Kulturë
Qazim Shehu: Qafë Morinë
E enjte, 28.02.2013, 08:10 PM
QAFË
MORINË
Rapsodi
Nga Qazim
SHEHU
1.
Kur jam
në Morinë,
Pas më vjen
Kosova,
Nga
Shqipëria dola.
Kur jam
në Morinë,
Hedh një
trëndafil në ajër,
Gjithë
hapësira ndrin ,
Me fytyrë
Adem Jashari.
Këndej
shqiptar, andej shqiptar,
Mendimet
shkojnë e vijnë,
Dhe s`di
ku të ndal,
Kam
mbetur në Morinë.
Mendimet
ju me mend,
I merrni
doemos,
Liria si
refren,
Më ndjek
e më trullos.
Se jam në
Morinë,
Këndej
kuksiani andej Prizreni,
Makinat
shkojnë e vijnë,
Si zogj
marramendthi.
Një
shekull pa dhjetë vjet,
Kjo derë
mbeti e mbyllur,
Mund të
shkoje në një planet,
Mund të
shkoje ne
Në Azi e
Kinë,
E ndaluar
ishte të shkoje,
Vetëm në
Morinë.
Këndej
shqiptar, andej shqiptar,
Një vijë
,si vijë zjarri,
Mos
harrojmë se vite më parë,
Këtu
qarkullonte vetëm ajri…
2.
Tani në
Morinë jam,
Midis
vëllezërish në gëzim,
Për pak
shkoj në Tiranë,
Për pak
në Prishtinë.
Dhe Drini
valë valë,
Turfullon
e qesh,
Me
pasqyra stërkalash,
Thotë
është në tokë të vet.
Një burim
e ka të çliruar,
Tjetrin
peng ia mbajnë,
Për këtë
i zemëruar,
Bëhet sa
s`ka.
Me trup
shpatulla malesh ,
Shty e
kafshon,
Dot s`e
çliron.
Një ditë
do e çlirojë,
Për këtë
s`ka derman,
Në fushë
të Shkodrës ku do shkojë,
Do ndezë
një flakadan.
Në gjirin
e Rozafës,
Do ulet e
do pijë,
Dhe lotët
e nuses,
Me shami valësh do fshijë…