E premte, 26.04.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Me u ra daulleve në RTK

E hene, 11.02.2013, 08:39 PM


DUHET ME U RA DAULLEVE NË RTK

-NDOSHTA NDEGJON QEVERIA DHE GJYQËSORI NË DARDANI-

-Nderkombëtaret dikur UNMIK e tash EULEX haptazi duket se ju pelqen jetzgjatja e agonisë dhe neglizhenca e vonesa e forcimit të institucioneve shtetnore në Dardani sepse sa ma shpejt forcohen e funksionojnë institucionet e shtetit Dardan aq ma shpejt duhet me ik zyrtarët pisa ( jo të gjithë por shumica ) të UNMIK-ut dhe EULEX-it nga Dardania-

Nga Selim M. Nëngurra

Në shkrimin tim të mëparshem kritikova Milaim Zekën këtë "gazetar" të vetquejtun ndërsa sot due ta "falemnderojë" per punën e ti si "Gazetar hulumtues " i " suksesëshem " sepse ai në emisionin e ti " PA RROTULLA " ka sjellë persona bukur kontravers të cilet ishin para kamerave per ta ba punën per Milaimin e ky me këtë bante punën e SHIK-ut dhe Hashim Thaqit. Megjithate disa nga ata persona dhe disa nga deklaratat e tyne ishin shumë interesante per publikun dardanas e ate kombëtarë e në veqanti per organet e gjyqësorit në të dyja shtetet shqiptare (Shqipëri e Dardani ). Pra ishin me interes të pergjithëshem kombëtar deklaratat e disave dhe perçudi asnjihere nuk reagoj askush sado që kishte bazë dhe arsye me reague. Kishte bazë dhe arsye që të intervistuemin e Milaimit dhe vetë Milaimin me i arrestue në studio dhe me i sjell para drejtësisë e pastaj me ta me u marr prokuroria dhe gjyqësori. Në secilin shtet juridik , shtet normal, shtet demokratik kjo do ndodhte? Në Dardani nuk ndodh kjo! Nuk ndodhë sepse Dardania asht shtet parajsë per  kriminel,  mafioz, narkobos dhe grupe tjera mafioze.
Që të jetë parajsë e tillë veç pushtetarve vendor me të madhe per 12 vite të pasçlirimit 
kan ndihmue edhe institucionet nderkombëtare që thonë se janë në Dardani per të ndihmue, në realitet ata me veprimet e tyne qe 12 vite kan deshmue të kunderten. UNMIK dhe EULEX de jure erdhen në Dardani per të ndihmue në krijimin e institucioneve dhe shtetit ligjor , per të ndihmue në krijimin dhe funksionimin e gjyqësorit , ndersa de fakto jan pikrishtë këto institucione që penguen dhe pengojnë krijimin e shtetit ligjor të institucioneve shtetnore të mirfillta në Dardani.
Nuk asht kjo nji akuzë nga ana ime as nuk asht kjo nji thanje kuturu pa mbulesë sepse per 12 vite pas çlirimit të Dardanisë nga pushtimi serb gjithçka asht folur dhe asht krijue ka mbet fjalë boshe, ka mbet në letër sepse në realitet pushtetaret vendor dhe ata nderkombëtar me të madhe kan ndihmue në degjenerimin e sistemit shtetnor, në degjenerimin e moralit njerzor dhe në degjenerimn e atdhedashunisë tipar kjo së bashku me ate moral që shqiptaret me shekuj ishin shembull per të mirë per tanë boten. Nderkombëtaret dikur UNMIK e tash EULEX haptazi duket se ju pelqen jetzgjatja e agonisë dhe neglizhenca e vonesa e forcimit të institucioneve shtetnore në Dardani sepse sa ma shpejt forcohen e funksionojnë institucionet e shtetit Dardan aq ma shpejt duhet me ik zyrtarët
pisa ( jo të gjithë por shumica ) të UNMIK-ut dhe EULEX-it nga Dardania.  Dardania asht ba parajsë per ta sepse ata marrin paga të majme nga Brukseli dhe edhe nga shtetet e veta, dhe me ato para në varfninë mjeruese në Dardani sillen si FARAON. Ata jo vetem bukën që e kan me bollak , me bollak dhe plot e kan edhe krevatin ku flejn me disa të reja vendore të cilat i kan ba prostituta tue i pague majmë me parat e tyne që i marrin pa asnji meritë. Prokuror dhe gjyqtarë të EULEX-it e kan zbulue xeheroren e arit në Dardani. Ata arrestojnë me të drejtë (mendimi im) personalitete të ish UÇK-së dhe pushtetar të korruptuem i mbajnë në paraburgime dhe presin. Presin reagimet e popullit, e ato reagime janë mjerane, janë budallak, janë deshmi e injorancës. Populli del e proteston , mbledh para dhe ato jua jap avokatve e pse jo dyshoj se edhe gjykatësve e prokurorve të EULEX-it dhe i lirojnë idolet e vetë. Ama porsa po ju harxhohen parat  perseri arrestohen njerëzit per me mbush xhepat drejtësia e padrejtësi dhe e paftyrë e EULEX-it. Pra derisa ka zyrtar të tillë nderkombëtar në Dardani të tillë dhe ma të poshter do jenë zyrtaret vendor tue fillue nga nivelet komunale e deri te ato në qeveri.
Milaim Zeka në programin " PA RROTULLA" mes tjerëve kishte pas edhe nji njeri që paska pas qenë aktivist i madh , i burgosun nga pushteti serb në vitet 1990-ta dhe i cili ma von pasi ka ba burgun paska pas dal në Zvicërr ku LPK-ja e paska pas ngarkue me punën e emergjencës dhe grumbullimin e ndihmave per UÇK-në. Nuk ja mësova emnin musafirit të Milaimit dhe as pozitave që ky i kishte pas si aktivist i LPK-së në ato vite sepse nuk e percolla nga fillimi, por aty nga ai njeri , nga goja e ti mësova diçka shumë të çuditshme, diçka që në realitet e dimë të gjithë, por askush ashtu direkt dhe publikisht deri ato çaste nuk e ka thanë. Do mundohem ta shkruej debatin origjinal dhe e baj nga kujtesa ime nga distanca e kohes që e ndegjova (dhetor i vitit 2012).
Milaim Zeka: Ju keni pas kontakte me Bujar Bukoshin Kryeministrin e Qeverisë në ekzil të Ibrahim Rugovës, na fol, cilat ishin ato kontakte?
Musafiri në studio:
Po mue më caktuen të kontaktoj me Bukoshin per të koordinue veprimet dy grupacionet tona që vepronin në atë kohë. U takova dhe Bujar Bukoshi e ra dakord që per secilin muej do i jep permes meje Shtabit të Pergjithshëm të UÇK-së nga 100.000 marka gjermane.
U ba marrveshtja me shkrim dhe Bujari na i dha vetem 50.000 marka , kështu vazhdoj edhe mujin e dytë dhe mue më ngarkuen ta kontaktoj perseri.
Milaim Zeka:
Po ti e takove dhe si të tha Bujar Bukoshi se të paguen shumë nese e vret Ibrahim Rugovën?
Musafiri në studio:
Po, unë shkova dhe u takuem. Ju ankova pse ai nuk i permbahet marrveshjës, dhe në bisedë e siper Bujar Bukoshi më tha: Ndëgjo këtu jo vetem ato 100.000 euro per çdo muej që do jua jap, por do të jap ty sa të duesh nese i vret BELBANIN dhe SHUJANIN.
U nala per nji moment se nuk disha kush janë këta njerëz. I kerkova sqarime dhe Bujar Bukoshi tue i zgërdhi më tha; Belbani asht Fehmi Agani e Shujani asht Ibrahim Rugova. Mbeta pa frymë dhe i thash, unë kurren e kurres nuk vras shqiptarë dhe ta thamë të vërteten Milaim per Rugoven nuk kisha aq njohuni , ama Fehmi Aganin e njifsha sepse ai ka qen i afërt me neve, ka pas kontakte me krahun e luftës dhe me kreun e LPK-së dhe ja këputa trup Bujar Bukoshit se ata unë nuk i vras. U prish në fytyrë dhe unë dola jasht. Nga ky çast nuk u respektue marrveshja per ato 100.000 euro.
Fund i intervistës që e pata ndegjue rastësisht dhe i shkrova këto fjalë ashtu nga mbamendja.

…!

Tash baj pyetjen, a nuk duhet të mirret në pyetje musafiri i Milaim Zekës dhe edhe vet Milaimi që ka ditë per rastin dhe e ban publik në TV në vend se me shkue e me denoncue në POLICI, dhe nese këta e pohojnë këtë të ngritet akuza per tentim vrasjeje të Bujar Bukoshit ndaj dy burrave të mëdhej të kombit Dr. Ibrahim Rugovës dhe Akademik Fehmi Aganit. Jo kjo nuk ndodhë vetem në KOSOVASTAN të Hashim Thaçit se tjeterkund do ndodhte menjihere. Bujar Bukoshi asht zavendëskryeminister i Kosovastanit të Hashim Thaqit.
Unë di pse Milaim Zeka sjell njerëz të tillë në studio dhe ban emisionin me të tillët, padyshim se këtë e ban me porosi nga vet kreu i qeverisë së Dardanisë dhe kjo nuk ka aq randësi , me randësi asht, pse askush nuk flet, nuk ngrit zanin dhe nuk reagon pas rasteve të tila si me këtë musafirin e LPK-së apo me at hajnin e grave të hueja burrin e Ingva Mulës. Quditem ku janë kreu i LDK-së që nuk reagon zyrtarisht per rrenat e faltorit magjistar burr i Ingva Mules dhe nuk i thotë ati se ku ishte ai e ku ishin LDK-ja vetë kreu i saj në kohen e mbajtjes së Konferencës së RAMBUJ-ES, pra pse nuk reagojnë per ta demantue rrenen e këti faltori e per ta tregue realitetin?! Per mendjen time asht komplet lidershipi i sotshem i LDK-së që janë bashkpjesmarrës per falsifikim të historisë, historisë të kohës së okupimit serb dhe luftës së NATO-s në Dardani kundër forcave serbe.
Milaim Zeka si gazetar me " NAM " del në TV me kamerë para njerëzve me maska të cilet i thonë vetes AKSH dhe askush nuk reagon, asnji institucion as vendor as nderkombëtarë në Dardani nuk reagojnë , perderisa dihet fakti se asnji organizatë ushtarake tjetër pos FSK-së dhe Policisë së Dardanisë si dhe ushtarëve të KFOR-it nuk ka as nuk duhet të ket në Dardani.
Milaim Zeka si "profesionist " i gazetarisë hulumtuese këto ditë per të saten here turpnoj Policinë, dhe Hetuesinë e Dardanisë, këte here ate që nuk muj e ban hetuesija dhe prokuroria e bani Milaim Zeka, ai shkoj në pikë të ditës dhe gjeti " birucin " ku mshifet ish Prefekti i Kaçanikut i denuem me burg nga gjykata me 3 vite, i cili nuk don ta mbaj burgun dhe iku nga vujtja e denimit pak ditë para se duhej me fillue me te. Askush nuk dinte se ku ndodhet ky njeri, policia ishte e paaftë dhe ate që nuk e ban ata e bani Milaim Zeka. E gjeti Xhabir Zharkun dhe bani intervistë me te të cilen edhe e bani publike. Ku janë policia dhe gjyqësia e Dardanisë, pse nuk e marrin Milaim Zeken në hetuesi të tregoj se ku ndodhet "KAÇAKU" që nuk zbaton urdhnat e ligjet e shtetit të vetë?! A nuk duhet të arrestohet Milaim Zeka pse din vendstrehimin e Xhabir Zharkut e nuk shkon në POLICI per ta lajmrue, por ban reklama me te në gazeta e në TV.
A nuk asht kjo nji pasqyrë e mjerimit të thellë në të cilin asht Dardania? A nuk asht kjo dhe rastet që i ceka nji deshmi se vet pushteti e kreu i shtetit Dardani asht kriminel mafioz dhe matrapaz?!!!
Porosisë  Milaim Zeken që ti merr daullet herave tjera në studio dhe tu bie e ndoshta ndëgjon shteti dhe shef se cila asht gjendja e mjer në të cilen ka ra.
Shpetoje Zot Dardaninë e popullin shqiptarë nga këta njerëz.



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora