Mendime
Dedë Preqi: Ethet e Edi Ramës
E premte, 04.01.2013, 08:12 PM
ETHËT E PA SHËRUESHME
Nga Dedë Preqi
Sikur
Enver Hoxha të kishte pasë jetë më të gjatë dhe të vazhdonte diktaturën e vet,
çka do të kishte ndodhur sot me shqiptarët ?
Populli
shqiptarë duket sikur i ka harruar
shpejt ato turtura ç’njerëzore, të diktaturës së egër të
përbidëshit E.Hoxha, i cili nuk
diti të ngopët me substancën e vet shqiptare.
Përshtypja
e asaj bote nuk është vështirë të kuptohet, por është vështirë të mendohet,këtë
e dinë vetëm të mbijetuarit,të cilët
edhe kësaj dite i vuajnë pasojat, por për çudi, pse e pëlqejnë akoma disa
njerëz, apo grupe të atij modeli,të cilët i ushqejnë aspiratat e tyre, dhe
mundohen ta riparojnë e ta mëkëmbin edhe një herë atë lloj „lugati“ ndoshta edhe më të përsosur, ata mendojnë…
Këto janë
konceptet e trashëgimtarëve të E.Hoxhës, të cilëve u prinë kryesocialisti Rama,
me bashkëhaxhiqamilët e tij ,të modelit
antikombëtarë,duke respektuar konceptin dhe programin e „partisë së punës“ me
amanetin xhaxhit diktator.
Në vitin
e kaluar,kryesocialisti Rama bojkotoj Parlamentin Shqiptarë me Partinë e vet
Socialiste, të cilin Kuvend e legjitimoj vota e popullit dhe Kushtetuta e
shtetit shqiptarë, njëherit edhe përkrahja e faktorit ndërkombëtarë.
Mirëpo,
në zgjedhjet e fundit, pas humbjes në krye të Bashkisë së Tiranës,
kryesocialistit Rama i ka hy frika në palcë, dhe tani për të shpëtuar nga
humbja, ai bënë manovrime në forma të
ndryshme politike, duke synuar të tubojë
sa më shumë ithtarë rreth vetës, si makanizëm i tij për vetmbrojtje,pa asnjë
interes të popullit, por duke shkakëtuar vetëm përqarje dhe ndarje
brendashqiptare.
Pas
rënjës së diktaturës së E.Hoxhës,shteti shqiptarë frymoj më lirshëm dhe filloj
të rimëkëmbët në frymën e sistemit demokratik,dhe pas një periudhe disa
vjeqare, sidomos në kohën e fundit, ky vend e merr vetën në dorë dhe sot ia
kanë lakmi shumë vende të rajonit, me të arriturat ekonomike dhe shumë
anfrastrukturave tjera zhvëllimore të vendit.
Ndërsa,
kryesocialisti Rama, të gjitha këto të arritura të Shqipërisë ,ai quan jo
trasparente dhe parimore, të cilat i
nënvlerëson me fjalët e tij fyese të
drejtuara kundër Qeverisë dhe shtetit demokratik shqiptarë .
Edhe në
rastin e tunelit të Kalimashit, që lidhi
Kosovën me Shqipërinë, kryesocialisti Rama e kundërshtoj këtë projekt,
me gjithë fuqinë që kishte,duke i akuzuar ideatorët dhe arkitektat e saj, duke
i dhënë etiketime të ndryshme dhe antikombëtare.
Thotë një
fjalë popullore,yndyra dikur del mbi përshesh, ashtu edhe qëllimi i Ramës del në shesh, kur hapur thotë, se bashkimi i
Kosovës me Shqipërinë, paraqet krizë, të cilin projekt e kundërshtojnë SHBA-të, dhe Evropa, duke ditur se që të
dyja janë të bashkuara dhe këto nuk e
marrin përgjegjësinë e bashkimit tonë kombëtarë, nëse populli shqiptarë nuk
merr vetë vendime për të ardhmën e vet.
Rama këto
fjalë i nxori nga zemërligësia e tij, që shprehi për shqiptarët dhe bashkimin e
trojeve të tyre,duke i dhënë material gjithë atyre që na kanë lënë dhe na kanë
copëtuar deri sot, dhe kjo deklaratë e Ramës, i ka dhënë Serbisë dhe Greqisë kurajo, se rruga e tyre për copëtimin e
trojeve shqiptare ishte e drejtë dhe tani kërkohet një mobilöizim i tyre,
kundër shqiptarëve të bashkuar.
Rama nuk
shikon mirë, sepse i mungon vizioni për bashkimin e shqiptarëve, por shqiptarët
janë sot të bashkuar, dhe po frymojnë sëbashku natë e ditë Kosovë,Shqipëri ,
sepse ky ishte projekt i ka-hershëm i kombit shqiptarë, dhe vullnet i shenjtë i
një populli të një gjaku, një gjuhe dhe të një trungu të përbashkët
iliro-shqiptarë, dhe të një rrënje më të gjerë të quajtur pëllazgë.
Si është
e mundur sot, në kohën e demokracisë, ku të gjithë synojnë dhe luftojnë për një
të ardhme më të mirë të vendit të tyre, kryesocialisti i Shqipërisë Rama, i
akuzon njerëzit që dallohen dhe bëjnë vepra të mira dhe ndryshime në vend, duke
i xhelozuar ata dhe injoruar , që do të thotë se njerëzit e tillë janë vetëm
ata që vuajnë nga sëmundja e xhelozisë së tepruar.
Kjo
politikë e tillë është më pasoja, sepse nuk është në interes të popullit dhe
qojnë në politika dezintegruese,të cilat pasoja i vuajti qeverija dhe shteti
shqiptarë edhe këto ditë, duke e mos marrë statusin e kandidatit për tu anëtarësuar në BE.
Ky
skandal politik që suspendon të arriturat e vendit të vet,është rrezulltat i
një politike antikombëtare dhe vazhdon në sytë e botës demokratike dhe civilizuese, duke shpifur popullin e vet,
në mënyrën më hipokrite, ata të cilët e ngritën kapacitetin dhe rrolin
shqiptarë në botë, dhe krijuan politika zhvëllimore e kombëtare, duke u bërë
edhe anëtare e NATO-s, dhe së shpejti anëtare e Bashkësisë Evropiane.
Reqetat e
Ramës nuk mund të quhen të shëndetshme për popullin shqiptarë në përgjithsi,
sepse janë bërë bajate, dhe mëlmesat e tij nuk janë të shieshme, të cilat në të
shumtën e rastëve janë edhe helmuese për popullin.
Për të
paraqitë të vërtetën në popull, nuk mjaftojnë llafët, apo vetëm fjalët boshe,
të cilat e shurdhojnë popullin në
metingje të përditshme, por duhet më shumë metoda pune dhe dëshmi, që populli
të bindet me kualitetin e punës dhe standartin e jetës.
Simptomët
e ethëve të Ramës janë të njohura dhe të
qarta, dhe është mendimi se këto ethe janë të shpërndara edhe në Kosovë, që
paraqesin rrezik dhe shumë kush thotë
se, te pacientët e tillë vërehët një „neuro-xhelozi“,dhe ndaj kësaj epidemie
duhet patur kujdes,sepse e ka preardhjen e
trashëguar nga epidemia e kaluar enveriste, e cila mbështetët edhe nga rajoni për ti
përqarë dhe ndarë shqiptarët , pa dyshim duhet konsulltuar me ndonjë literaturë
të suksesëshme demokratike, për të gjetë diagnozën e saj shëruese.