Mendime
Selim Nëngurra: Me u ra daulleve në RTK
E hene, 11.02.2013, 08:39 PM
DUHET ME
U RA DAULLEVE NË RTK
-NDOSHTA
NDEGJON QEVERIA DHE GJYQËSORI NË DARDANI-
-Nderkombëtaret
dikur UNMIK e tash EULEX haptazi duket se ju pelqen jetzgjatja e agonisë dhe
neglizhenca e vonesa e forcimit të institucioneve shtetnore në Dardani sepse sa
ma shpejt forcohen e funksionojnë institucionet e shtetit Dardan aq ma shpejt
duhet me ik zyrtarët
Nga Selim M. Nëngurra
Në shkrimin tim të mëparshem kritikova Milaim Zekën këtë
"gazetar" të vetquejtun ndërsa sot due ta "falemnderojë"
per punën e ti si "Gazetar hulumtues " i " suksesëshem "
sepse ai në emisionin e ti " PA RROTULLA " ka sjellë persona bukur
kontravers të cilet ishin para kamerave per ta ba punën per Milaimin e ky me
këtë bante punën e SHIK-ut dhe Hashim Thaqit. Megjithate disa nga ata persona
dhe disa nga deklaratat e tyne ishin shumë interesante per publikun dardanas e
ate kombëtarë e në veqanti per organet e gjyqësorit në të dyja shtetet
shqiptare (Shqipëri e Dardani ). Pra ishin me interes të pergjithëshem kombëtar
deklaratat e disave dhe perçudi asnjihere nuk reagoj askush sado që kishte bazë
dhe arsye me reague. Kishte bazë dhe arsye që të intervistuemin e Milaimit dhe
vetë Milaimin me i arrestue në studio dhe me i sjell para drejtësisë e pastaj me
ta me u marr prokuroria dhe gjyqësori. Në secilin shtet juridik , shtet normal,
shtet demokratik kjo do ndodhte? Në Dardani nuk ndodh kjo! Nuk ndodhë sepse
Dardania asht shtet parajsë per kriminel, mafioz, narkobos dhe
grupe tjera mafioze.
Që të jetë parajsë e tillë veç pushtetarve vendor me të madhe per 12 vite të
pasçlirimit
Nuk asht kjo nji akuzë nga ana ime as nuk asht kjo nji thanje kuturu pa mbulesë
sepse per 12 vite pas çlirimit të Dardanisë nga pushtimi serb gjithçka asht
folur dhe asht krijue ka mbet fjalë boshe, ka mbet në letër sepse në realitet
pushtetaret vendor dhe ata nderkombëtar me të madhe kan ndihmue në degjenerimin
e sistemit shtetnor, në degjenerimin e moralit njerzor dhe në degjenerimn e
atdhedashunisë tipar kjo së bashku me ate moral që shqiptaret me shekuj ishin shembull
per të mirë per tanë boten. Nderkombëtaret dikur UNMIK e tash EULEX haptazi
duket se ju pelqen jetzgjatja e agonisë dhe neglizhenca e vonesa e forcimit të
institucioneve shtetnore në Dardani sepse sa ma shpejt forcohen e funksionojnë
institucionet e shtetit Dardan aq ma shpejt duhet me ik zyrtarët
Milaim Zeka në programin " PA RROTULLA" mes tjerëve kishte pas edhe
nji njeri që paska pas qenë aktivist i madh , i burgosun nga pushteti serb në
vitet 1990-ta dhe i cili ma von pasi ka ba burgun paska pas dal në Zvicërr ku
LPK-ja e paska pas ngarkue me punën e emergjencës dhe grumbullimin e ndihmave
per UÇK-në. Nuk ja mësova emnin musafirit të Milaimit dhe as pozitave që ky i
kishte pas si aktivist i LPK-së në ato vite sepse nuk e percolla nga fillimi,
por aty nga ai njeri , nga goja e ti mësova diçka shumë të çuditshme, diçka që
në realitet e dimë të gjithë, por askush ashtu direkt dhe publikisht deri ato
çaste nuk e ka thanë. Do mundohem ta shkruej debatin origjinal dhe e baj nga
kujtesa ime nga distanca e kohes që e ndegjova (dhetor i vitit 2012).
Milaim Zeka: Ju keni pas kontakte me Bujar Bukoshin Kryeministrin e
Qeverisë në ekzil të Ibrahim Rugovës, na fol, cilat ishin ato kontakte?
Musafiri në studio:
U ba marrveshtja me shkrim dhe Bujari na i dha vetem 50.000 marka , kështu
vazhdoj edhe mujin e dytë dhe mue më ngarkuen ta kontaktoj perseri.
Milaim Zeka:
Musafiri në studio:
U nala per nji moment se nuk disha kush janë këta njerëz. I kerkova sqarime dhe
Bujar Bukoshi tue i zgërdhi më tha; Belbani asht Fehmi Agani e Shujani asht
Ibrahim Rugova. Mbeta pa frymë dhe i thash, unë kurren e kurres nuk vras
shqiptarë dhe ta thamë të vërteten Milaim per Rugoven nuk kisha aq njohuni ,
ama Fehmi Aganin e njifsha sepse ai ka qen i afërt me neve, ka pas kontakte me krahun
e luftës dhe me kreun e LPK-së dhe ja këputa trup Bujar Bukoshit se ata unë nuk
i vras. U prish në fytyrë dhe unë dola jasht. Nga ky çast nuk u respektue
marrveshja per ato 100.000 euro.
Fund i intervistës që e pata ndegjue rastësisht dhe i shkrova këto fjalë ashtu
nga mbamendja.
…!
Tash baj pyetjen, a nuk duhet të mirret në pyetje
musafiri i Milaim Zekës dhe edhe vet Milaimi që ka ditë per rastin dhe e ban
publik në TV në vend se me shkue e me denoncue në POLICI, dhe nese këta e
pohojnë këtë të ngritet akuza per tentim vrasjeje të Bujar Bukoshit ndaj dy
burrave të mëdhej të kombit Dr. Ibrahim Rugovës dhe Akademik Fehmi Aganit. Jo
kjo nuk ndodhë vetem në KOSOVASTAN të Hashim Thaçit se tjeterkund do ndodhte
menjihere. Bujar Bukoshi asht zavendëskryeminister i Kosovastanit të Hashim
Thaqit.
Unë di pse Milaim Zeka sjell njerëz të tillë në studio dhe ban emisionin me të
tillët, padyshim se këtë e ban me porosi nga vet kreu i qeverisë së Dardanisë
dhe kjo nuk ka aq randësi , me randësi asht, pse askush nuk flet, nuk ngrit
zanin dhe nuk reagon pas rasteve të tila si me këtë musafirin e LPK-së apo me
at hajnin e grave të hueja burrin e Ingva Mulës. Quditem ku janë kreu i LDK-së
që nuk reagon zyrtarisht per rrenat e faltorit magjistar burr i Ingva Mules dhe
nuk i thotë ati se ku ishte ai e ku ishin LDK-ja vetë kreu i saj në kohen
e mbajtjes së Konferencës së RAMBUJ-ES, pra pse nuk reagojnë per ta demantue
rrenen e këti faltori e per ta tregue realitetin?! Per mendjen
time asht komplet lidershipi i sotshem i LDK-së që janë
bashkpjesmarrës per falsifikim të historisë, historisë të kohës së okupimit
serb dhe luftës së NATO-s në Dardani kundër forcave serbe.
Milaim Zeka si gazetar me " NAM " del në TV me kamerë para
njerëzve me maska të cilet i thonë vetes AKSH dhe askush nuk reagon, asnji
institucion as vendor as nderkombëtarë në Dardani nuk reagojnë , perderisa
dihet fakti se asnji organizatë ushtarake tjetër pos FSK-së dhe Policisë së
Dardanisë si dhe ushtarëve të KFOR-it nuk ka as nuk duhet të ket në Dardani.
Milaim Zeka si "profesionist " i gazetarisë hulumtuese këto ditë per
të saten here turpnoj Policinë, dhe Hetuesinë e Dardanisë, këte here ate që nuk
muj e ban hetuesija dhe prokuroria e bani Milaim Zeka, ai shkoj në pikë të
ditës dhe gjeti " birucin " ku mshifet ish Prefekti i Kaçanikut
i denuem me burg nga gjykata me 3 vite, i cili nuk don ta mbaj burgun dhe iku
nga vujtja e denimit pak ditë para se duhej me fillue me te. Askush nuk dinte
se ku ndodhet ky njeri, policia ishte e paaftë dhe ate që nuk e ban ata e bani
Milaim Zeka. E gjeti Xhabir Zharkun dhe bani intervistë me te të cilen edhe e
bani publike. Ku janë policia dhe gjyqësia e Dardanisë, pse nuk e marrin Milaim
Zeken në hetuesi të tregoj se ku ndodhet "KAÇAKU" që nuk zbaton
urdhnat e ligjet e shtetit të vetë?! A nuk duhet të arrestohet Milaim Zeka pse
din vendstrehimin e Xhabir Zharkut e nuk shkon në POLICI per ta lajmrue,
por ban reklama me te në gazeta e në TV.
A nuk asht kjo nji pasqyrë e mjerimit të thellë në të cilin asht Dardania? A
nuk asht kjo dhe rastet që i ceka nji deshmi se vet pushteti e kreu i shtetit
Dardani asht kriminel mafioz dhe matrapaz?!!!
Porosisë Milaim Zeken që ti merr daullet herave tjera në studio dhe tu
bie e ndoshta ndëgjon shteti dhe shef se cila asht gjendja e mjer në të cilen
ka ra.
Shpetoje Zot Dardaninë e popullin shqiptarë nga këta njerëz.