Kulturë
Rudi Berisha: Loti mbi xhepin e zbrazur...
E marte, 26.02.2013, 08:24 PM
Loti mbi
xhepin e zbrazur...
Nga Ruzhdi Berisha - Rudi
Lëvizi
nga qendra për marrjen e revistës Ringjallja për të lexuar në atë mesdite të
zakonshme. Atë ditë ngjante një dëshpërim shumë më i veçantë se herëve tjera,
qielli puthte tokën, ndërsa rruga puthte një çun të vogël i cili kishte rënë ne
trotuarin e lotit. Një lot me ra nga sytë hapi mu ngri dhe ndalova mendimin për
një qastë aty diku rënkimi përpiu tokën, loti serish mori manovrimin drejtë
faqeve te mia, por fëmija i pashpresë për lumturinë, i pa ditur për humbjen e
shkollës dhe as që dinte që çfarë po
bënë, se moshën e kishte shumë të re, e ditari i tij sa bukur do te duket si te
kishte emrin aty, çuni që mbante emrin Arbëresh, por tani e ka ndërruar me një
emër të ri lypsar. Në lot të qahej zemra, për Zotin nuk më mbante toka kur pash
ashtu çunin e vogël.
- Rruga
mi treti ëndrrat e mija ah jetë, dhembje, dashuri në pambarim, vogëlushit i
ikën lotët në token e betonuar nga qeveritaret, asgjë me shumë se ne të
kaluarën, vetëm premtime të kota dhe mashtrime, por fëmijët po me treten ne një
botë të varrosur, ne një botë të lëvizur, e ne jetonim ne hapësirën e prangosur
nga diktatura a po barrikada të pa kaluara...
- Eca
pakëz rrugë nuk e gjeja lokalin se ku desha të shkoja, me humbi mendja tek
Afrika, atje ka ende me keq. Drita mungonte, nata erdhi shumë shpejt, ato qe
shihen nuk duan koment, atëherë shikoni ju rrugën me plot lypsarë të të gjitha
moshave, zemra të ndjenë dhembjen e tërë botës. Arbëreshi ende me zanatin e ri në tokën e vjetër
vazhdon në rrugën tashmë të njohur ai serish thotë : unë jam i lumtur, por lumturia ime ka mbetur
në dorën e të mëshirshmëve, ata janë ende këtu rrotull nesh. Dashuria nuk ik
kur ne donim, por kur i themi eja ajo nuk afrohet. Po jeta e Arbëreshit nuk po
ka më shumë kuptim, ku janë patriotet, ku kanë ikur tani kur kemi nevojë për
ta, mos vallë kanë vdekur që të gjithë...
- Dielli
po shikonte me shumë se sa duhet, nata mori dheun e gurit të grisur,
dallëndyshet ikin në fluturim dhe po afrohen afër Arbëreshit që të marrin në
lundrimin e lartë në qiell që të ndjejnë pakëz freski në fluturimin qiellor, të
prekin rrokaqiejt, atje tek po e dërgoni Arbëreshin shqiptar, dallëndyshet
ishin të vjetra sa edhe vetë toka Ilire, e tani shqiptare. Arbëreshi kishte
qenë në ëndërr duke fluturuar diku bashkë më dallëndyshet deri në rrokaqiellin
e largët nga të vështrimet e syve. Jeta dhe vdekja qenkan dashuri...
Mëngjesi
e futi sërish lojën e të varfëritë. Lojën e pa kaluar nëpër rrugët tona. Jeta dhe vdekja janë të
hidhura dhe të ëmbla, varet nga të jetuarit, por sot askush nuk pyet për jetën
tonë, a jemi shqiptar, ku mbeten betejat e kryetrimave tanë që derdhen gjakun
për lirinë, por jo për një liri që fëmijët tanë të puthin rrugën, trotuari të jetë ëndrra e tyre. E shkolla të jetë një kështjellë e pa emër.
Arbëreshi meriton një dashuri nga ne, atij duhet kthyer vitet e humbura dhe
zemra e tij të çmallët më shkollën, ndërsa loja e tij të jetë më shokët e jo më
lëmoshën...
05 tetor
2012