Kulturë
Gjon Markokaj: Kisha dhe legjenda të Breg-Drinit
E premte, 05.04.2013, 08:55 PM
KISHA DHE
LEGJENDA TË BREG-DRINIT
Cikel
poetik, nga Gjon Markokaj
KISHA E
SHËN GJONIT
Në
rrënojat e Kishës shumëshekullore
N' breg,
t' Liqenit, n' "Fushën e Shën Gjonit"
Në vitet:
2002 - 2004, nga mjeshtër rajçorë:
U ndertue
Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit
Me 24 -
Qershor - 2004, Dita e shugurimit
Frut, i
Konferences, Ipeshvnore Spanjolle
Nëpërmjet
fondit, t' sajë, (Ungjillëzimi i ri)
T'
Administratorit, Imzot Dodë Gjergjit
T'
motrave, Misionare të Zëmrës se Krishtit
Kisha e
Shën Gjonit, u lartësue, n' mrekulli
Atëkohë,
t'monizmit, shkatërrimit shpirtërorë,
"Lisat
u luten", simbol i besimit, t' ndaluar
Besimtarët
lutën, n' kishën e re, n' shtepi t' Zotit
Lisat si
ëngjuj, ngjiten drejt qiellit, pareshtur
N' Kishë,
ndizën qirat e paqës e t'vllazërimit
Lisat
shumë shekullorë, i freskon Valbona
N'
rrënjët e tyre, ajo kalon e përbirohet
Sëbashku,
me rrjedhjen e ujtë, t'fresket t'sajë
Rrjedhë e
rrokulliset pleqëria e këtyre Lisavet
Lisat i
japin bukuri t'gjithë Luginës
Janë
Muze, i Kishës dhe i besimit
Janë
"Akropol", n' luginën e Valbonës
Monument
kulture n'Rajën e Merturit
N' Rajë, nga
rrënojat e nëntë kishavet
Sot janë,
t' ndertuara, dy kisha funksionale
Besimtarët
jânë, t' lirë që t'i luten Zotit
T'
gëzojnë, nji jetë t'qetë shpirtërore
---------------
GROPA E
PAREVE
(legjëndë)
N' hyrje,
t'Dushajvet, t'Epër
N' Kodrën
e "Lugë Lindit"
E
rrethuar n'pyllin e gështënjave
Janë
rrënojat e Kishës Shën Mëhillit
N'atë
kishë, n'ato rrënoja
Edhe sot
qëndron nji gropë
Me Nizir
Ukën unë bisedova:
- Ç'dinë
për Kishën, ai më thotë?
- Kisha
është shumë e vjetër
(Janë të
shumta kishat)
Si kudo
Luginës Drinit
E
n'Luginën e Valbonës
E thirrur
motit, Lugina e Ltinit (1)
Di, për
gropën:
-nji
gojëdhënë të vjetër!
Kohë më
parë, ka ardhë nji Frat
Ka
kërkuar disa punëtorë
Pa u
treguar se, ç' do bëhet
Punëtorë
t'Dushajvet e Ponarë
U cakto
vëndin ku me gërmue
Pa fillue
punë i porositë:
Ç’fardo,
t'shihni, s'keni me folë
Vet,
ndezë qirinj e lexon Ungjillin
N'drejtim
t'qiellit duke u lutë..!
Kur gropa
u thellue:
Kanë
gufuar gjarpërinj t'zi
Punëtorët
vazhduen pune
Njeri i
gjallë përçudi s' foli.
Tuj shkue
më n'thellësi
Ndodh
diçka m'eu habitur:
Rretheqark
duken njerëzë
Hekura t'
skuqur mbanin n'duar
N'drejtim
t'syve ua drejtonin
Frati e
lexonte Ungjillin e lutej
Punëtorët,
sërish s' kanë folë
Qirinjt,
flakëronin drejt qiellit
Punëtorët
vazhdonin punë...,
Unë
pritsha, me pa durim
Që nga
goja e Nezir Ukës
Të
m'gëzonte, n'lëgjëndë:
Gjetën
paret n'thellsitë t'tokës.
-Jo, ore
jo, ndodhi ndryshej:
"Prit
o beg, se ka hendekë"!
N'
legjëndë, shprehet edhe tmerr
Hoqen t'
zitë tuj gërmue n'tokë
N'
thellësia shpertheu çudi tjetër: (2)
Dualën
disa vasha, t' bukura
T'
veshura n'ari stoli
S'kishe
çka m'eu shtua
Falë
Zoti, lulë – përbukuri.
Filluan
rretherrotull gropës
Nji valle
t'bukur shqiptarçe...,
Gjon
Dusha, s'u përmbajt,
Pa e
thanë një fjalë:
-A Zoti, t'bukura i paska falë!.....,
Filloi,
frymë e dallkë
Rëtë mbi
ta i nxiu
S'ja la
vetima - vetimës
Fortunë,
mbi ta shpertheu.
Era e
ç’mëndur i shkimi qirinjt
Rrebeshi
i fortë, shqetësoi Fratin
Qirinjt u
shkimen, Ungjilli griset
O, ooo
njerëz t' zotit, -ç'bëtë, pse folët?
"Kushdo
që t'gërmojnë
Thesari
më s' gjindet"!
Gropa
qëndron sot e asajë dite
E është
pagëzue: "Gropa e Parevet"!
------------
1- Lugina
e Ltinit -Lugina e Valbonës -Zotërim i Altun Ilisë
2 - çudi
- këtu e ka kuptimin habi
---------------------------
SHQETËSIMI
I TË VDEKUNVE
Me 4
shkurt 1967
Regjimi
Totalitar
Monist -
Komunist
Demoskoi
fenë hapur.
Besimi
ndalohet
Kisha e xhamija
U
shëndrruan:
N' vatra
kulturet
Shkolla e
magazina.
Kishës në
Rajë
I rrëzuen
kumnarin
I zhdukën
kumonët
Me heqë
besimin.
Asgjesuan
ikonat
I zhdukën
bibliotekën
Thyen
kryqat e varrevet
"Shqetësuen,"
të vdekun.
Kishat i
shndrruan
Vatëra të
propogandës
Besimi në
"shpirt" u ruajt
Nën tehun
e shpatës.
Ligji e
ndaloi fenë
Njeri s'
i preu lisat
"Ateistët,
mëkatarë"
I gjykon
"gjyqi i mëkatit"
Edhe ata
i tuten Zotit
"Parajsë",
deshirojnë!
Shperblimi
i mëkatevet
Është
vetem vdekja
N' atë
botë, "Purgatori" i pret.
-------------
MURTAJA E
PONARIT
(legjendë)
Nezir
Uka, m' tregoi:
Ai i di
prej t'parëvet
Nji
gojëdhënë t'bukur
Pse i ka
metë:
T'raftë
murtaja e Ponarit?
Nji i
ponarës, shkon n'pazar
Kryen
pazarin e n' shtepi vjen
N'oborr
plaçkat i ka shkarkuar
Zbret nji
grue prej n' krevet
S'flet me
gojë iken tuj shmuar.
I vën
tagji kalit me ngrënë
Ngjitet
shkollëve e n'krevet
Kur shkon
n' derë t'odës
I sheh
t'vdekur njerzit e vet!
Nji grua
t'huajën mrënda tuj u kreh
Terhjekë
me forcë, dorezën e derës
Gruan e
t' vdekurit n' dhomë i mbylli
Me nji
copë telit lidhë dorezen e derës.
Merr me
t'shpejtë dy – tre duaj kashtë
I fut në
ahër, n'katin e parë t'shtepisë
Djegë
gruen e t' vdekurit prej Murtajës.
Gruaja
nisi tuj kukatë: (1)
"Kush
ke ti që m'dogje?
N'ju,
kurrë mos rasha
E ju
kurrë mos urritëshi"!
N'
Dushaj, n' Bujan e T'pla
Gjithkund
janë ponarsitë,
Thonë:
"s'rriten shumë
Se “janë
t'nemun prej Murtajet"
Gruaja
tjetër iku "Pyllit Prapshtis"
Hypi n' "Gurin e Gegysenit"
U bani zâ
vozarvet t' Fierzës:
"O,
o, Gjon Mëm Thaçi
A, po,
m'qetë matanë more eee"!
Zbret
Gjon Mëma, shpejteshpejt
I fryni
rrshekët, i lidhë nën trinë (2)
E shtjen argështin e vozit Drinin
Shtrihet
gruaja sipër trines (3)
E lidhë
me tortë mos m'i levizë . (4)
Me dorë
t'majtë fillon e noton
Me, t'
djathtën, shtyn argështin fort
N' kulmit
t'Drinit ai kur shkon
Filloi
gruaja e fort po flet:
"Hajt,
Gjon Mëm Thaçi, t'lumtë kopaçi!
E, qite
"Radisallën", n'gjashtë bajrakë" (5)
"S'pomë
lumë, kopaçi as, s'pomë lumë krahi
"Radisallën",
n'gjashtë bajrakë, s'po e qesë"!
E lëshon
argështi n'mesin e Drinit
E vozitë
si lunderza e del n'breg
Gruaja e
lidhur mbi trinë t' argështit
Shkon
duke u çjerrë, duke bertitë:
"O,
o, Gjon Mëm Thaçi!
Kurrë
nder ju mos rasha, kurrë mos urritshi"!
N'Gegaj,
t'Fierzës, e n'Metaj, t'Bugjonit
Ku
jetojnë, t'fisit Gjon Mëm Thaçit
S'rriten
veç, si ponarët që janë pak shtepi.
------------------
1.kukatë
- këtu e ka kuptimin duke qarë me t' madhe
2 -
rrshekët - lëkura, cjepësh, t' verrisura, n' lëngun e levoreve, t' ziera, t'
verrit, fryhen e, lidhen poshtë nji trine prej thuprash,- ky është argështi
3 - trinë
- e thurur, prej hujsh e thupra, sheshi i argështit, posht, secilit lidhe,
rrshekët, tëcilët e mbajnë argështin në sipërfaqe t' ujtë
4 - tortë
- litar me lëvore blini
5-
"Radisallën" - këtu e ka kuptimin guaja që soll Murtajën
-----------------------------
- Familja Markokaj-Vukaj, në USA, 2013-