Mendime
Gani Qarri: Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit
E enjte, 03.01.2013, 01:10 PM
Burrat e
"pazëvendësueshëm" të vendit
Sa arritën shqiptarët, t`i "deshifrojnë" bisedat e përgjuara ?!
Nga Gani Qarri
Për çudi
vetëm dy-tre ditë më parë,tanimë kur afera e bisedave të përgjuara kishte
filluar të harrohej, pas sa kohësh argëtimi e shpotitje me atmosferën e krijuar
nga to në opinion, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, bëri sikur kërkoj
njëfarë si falje publike për skandalin e lartcekur.
Por, në
vend se paraqitja e tij të tingëllonte vërtet si pendim, ai dëshmoi edhe një
herë se i mbetet besnik parimit të nepotizmit, duke e cilësuar edhe dajën e
"dashur" si anëtarë të familjes ,për të cilin, si nip i mirë që është
z.Grabovci, u dashka të "luftoj për të,sepse sipas tij ai që nuk luftuaka
për punësimin edhe të dajallarëve, nuk paska si të jetë i mirë as për
popull......skandaloze , apo jo ?!
Megjithatë,
edhe nëse dikush, nisur nga qëllimi më i mirë, ende shpreson se ndoshta
ndonjëri që i ka mbetur sadopak ndërgjegje e pa prishur njerëzore, ruan në
brendësi dëshirën të cilën nuk guxon ta shpreh hapur, në mënyrë që të mos i
"lëndojë" shokët e partisë dhe bashkëpunëtorët e keqpërdorimeve, për
zëvendësimin e tij nga dikush paksa më i pa zhveshur moralisht,aferat e cekura
e kanë zbehur "funksionin" e këtyre njerëzve tërësisht nga çdo lloj
"misioni" normal.
Ndaj,
edhe ligjërisht,po të kishte diçka të tillë kundër të fortëve në Kosovë, ata
nuk kanë mbetur më as përfaqësues formal të këtij populli të varfër,në pozitë
as në parlament, por ja që nuk ka as nuk guxon kush t`ua përkujtojë atyre këtë
gjë.
Mjerisht,edhe
në këto kohë të rënda që po kalon Kosova, shumica e deputetëve në parlamentin e
saj,mbeten të "përzgjedhurit" me porosi dhe vota të vjedhura, të
cilët shëmtojnë emrin e përfaqësuesit të popullit dhe vejnë në dyshim
seriozitetin e Parlamentit të "okupuar" të Kosovës nga njerëz të
katapultuar me metoda të tilla të pa ligjshme.
Këta jo
vetëm se janë deleguar me "pronto" porosi në Kuvendin e shtetit,por
siç treguan edhe shembujt e fundit,kurrë nuk e kanë kuptuar funksionin që e
kanë dhe nuk e dinë as vet më, se pse janë aty.
Për aq më
keq,dëmi nuk përfundon vetëm me personin që ata përfaqësojnë, pasi që sjelljet
e tyre edhe parlamentit i`a kanë qitur faqen e zezë, i cili me këtë përmbajtja
është bërë turpi i Botës dhe jo vetëm i këtij vendi të izoluar në tërësi si mos
më keq.
Parlamentar
të tillë me "muhabetet" e tyre denigrues nga goja e të cilëve dalin
sharjet më vulgare, ndaj figurave të njohura dhe një popull të tërë,turpërojnë
shtetin dhe institucionet e tij, shumë më tepër se ç'mendojnë dainjtë e tillë,
para vendorëve dhe ndërkombëtarëve.
Ata,me
sjelljet e ulëta,asgjësuan edhe shpresën më dashamirëse, nëse vërtetë ka pasur
ndokush tek ta ndonjëherë, në të cilën tanimë nuk mund të besoj asnjeri.
Në vendet
e tilla ku ligjin e bën nepotizmi dhe korrupsioni sipas stilit dhe qeverisjes
së tipit "pronto" me porosi përmes telefonash dhe kafenesh ,ku
vendimet për fatin e njerëzve merren përmes qitjes fall, nga filxhanët e kthyer
përmbys të kafesë në restorantet e njohura të kryeqytetit, bie për tokë çdo
perspektivë e dëshiruar për këtë vend,si vet fati i përmbysur i këtij populli
të mjerë e të izoluar.
Ndaj,pas
skandalit të këtyre bisedave, çdo shqiptar dhe banor i Kosovës ,duhet t`ia vejë
gishtin kokës, të mendojë mirë dhe përfundimisht ta pyes veten se çka mund të
pres nga deputet të tillë, për familjen, fëmijët dhe ardhmërinë e tyre të vrarë
pariparueshëm.
Populli i
këtij vendi, duhet ta studioj thellë dhe sqarojë në tërësi se çka i duhet
vendit të tyre një kuvend i tillë me deputet që qëndrojnë mbi ligjin,ndaj të
cilëve nuk mund të veprojë drejtësia as shteti ligjor dhe për pasojë për vite
të tëra, kur janë në pyetje veprimet e njerëzve të tillë,nuk gjen zbatim asnjë
rregull legjislature e mirëfilltë.
Deputet
dhe funksionar si këta me këso sjelljesh dëshmojnë hapur se gjendja e
rëndë,izolimi dhe varfëria e shqiptarëve nuk kanë qenë kurrë brengë e tyre,
kurse pozitat shtetërore ata i shfrytëzojnë vetëm për pasurimin personal,
punësimin e dajallarëve dhe të afërmeve tjerë si dhe krijimin e jetës
përrallore për vete dhe familjen, derisa Kosova numëron rreth 300 mijë të
papunë me kualifikime nga më të ndryshmet,mijëra familje që mezi mbijetojnë me
ndihma sociale dhe vuajnë edhe për bukën e pa mjaftueshme, duke mos pasur asnjë
anëtar të punësuar.
Ndaj,nga
përgjimet përfundimisht u vërtetua se vuajtja e këtij populli nuk ka qenë
asnjëherë shqetësim real për këta kuvendarë të majmur në kurrizin e tij,
veprimet praktike dhe deklaratat pa censurë të të cilëve dëshmojnë hapur se ata
nuk ndjejnë asgjë për atdheun dhe njerëzit e varfër e të pa krahë të këtij
vendi.
Patriotizmi
i tyre,matet me paranë që ata fitojnë ,kurse veshja me pushtet shfrytëzohet për
zhvatje dhe grumbullim pasurish jo gjithherë të ligjshme.
Kështu që
me të drejtë lind pyetja, athua vallë-vërtetë nuk arritën shqiptarët ti
deshifrojnë bisedat e tilla që dhanë prova se në sallën e Parlamentit të
Kosovës dhe jashtë ndodhin ngjarje të cilat janë më tepër se të mjaftueshme për
shkarkimin e politik-bërësve të tillë të cilët janë kthyer në funksionarët më
të çuditshëm në këto hapësira të Evropës?!
Parlamentarët
dhe qeveritarët që bashkëpunojnë në korrupsion, nepotizëm e veprime tjera të
nëndheshme, nuk e meritojnë të përfaqësojnë askënd dhe as të mbeten më në
parlament apo funksione shtetërore.
Këta
njerëz tanimë njihen nga të gjithë si frymëzues të keqsjelljes, antikulturës,
pandershmërisë dhe mbretër të pandëshkueshmërisë,të cilët sundojnë këtë vend të
vogël ku çdo gjë vihet në lëvizje përmes nepotizmit ,korrupsionit dhe parasë.
Ata nuk
qajnë kokën as për vendimet e organizatës “Transparency International”ani pse
ajo me fakte, kualifikon Kosovën ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe
Botë.
Parlamenti
ynë është i mbushur me deputet të katapultuar nga industria e votave të
vjedhura me shumicë, manipulimet zgjedhore dhe ndërkëmbëzat, brendapartiake e
ndërpartiake që pa të drejtë- paguhen nga xhepat e zbrazur të shqiptarëve të
cilët njihen si populli më i varfër në rajon.
Deputetët
e tillë i shërbejnë vetëm vetvetes, familjarëve të tyre, dajallarëve,
farefisit, bashkëpartiakëve dhe të njohurve tjerë, të cilët ditë dhe natë
luftojnë me të gjitha mënyrat për ta mbytur të vërtetën e hidhur dhe mbuluar
padrejtësitë që ata sot i bëjnë këtij populli në të gjitha lëmit e jetës, si në
punësim, kulturë, arsim etj. duke vrarë edhe ato pak shpresa për perspektivën e
munguar e cila siç duket- po bëhet gjithnjë e më largët për shqiptarët, nga
veprimet e këtyre funksionarëve azgan që janë vënë mbi drejtësinë e frikësuar
dhe të politizuar..
Madje,
sipas shkrimeve në media, udhëheqësit e vendit morën guximin e tepruar,që për
mes një "Komisioni për arsim" të bëjnë edhe fshirjen e ngutshme të
kujtesës më të ndritshme kombëtare në tekstet shkollore të historisë,
gjeografisë,e deri te ato të muzikës dhe letërsisë, sipas porosive turke dhe
serbe për heqjen e tërësishme të frymës së trimërisë dhe heroizmave shqiptare
nga librat e lartpërmendur shkollor.
Sipas
asaj që mësojmë nga shtypi dhe historia e kaluar e popullit tonë,kështu ishte
vepruar edhe dikur gjatë kohës nën pushtim përmes Komisionit të atëhershëm të
caktuar nga Beogradi, për pastrimin e librave nga fryma kombëtare shqiptare,por
ja që kështu veprohet edhe tani.
Sepse në
Kosovë, edhe sot paska njerëz të tillë që mbajnë funksione të rëndësishme në
ministri e vende kyçe me peshë të lartë shtetërore,të cilët jo vetëm se janë
ulur këmbëkryq mbi ligjin dhe drejtësinë, por pa asnjë hezitim dhe me dëshirë,kokë
më vete- ndryshojnë të kaluarën e bujshme dhe pjesët më të ndritshme të
historisë së kombit tonë.
Ndaj siç shihet,këta "burra" të fort e të paprekshëm,pa zgjedhje të reja dhe ndryshime të mëdha ligjore, nuk ka kush që mund ti zbres as shkarkojë nga funksionet e pa merituara edhe pse tanimë dihet hapur se një pjesë e mirë e tyre, pa të drejtë vazhdojnë ti mbajnë ato.