma
t´bukra të dashunisë
Gjithmonë
këndohen me sharki.
Kur
fillojnë dy instrumentet
Me sharki
dhe çiftelia,
Skuqen
faqet bashkë me telat,
Kështu
ashtë shqip dashunia.
Mos
lejoni me ndërru kultura
Ecni
n´tokë jo pë hava,
Mos
lejoni me ba dashninë
Sikur
kangën tallava.
I lumi Ai
që në këtë botë
Këtë jetë
shqip don me e kalu,
Me e rue
besen e nderin
Edhe
shqip me dashunu!!!
07.06.2013
Düren