Kulturë
Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
E diele, 07.04.2013, 09:00 AM
1. KAMPION KOMBËTAR DHE MARATON I MËRGATËS SHQIPTARE
Atdheu, nderi dhe dinjiteti. Gjuha shqipe për njeriun për të cilin shkruajmë, përfaqëson kështjellën më të rëndësishme të ekzistencës sonë. Shqipëria sipas tij, ka lindur para krijimit të botës dhe para lindjes së diellit. Baki Ymeri është oksigjen i mërgatës shqiptare, vullkan i pashuar, pëllumb i paqës, zëri i vetëdijes kombëtare, një shpirt i fuqishëm e plot jetë.
NGA XHEMAIL PECI
Titulli
mund të duket i ekzagjeruar, sepse nuk kemi të bëjmë me një kampion kombëtar në
fushë të sportit, por të përkushtimeve të ditëpërditshme e natëpërnatshme për
afirmimin e vlerave shqiptare në botë. Lexuesi gjithmonë ka nevojë për risi,
sepse bota është një univers i mrekullive të mbrujtura me një forcë divine.
Artikulli respektiv bazohet në një serë komentesh dhe komplimentesh që nxjerrin
në pah portretin e një veprimtari të shquar të kulturës shqiptare në diasporë.
Unë e kuptoj shpirtin e brendshëm të intelektualëve shqiptarë sot, kur
shpërthejnë me vrullin e tyre në raste të veçanta, sidomos në fushën e
krijimtarisë letrare, patriotike dhe artistike të diasporës shqiptare, te të
cilët buron shprehja e shpirtit mërgimtar e mishëruar me binomin komb dhe
atdhe. Gjuha shqipe për njeriun për të cilin shkruajmë, përfaqëson kështjellën
më të rëndësishme të ekzistencës sonë. Shqipëria sipas tij, ka lindur para
krijimit të botës dhe para lindjes së diellit. Edhe kjo imagjinatë mund të
duket e ekzagjeruar, por jo edhe vlerësimi i Vangjush Zikos nga Kanadaja, i
cili e falënderon dhe përshëndet për punën e tij patriotike dhe kulturore të
palodhur.
Veprimtaria
e tij nuk ka "Stop", thekson Dedë Preqi nga Zvicra. Ajo vazhdon me
ritmin e saj në forma të ndryshme artistike, patriotike dhe letrare. Ky njeri
është një zjarr i fuqishëm që e shpartallon monotoninë, e dëbon urrejtjen, e
zbutë xhelozinë, e djegë smirën njerëzore, në sajë të një shpirti artistik dhe
human që ka në qenjen e tij, thuajse gjakon për çdokend që ka gjak shqiptari
dhe atdhetari. Edhe në vargjet e redaktuara prej tij, shfaqet një gërshëtim
ndjenjash përplot motive të cilat rrëfejnë dhe zbulojnë qëllimet e poetit në
rrugën e vet patriotike. Sipas Neki Lulajt, ai është përjetësi dhe një flakë e
shqiptarizmit që shndrit në Univers. Ai përhap rrezet e shqiptarisë përmes
motiveve të ndryshme, duke u dhënë dritë universale lexuesve të admiruar, duke
prezentuar vlera kombëtare, pa u lodhur kurrë, gjithmonë me mjeshtri artistike
që din t’i zgjedhë. I lumtë pena dhe mos iu mplaktë kurrë mendja këtij pëllumbi
të paqës dhe lobuesit të Zemrës Shqiptare dhe mbarë shqiptarisë!
Për këtë njeri ka shkruar me admirim edhe Ali Podrimja i pavdekshëm, Sali Bashota i famshëm, Visar Zhiti i përjetshëm, Xhelku Maksuti, Luan Topçiu, Gëzim Marku, Sadulla Zendeli Daja, Bota sot, Ilir Dardani, Fakti i Shkupit, Aurel Dasareti, Kurtesh Devaja, apo Dilaver Goxhaj duke cituar Remzi Limanin, sipas të cilit zëri i tij ta përkujton Faik Konicën e ditëve tona. Sipas Hasan Qyqallës, Baki Ymeri është oksigjeni i mërgatës shqiptare, ndërsa Kozeta Zylo e konsideron si një nga personalitet më të shquara të çështjes shqiptare në Diasporë, një shpirt fisnik që me penën e tij të artë mblodhi pranë vehtes shqiptarët që flasin gjuhën më të vjetër në botë. Këto vlera gjithmonë duhen çmuar dhe bërë shembull kudo, përndryshe, po qe se nuk e përkujtojmë, Zotin, Familjen dhe Atdheun çdoherë e kurdoherë, do të na drejtojnë antivlerat dhe kultura do të mbetet në mjerim. Xhevat Muqaku thekson se Bakiu është një shpirt i fuqishëm e plot jetë, i cili meriton respekt të veçantë në mesin e shumë krijuesve në mërgim. Riza Lahi nga Tirana e konsideron si një patriot i madh, ndërsa Miradije Gash thot: “Ju jeni shpirti i kombit, kurse feja le mos të bëhet mollë sherri që të qeshë bota me ne!” Jo çdokush ka fatin e këtij njeriu të ketë një fe të dyfishtë, duke i dhënë prioritet fesë së tretë, që sipas tij është feja e parë: atdhetarizmi.
Komente, admirime dhe komplimente
Suksesi
vjen nga familja dhe respekti ndaj gjuhës, atdheut, nderit dhe dinjitetit. Emri
i mirënjohur i Baki Ymerit është shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë ata
që e lexojnë dhe respektojnë veprën e tij të vyer. Nuk digjet për vetëveten apo
për familjen e tij, sa digjet për ne, edhepse familjen e konsideron si një
dhuratë e shenjtë e Perëndisë. Dit’e natë digjet si Naimi në garsonierën e tij
që e ka shndërruar në një arkiv vlerash të mrekullueshme shqiptare, duke
drejtuar dy revista të famshme që dalin me nga 50 faqe në kolor (Shqiptari dhe
Kosova), duke lexuar, shkruar, përkthyer, redaktuar e botuar. Miqtë e tij janë
të panumërt, si lulet e fushës dhe gjethet e malit. Unë studioj në Angli dhe
qysh në rini të hershme kam dëgjuar për këtë vlerë shqiptare me shpirt të
florinjtë. Agim Shehu e çmon për njohjen e shkëlqyer të gjuhës shqipe, kurse
Pal Sokoli ka theksuar se ai është një
Apostull i letërsisë dhe kulturës shqiptare anë e kënd botës. Kush nuk e di se
ku jeton ky njeri, do të mendojë se jeton diku afër tij. Ai vërtet jeton aty ku
flitet dhe shkruhet shqip, por edhe aty ku shkruhet dhe flitet një gjuhë e huaj
që flet me admirim për shqiptarët dhe Shqipërinë, pa asnjë ndikim të huaj.
Thonë se edhe fqinjët e tij rumunë kanë filluar të flasin shqip (Tiberius Puiu,
Doru, Laura Rushani etj.). Puna dhe veprimtaria e tij nuk mund të përmblidhet
në një libër të veçantë për të, por në disa vëllime me subjekte si: Zogu i
Sharrit në zemër të Bukureshtit, Afirmimi i Kosovës në gjuhën rumune, Poeti i
dashurisë, Drita shqiptare e Bukureshtit, etj.
Unë e
falënderoj nga zemra për pëmbledhjen e përzgjedhur nga krijimtaria ime me poezi
"Gjaku i Dashurisë" ("Blut der Liebe") në dy gjuhë, atë
rumune dhe gjermane, që e ka botuar në Bukuresht, thekson Pal Sokoli në një
koment të tij. E falënderoj nga zemra për publikimin e poezive të mia nëpër
revista dhe gazeta rumune, na shkruan një zanë shqiptare nda Dardania jonë.
Edhe unë e përgëzoj nga zemra për prezantimin e të gjitha figurave të zgjedhura
të letërsisë shqipe. Më vjen shumë mirë qe jetoj dhe komunikoj me një pinjoll,
me një Apostull të tillë të kulturës shqipe siç është Bakiu, thekson një dashamir
tjetër i tij. Ramiz Dermaku e përgëzon për kontributin që jep për çëshjten
kombëtare, duke shtuar: “Mirëpo fjalët e mia i kanë marrë të tjerët, dhe mua
s’më ka mbetur gjë pos t’i uroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.” Lum Atdheu
dhe kombi që të ka, thot Ilia M. Dilo nga Greqia, duke e quajtur “Një misionar
i vërtetë”, duke shtuar se vetëm njerëzit intelegjentë dhe të ndershëm mund të
kryejnë vepra të mëdha: “Zotëri! Të përgëzoj nga zemra për perpjekjet Tuaja për
të mbajtur gjallë revistat Shqiptari dhe Kosova, duke Ju uruar rrugë të mbarë
në misionin e tyre të shenjtë!”
Përpjekjet e mia për të qëndisur një portet në bazë të komenteve dhe letërkëmbimit privat, më duket një formë e re e publicistikës sonë. Këtë njeri, një autor romanesh policore e ka kërcënuar me hedhje në gjyq pse e ka kritikuar librin e gjymtë të një ambasadori komunist, por Bubullima nuk trembet prej askujt, sepse e mbrojnë engjëjt. Po kështu ka vepruar edhe një ishudbash të cilin Kadri Mani i ndjerë e ka lënë pa brekë, por Shqiponja e Shqipërisë në trojet e Rumanisë nuk ka frikë nga kërcënimet, sepse e mbrojnë engjëjt. Sylejman Morina nga Kosova do ta fillojë vlerësimin e tij me një Përshëndetje nga Dardania: “Kur njeriu pranon informacione të kënaqshme, nuk mund të jetë indiferent emocionalisht ndaj refleksioneve të tyre. Andaj shkrimet e këtilla na krijojnë çaste të bukura. Me vëmendje i lexova ato vlerësimet të cilat sipas mendimit tim, paraqesin realitetin ashtu siç është. Sukseset Tuaja sigurisht nuk do të mungojnë as në të ardhmen, vetëm sa do të rriten e do të shtohen. Të urojmë dhe dëshirojmë suksese te reja në hulumtime, krijime letrare dhe përkthime poetike! Paçi përkrahjen e Zotit!”
Një shembull konkret i mbarëvajtjes së kulturës shqiptare në botë
Kështu do
të shprehet Skënder Zogaj (emër i njohur i letrave shqipe), duke vazhduar:
“Tashmë kur dy pjesët kryesore të tokave shqiptare janë të lira, them se nevoja
për pasqyrimin e vlerave shqirtërore të shqiptarëve është edhe më e madhe,
sepse, siç po shihet, Shqipëria dhe Kosova janë të lira, mirëpo ende te pazonja
për të manifestuar lirinë në masën e duhur. Dhe, kjo po ndodh sepse ende nuk po
mund të vijë ne shprehje zëri dhe potenciali intelektual, vlerat e vërteta te
qenies njerëzore. Një shembull konkret e kemi me Baki Ymerin që, fjala vjen,
bën shumë më tepër se sa institucionet kompetente të Kosovës në gjetjen,
zgjedhjen, përgatitjen, përkthimin dhe botimin e krijimeve të autorëve tanë që
jetojnë dhe krijojnë në botë. Kjo është diçka tepër e madhe, prandaj nuk ka si
të mos e them, i bindur se kjo duhet te thuhet sa më zëshem, sa në shenjë të
mirënjohjes për Ju, po aq edhe në shenjë të zgjimit të ndërgjegjës së
institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që duhet të këndellen dhe të
gjejnë forma e mundësi të një bashkëpunimi më të thellë e më të gjithanshëm me
qendrat e ndryshme dhe veprimtarët në to, për qasje dhe këmbime reciproke te
veprave dhe të veprimtarive të dobishme. Rumania është vendi që na intereson
shumë dhe, që kemi interes ta zgjojmë kërshërinë e saj me vlerat tona.”
Poet,
patriot dhe reformator i kulturës shqiptare, do të shprehet zoti Zogaj: “Ky
portret i ri kushtuar Baki Ymerit, më solli risi dhe sihariqe të reja. Këtij
njeriu i buzëqeshi fati të përkthejë e botojë mbi 100 poetë shqiptarë nëpër
revistat rumune, dhe mbi 30 libra poetësh nga Kosova shqiptare në të njëjtën
gjuhë. Fjala është për vëllime mono apo dygjuhëshe që vlerësohen me reçensione
të favorshme në të dy gjuhët. Është një dukuri e rrallë e afirmimit të kulturës
shqiptare që na gëzon shumë, sepse për autorin nuk ka gjë më të madhe se sa kur
e kënaq lexuesin, e që në rastin e përkthyesit, kënaqësia është e shumëfishtë,
sepse përkthyesi është lexuesi special, prandaj e falendëroj nga zemra edhe për
vlerësimin që kanë bërë kritikët rumunë, jo vetëm për librin tim, duke e
shumëfishuar në këtë mënyrë subjektivizmin e miqësisë sonë të vjetër.”
Shqiptar
i përkushtuar do ta quajë Drita Lushi nga Shqipëria: “
Ku jeton shqiptari, valon flamuri dhe shqipja i shtrin krahët për së mbari
Duke
kundruar flamujt e shqipes në bibliotekën e tij, një lexues i pasionuar nga
Diaspora do ta quajë Fryma shqiptare, për të vazhduar: “E lexova dhe e
përjetova këndshëm shkrimin e Remzi Limanit për mikun tonë që i freskon
rregullisht faqet e shtypit shqiptar me reportazhe dhe artikuj vlerash të
rralla. Personalitetin e kompletuar të Baki Ymerit e percjell një penë
polivalente me talent. Bubullima e Bukureshtit vërehet dhe ndjehet çdokund ku
frymojnë shqiptarët.” Sadik Krasniqi e përshëndet dhe falënderon për punë të
mbarë: “Urime autorit dhe Zemrës Shqiptare për këtë portet vlerash të veçanta
publicistike! Lumi flen e Baki Ymeri nuk flen, sepse vetëm puna i jep kuptim
jetës së njeriut që vepron për kombin e tij, jo vetëm në Atdhe, por edhe në
diasporë. Bota sot dhe Zemra Shqiptare na e kënaqin shpirtin me të gjitha
shkrimet që i boton. Mos u ndalni, se sa më shumë emra shqiptarësh që
prezantohen jashtë vendit të tyre, kjo është një vlerë më vete, ngase
prezantohet tingëllima e fjalës shqipe!” Eduard M. Dilo: “Baki Ymeri është
simbol i ndritur i çështjes kombëtare. Çfarëdo që të shkruhet e të thuhet për
të është pak. Ai është një patriot i vërtetë që punon plot shpirt e pasion për
çështjen shqiptare. Ai është një ambasador i pashpallur i kombit tonë në
Bukuresht. Fjalë tepër të zjarrta dëgjova për te këto ditë në dy takime që pata
me Dr. Prof. Theodor Damian si dhe përkthyesen e shquar rumunene, Maria Petresku.
E çmonin së tepërmi Bakiun dhe punën e tij tejet të vyer. Lum ju që e keni këtë
veteran të palodhur, më thanë. Përshëndes autorin e shkrimit, përshëndes Zemrën
tonë Shqiptare, që është një xhevair në publikim materialesh, përshëndes
Bubullimën e Bukureshtit dule i uruar shëndet e mbarësi.”
Nexhat
Rexha, ishdeputet i Parlamentit të Kosovës, shkrimtar dhe profesor: “Emri i
Baki Ymerit dhe roli i tij në angazhimin e çështjes shqiptare nuk është vetëm
vazhdimdimësi i Rilindësve tanë, por edhe ruajtës dhe ndërlidhës i dy
kulturave. Puna konkrete dhe përhapja e letërsisë postmoderne shqiptare frymon
jashtëzakonisht bukur në gjuhën rumune, falë punës së tij të palodhshme. Bakiu
me dijen, dashurinë dhe punën që është duke e bërë, shumë shkrimtarëve rumunë dhe
shqiptarë u ka mundësuar të komunikojnë në mes veti. Ajo që duhet të dihet,
është fakti se krejt këtë punë e angazhim, Bakiu e bën me vullnetin e tij.
Derisa shtetet tjera angazhojnë ekipe, Bakiu e bën këtë punë pa konpenzime
shtetërore dhe konsideroj se ka ardhur koha që të dy qeveritë tona, ajo në
Shqipëri dhe kjo në Kosovë, të angazhojnë këtë njeri në rolin e ambasadorit
kombëtar për të dy shtetet tona. Sa të vonohen qeveritarët e tanishëm, ata që
do të vijnë nesër do ta kërkojnë këtë njeri për këto punë, por atëherë do të
jetë vonë. Pra, roli isntitucional dhe financiar do të avansonin projektet
shkencore të paluara në arkivin personal të tij. Të tjerë do ta plotësonin këtë
nevojë dhe pasuri kombëtare shumë më herët. Dhe se për ne është këmbana qe pret
t’i bien sa më shpejt e pa vonesë tingëllimës së Bukureshtit për të ndriçuar
rrugën e kombit tonë edhe në këtë vend me traditë të kulturës sonë. Periudha e
Rilindjes Kombëtare mbetet njëra ndër fazat më të rëndësishme për këtë që e
kemi sot. Me Bakiun dhe shqiptarët e Bukureshtit, fjala dhe kultura shqiptare
do të mund të hapëronin aty ku ne duhet te jemi.”
Neki Lulaj, alias Etnik Kosova: “Ku jeton shqiptari, valon flamuri dhe shqipja i shtrin krahët për së mbari: E çuditshme është kjo jetë. Mund të shkruash njëqind portrete të pafrymëzuara dhe asnjërin s’ta botojnë, dhe e qëndisë një portret të frymëzuar dhe menjëherë ta botojnë. Mund të bësh njëqind apo njëmijë fotografi nga të cilat asnjëra apo vetëm njëra mund të ketë vlera artistike. Baki Ymeri është njëri ndër bletarët më të zellshëm të diasporës shqiptare, i cili i mbledh zgjojat e mjaltuara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, kudo të shpërndara nëpër këndet e botës, duke i kultivuar ato si vlera të çmuara, por të mbuluara në pluhurin e harresës.”
Shkëndijë e bjeshkëve të Sharrit në Bukuresht
Anonim:
“Nga zemra me pikojnë fjalët jeta ikën me shpejtësi si nuk na ofruan këto
brigje e male të shtruara në një tryezë me Bubullimën e Bukureshtit. Të
bisedojmë bashkë me ty, se unë ende s’u takova as me Asdrenin. Fort e desha atë
pishë dielli që shumë na ngrohi e na e pasuroi letersinë. Flatrat e Engjëllit ai
ia ngjiti. Urime poetit nda Ilirida ku nga maja e Sharrit e thërret kushtrimin,
e me vargjet e bukura e melankolike përkundet në djepin e Naimit. Shëndet
bashkë e shumë miqësi me kafenë e mëngjesit po ju bekon një bashkëkombas buzë
Rheines në Gjermani!” Sylë Tusha: “Baki Ymeri është një pasuri kombëtare e tërë
diasporës. Ai është një ambasador i kulturës është trashëgimtari i Asdrenit që
jeton buzë Danubit në Bukureshtin e patriotëve shqiptarë që dikurë aty morën
vendime historike për ta shpallur shtetin shqiptar. Juve, Baki, ua kam shumë
"zili" se jeni penë e Fishtës, jeni diell për shqiptari që
shëndrrisni nga çdo anë, duke prezantuar vlera të larta e veteranë të
pavdekshëm shqiptarë. Ju jeni një fanar shqipeje, një patriot i vlerave etnike!
Urime, mbarësie pavdekësi, Ju uron një poet nga mërgata e që digjet si dru
pishe për shqiptari!”
Shqiptari i Gjermanisë: “Të lumtë! Jemi të bindur se atdhetari, poeti dhe ambasadori i diasporës letrare shqiptare nuk e ka mendjen të frymojë pa frymuar së bashku me librat dhe vargjet e ndonjë poeti apo shkrimtari shqiptar. Ky zog nate i palodhur, në mesin tonë po prezanton portrete të penave të ndryshme dhe të vyeshme. Kjo tregon se gjithnjë, ky misionar i diasporës sonë ka lindur të veprojë në fushat e kësaj kulture, të cilat janë të rëndësishme për opinionin tonë dhe për opinionin e huaj, sepse nuk janë punë politike dhe ditore, por janë punë kombëtare dhe kulturore. Uroj edhe poetin Ali M.Lajçi, i cili na sjellë një frymëzim të thukët me librin e tij.” Miradije Gashi: “I nderuar! Ju jeni zëri i vetëdijes kombëtare! Bukuria e shpirtit Tuaj s'ka limit, i preokupuar vazhdimisht për Atdheun, atje ku jeni e do të jeni përjetësisht!”
2. BAKI YMERI – YLLËSIA E FJALËS SHQIPE ME LENTA YLBER E MERMERI I DASHURISË PËR ATDHEUN DHE KULTURËN KOMBËTARE SHQIPTARE
“Patriotizmi shqiptar nuk është një cilësi sentimentale, por një detyrë burrërore” (Baki Ymeri)
I njohur
për shumë kohë si një pishtar i kulturës shqiptare në Rumani, poet, publicist,
përkthyes, gazetar, eseist, veprimtar, Baki Ymeri e ka shpalosur shpirtin e tij
krijues aty ku shpesh janë zhvilluar aktivitete e veprimtari atdhetare në
shërbim të çështjes shqiptare.
Duke qenë
pinjoll i një familje me tradita atdhetare e kulturore, ku si babai, ashtu edhe
e ëma kanë qenë të shquar për vizionet dhe misionet e tyre në shërbim të
përparimit kombëtar e shoqëror, Baki Ymeri ka ecur në rrugën e pararendësve të
tij, të cilët kanë pasur nderin t’i takojnë trungut familjar që e ka pasur dhe
e ka për krenari të ligjshme për t’i shërbyer atdheut dhe kombit, gjuhës dhe
kulturës kombëtare.
Baki
Ymeri e ka provuar me lëkurën e tij nëpër kazamatet komunizmit, shtypjen dhe
shtetrrethimin që klika e Bastiljës së Beogradit, ua ka bërë shqiptarëve në
ish-Jugosllavi. Për shkak të aktivitetit të tij politik, për shkak të sfidës së
tij ndaj regjimit kriminal, për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të tija
politike, aktakuza e dënimeve drakonike do të fomulohej ndaj tij, ashtu siç
ishte formuluar edhe ndaj të gjithë atyre që gjakonin ta çonin përpara misionin
dhe vizionin e lirisë së gjakuar ndër shekuj. Aktakuza e kameleonëve rëndonte
mbi te, për shkak se kishte zhvilluar: “bashkëpunim për vepimtari armiqësore
kundër bashkësisë socialiste jugosllave”. E kjo bashkësi, nuk kishte qenë asgjë
tjetër, veçse fund e krye një ngrehinë krimi, dhune dhe gjaku, terrori e
reprezaljeje të panumërta. Një gjilotinë të tillë intelektualët e mirëfilltë
dhe pinjojtë e traditave atdhetare, nuk kishin se si ta pranonin.
Ajvaz
Voka kishte lënë trashëgim, ate që Lasgushi e quante me aq elegancë,
Pelerinatën e Gjakut: Nderimin ndaj Saj. Këtu edhe do të frymëzohej shpirti
krijues e atdhetar i të birit. Ai do të kalitej e do të brymosej me idealet e
kombit, ai do të çelnikosej edhe më duke marrë forcë nga veprimtaria dhe tradita
e trungut familjar. Prandaj edhe do ta ngriste zërin aq shpesh dhe aq shumë
kundër shtypjes dhe shfrytëzimit, kundër terrorit dhe reprezaljeve në Kosovë e
në Maqedoni.
Drita e
Bukureshtit, drejtues i revistave Shqiptari (e themeluar nga Nikolla Naujm Naço)
dhe Kosova, themelues i shoqatës Miqësia Rumuno – Shqiptare, autor i disa
monografive mbi shqiptarët e Bukureshtit, njohës i hollë i disa gjuhëve të
huaja dhe i kulturave të tyre, njohës i mirë i çështjes së pazgjidhur shqiptare
në Ballkan, Baki Ymeri ka dhënë një kontribut të pamohueshëm, të palodhshëm e
të shumanshëm për afirmimin e vlerave kulturore dhe letrare të shqiptarëve, si
përmes përkthimeve ashtu edhe përmes veprimtarive të nduarduarta, në të cilat
edhe ka pri.
Për një
veprimtari të tillë të shumanshme, sa frymëzuese po aq edhe kontrubuese, ai
është quajtur shpesh me epitetet si: Një veteran i shquar i diasporës
shqiptare, Bubullima nga Bukureshti, kampion dhe maraton i mërgatës shqiptare,
misionar i letrave shqipe, veteran i shquar i diasporës shqiptare, shpirt
altruisti – për të cilin “veprimtari atdhetare në fushën e artit e të kulturës”
don të thotë “rrugëtim i gjakimit të engjujve këmbëzbathur” (Remzi Limani),
Zjarr i shenjtë i zemrës shqiptare, Zë Zemre nga Ilirida…
Në
diskursin krijues, poetik, letrar dhe filzofik të Baki Ymerit mbizotërojnë
Shqipëria dhe shqiptarët. Duke shkruar për poezinë dhe për letërsinë shqipe,
duke afirmuar vlerat dhe veprat e krijuesve shqiptarë, ai me poetikën e
ligjërimit të tij, e ka bërë për vete lexuesin kurreshtar, duke shkruar fjala
vjen për Sadulla Zendelin – Daja, të cilin e ka quajtur Pandeli Sotiri i ditëve
tona, duke shprhur nderimin dhe përkujtimin për shqiptarët dhe atdhetarët që
pushojnë në Varrezat e Bukureshtit (me çka e ka dëshmuar se kush nuk di të
nderojë të vdekurit, nuk di të nderojë as të gjallët); duke shkruar me admirim
për bibliotekën dhe për librin në përgjithësi, duke shkruar për krijimtarinë
letrare fjala vjen, të Izet Shalës:”Shpirti i fjalës në brigjet e bekuara”;
“Përjetësia e ndjenjës shqiptare” (për Erhard D. Dilo); “Poeti magjik i dritës
shqiptare” (për Neki Lulajn) etj.
Baki
Ymerit i ka rastisur për të jetuar dhe për të krijuar aty ku Nikolla Naum Naço
(Njeriu me Dy Kobure), Alaksandër Stavri Drenova – Asdreni, Viktor Efthimiu, Lasgush
Poradeci, së bashku me atdhetarët shqiptarë e patën gatuar zjarrin e shenjtë të
shqiptarizmës, të cilin do ta bartnin në Shqipëri, duke e shpallur Pavarësinë e
saj me 28 Nëntor 1912.
Duke e
lartësuar kultrurën shqiptare dhe duke e latuar fjalën shqipe, në një mjedis të
tillë, por edhe duke rrugëtuar në gjurmët e rilindasve, Baki Ymeri e nderon
kulturën dhe kombin tonë.
Vlerësuar
pa paragjykime, përkatësisht ashtu siç thërriste Fishta për një katarsis të
përgjithshëm: “Kija inatin, po ama jepja hakun”, Baki Ymeri është Një
Marathonomak, nëpërmjet të cilit jo vetëm
Ai është si Nositi që ushqen me gjakun e vet zogjtë e vet, prandaj le të mos i hyjmë në hak, sepse duke qenë më tolerant dhe më zemërgjërë ndaj vlerave dhe afirmimeve tona kulturore, siç do thoshte Omar Khajami gjenial: ne e shenjtërojmë ndërgjegjen tonë…