E marte, 31.01.2023, 03:52 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Sot më 17 janar

E shtune, 19.01.2013, 11:16 AM


Sejdi BERISHA:

SOT,... MË 17 JANAR...
(Në 31-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës)

Sot
Nëse ktheni në Gjimnazi e Pejës
Disa tinguj kitareje
Si në thellësi shpirti
Do t’i dëgjoni
Edhe këngën
Atëherë të çuditshme rinore

Nëse hyni
Në secilën dhomë mësimi
Aty do të hasni frymën djaloshare
Që na bashkonte
Që na rebelonte
E me Kanjushën e Verdhë
Jusuf Gërvalla
Na treste ëndrrat dhe etjet e atdheut

Sot
Kjo tingëllon edhe më shumë
Pikërisht sot
Edhe për ato krismat e liga

 
Nëse nuk besoni
Shkoni tek shtatorja
E Jusuf Gërvallës në Pejë 
Tek teatri i këtij qyteti
Edhe aty këndon me kitarë
Për historinë
Ka pasur edhe shumë për të thënë

Mos hezitoni
Shtatoren e tij pyeteni
Nëse nuk merrni përgjigje
Atëherë
Së paku putheni atë
Për t’i mos harruar kujtimet
As rrugët e kombit...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora