E premte, 26.04.2024, 07:03 AM (GMT+1)

Mendime

Kol Shkodrani: Veshi diplomatik

E diele, 28.04.2013, 04:58 PM


VESHI DIPLOMATIK

Tërë politika dhe media shqiptare nuk ka punë tjetër në këto ditë veç të merret me veshin  e diplomatit Ceka i ri 37, që nga pozita e ekstremistit islamik i është përveshur edhe Papës.

Nga KOL SHKODRANI

Pse ta fsheh, nuk më pelqeu fare letra e diplomatit Neritan Cekës si ankim qaraman për çfarë kish ngjarë në Vienë mes të birit, diplomat edhe ky - si të ish diplomacia pronë familjare,  dhe kreut të opozitës shqiptare, ndaj duke pirë kafe ia shpreha këtë mendim një ish të njohurit tim që rreh nga qëndra, por i pëlqen loja me lugë në të dy krahët. Një lloj diplomacia e çpifur edhe kjo në kohën tonë kur njerëzit e politikës apo dhe deputetët janë bërë hidh e prit si top futbolli.

Ai më pa me një vështrim dyshues e më tha: -  “Shiko, se unë ta di mendjen ty. Gricesh me të gjithë. Se mos shkruash ndonjë gjë, se ai është burrë i mirë”.

Nuk ndenja pa ia kthyer. E di që është burrë i mirë kyetari i partisë me dy anëtarë e të dy në kolltuk të qeverisë, Neritan Ceka- i thashë. Madje e kam ditë që është burrë i mirë që në kohën e diktaturës. E që të jemi krejt të drejtë edhe kur rrimë shtrembër, ai asokohe ka qënë burrë më i mirë sesa është sot. Madje më i mirë sesa kur diktatura ishte në gremisje e ai doli para popullit, një ditë pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, për t’i qetësuar gjakrat e ndezura të njerëzve që donin të shporrnin tiraninë. Miku im po më  dëgjonte dhe nuk po i besonte veshëve. Por unë vazhdova me timen e ai në daç të dëgjonte e në daç jo, por kisha vendosur t’i thoshja  atë çfarë nuk po e mbaja dot më, sepse me këta politikanët na ka ardhur tek hunda. Janë bërë të neveritshëm. Na kanë bërë të qeshë bota me ne, të dukemi si majmunët në kopshtin zologjik, ndaj vazhdova:

Shumë krenar na qënka baba për atë farë djali 37 vjeçar që  ja kanë kapur  për veshësh si të ishte një fëmijë mistrec,  që shteti shqiptar e paguan dhe ai dërdëllit "diplomatikisht" si ekstremist islamik madje edhe kundër Papës së Romës. Të vjen vërtet për të qeshur se si paska ai ekstremist islamik fanatik edhe damar Migjeni, e gjysma e figurave kombëtare të historisë,  siç përpiqet ta mbrojë dëshprimisht babai...ku mburret për fisin dhe përmënd një ngjarje në të cilën unë kam qënë i pranishëm dhe  e verteta ka qënë pak ndryshe. Për atë ngjarje ai ka marrë vlërësime mbase nga kasta në pushtet Hekuran Isai e Simon Stefani, figura të urryera të asaj kohe, por njerëzit e pranishëm asnjë nuk  e ka miratuar qëndrimin e Cekes baba,  më 21 shkurt 1991 përpara Hotel Dajtit kur mijëra demostrues, dhe unë midis tyre, ishim gati të sulmonim Bllokun e udhëheqjes komuniste, disa edhe me shishe me benzinë, bomba molotov, por Ushtria e Garda nxorrën tanket. Pas tankeve Partia nxorri edhe Neritan Cekën që mbi një makinë tha fjalë për fjalë: "Qetësohuni , shkoni në shtëpi, se shokun Ramiz e kemi shëndoshë e mire". E kishte fjalën për diktatorin për të cilin rinia thërriste “O Ramiz, o gomar do të varim në litar!”. Ndaj kur e dëgjuam këtë zëdhënësin e Partisë (se ku e gjeti mikrofonin ai mes demostratës, ja kish dhënë partia me siguri),  na erdhi për të vjellë e ia kthyem: "Ç'na thua more, të paska lënë mendja. Ç'na pordhi ne për Ramizin tënd".

...E kështu demokracia solli në krye apologjetë e komunizmit lyer si vezë pashke ngjyra ngjyra që për dy dekada aspak nuk kanë ndryshuar. Ia kanë hipur popullit në zverk dhe tallin menderen nëpër zyra diplomatike dhe kudo ku ka pushtet e para. Dhe popullin e konsiderojnë si hajvanin...dhe ush, ush, ush o Popull!

Kur e mbarova rrëfimin tim,  bashbiseduesi ishte zhdukur. Me siguri për t’i çuar fjalët e mia tek Aleanca e Leshit Demokratik. Sepse si dje në diktaturë edhe sot në këtë m...demokraci  që ta çpif, të gjitha i di Partia!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora