E premte, 26.04.2024, 04:56 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Patriot - Ali Pashë Tepelena?

E premte, 28.12.2012, 01:58 AM


Patriot - Ali Pashë Tepelena? – Një Butafori Politike

Nga Pirro Prifti

Nuk është për tu habitur aspak kur sheh që lumi i servilëve dhe militantëve miratojnë marrëzitë e politikanëve. Më e keqja në këtë shtet është se edhe historianët e miratojnë në heshtje. Kjo është e keqja e shtetit tonë anarkik,  ku  në mënyrë periodike gjatë periudhave kohore, të ndryshme të gjithë fusin hundët në punët e të gjithëve, është vëndi ku gjella që gatuajnë poltikanët duhet ta hanë me detyrim jo vetëm populli por duhet ta hanë dhe ta pranojnë si shumë të mirë gjellën e tyre edhe profesionistët dhe teknokratët- ndryshe ngelin pa punë.

Kemi për fat të keq 100 vjet marrëzi politikanësh, dhe marrëzia e fundit ishte dëshira për të sjellë kokën e Ali Pashait në Shqipëri?

Me sa duket po vërtetohet historia e fshatit të pasur që pinte ujë nga burimi i ujit që të bënte të cmëndur. Cdo njeri që vinte të punonte dhe të banonte në atë fshat, duhej ta mendonte se, donte s`donte do të cmëndej dhe budallallepsej si fshatarët e fshatit.

Kjo është Shqipëria.

Prandaj është e pamundur që Shqipëria të hyjë në Europë, sepse në momentin që bëhemi gati për tu integruar, politikanëve u vjen në mënd gjithmonë një ide idiote e cila e prish të gjithë punën. Kështu ka ndodhur këto 100 vjet pavarësi, kështu ka ndodhur edhe gjatë luftrave për pavarësi pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Gjithmonë në krye të `trimave shqiptarë` - ishte nga një trim i marrë të cilët si i thonë fjalës nuk kanë frena. Dhe puna prishej nga mungesa e të urtëve dhe të mëncurve.  Megjithatë, rasti më i mirë i erdhi Shqipërisë në 1912 kur u mblodhën më tepër të urtë -se `trima të cartun`, dhe u formua ajo copë Shqipëri që kemi sot: e cunguar dhe e vogël, pikërisht prej këtyre pashallarëve të cmëndur njërit nga të cilëve duan sot ti kthejnë kokën, në vendin  që quhet Shqipëri,  në një kohë që ai quhej pashai i Janinës. Pra, edhe një tjetër butafori  politikanësh si ato të mëparshmet.

Ali Pashë Tepelena mbetet një figurë historike por aspak e nderuar.

Nga origjina sipas Robert Elsie ai ishte lindur ne Becisht nga një familje turke me titull `bej` prej Anadollit dhe i jati u martua me një shqiptare në Becisht..

Vetë Lordi Byron kujtonte në memuarët e tij:  `Madhëria e tij ishte një tiran i paparë, fajtor për gjithë ato mizori të tmerrshme, shumë trim, aq sa quhej dhe Bonaparti Muhamedan, po ishte aq barbar sa që i piqte ne hell rebelët...`.

Nëse ndonjë shkrimtar apo politikan që thotë se Ali Tepelena ishte patriot që paska luftuar për Shqipërinë, kjo është me të vërtetë jo për tu shqyer gazit por për të shkulur flokët. Me sa duket kanë ardhur me të vërtetë kohërat e të paudhit. Kohërat e anarkisë kur i ligu nderohet si burrë i mirë, kur burracaku nderohet si trim, kur injoranti nderohet si i mëncur, dhe kur ciraku bëhet usta, dhe tr4adhëtari nderohet si hero. Kjo është koha e butaforisë politike.

Historia e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me krime makabre ndaj shqiptarëve dhe grekëve. Një nga të vërtetat më të pamohueshme është se Ali Pashë Tepelenës nuk i ka vajtur mëndja në asnjë rast dhe në asnjë vend që të bënte një Shqipëri të pavarur nga Perandoria osmane. Ai ka kërkuar të bënte një pashallëk utopik larg Perandorisë Osmane. Historia e tij është historia e këtij hajduti nga Tepelena (Becishti) i cili masakroi fshatra të tërë të krishterë i cili zbrazi Toskërinë dhe Epirin nga shqiptarët, mori nizam dhe pengje plot njerëz të thjeshtë myslimanë, thjesht për të fituar gradat nga Sulltani, është historia e një beu i cili mashtronte fshatra dhe njerëz të tjerë duke u vjedhur dhe rrëmbyer pasurinë e pastaj i vriste për hobby, është historia e një Pashai i cili dërgonte ushtarë shqiptare për tu vrarë për Perandorinë Osmane në Jemen dhe Siri, është historia e një Pashai i cili me mizoritë e tij shkretoi Jugun e Shqipërisë, duke rrafshuar fshatara të tërë në Himarë, Toskëri, Epir, dhe  në Sul, është historia e më të degjeneruarit nga Pashallarët e Perandorisë Osmane i cili kishte dy Hareme njëri me vajza e gra robinja, dhe tjetri me dylberë e djem të rrëmbyer.

Historia e tij si një pseudo-trim ishte historia e një banditi që u bë Pasha duke i shërbyer Sulltanit nëpërmjet vrasjeve dhe përdhunimeve, nëpërmjet fshirjes nga faqja e dheut e fshatrave të tëra shqiptare, aq sa shkaku që jugu i Shqipërisë nuk quhet sot as Toskëri dhe as Epir është sepse ai cfarosi popullatën e shqiptare të jugut sidomos të krishterët, por edhe popullata myslimane e varfër u shkatërrua sepse atyre u mori bijte dhe i vrau nëpër luftra të kota shqiptarë kundër shqiptarëve, ose i dërgoi nizam (ushtar) për hesap të Sulltanit. Ishte Ali Pashë Tepelena i cili detyroi të vinin emisarë ortodoksë në Shqipëri sepse ky përbindësh farosi popullatën shqiptare ortodokse por dhe myslimane; një nga shembujt më të  tmerrshme është libri i Papa Kristo Negovanit: `Prishja e Hormovës`. Lexojeni të nderuar dhe do të shihni realitetin makabër të asaj epoke.

Bëmat e tmerrshme të tij në Shqipërinë e Jugut mund të lexohen lehtësisht nga të dhënat që jep Pukëvili, por dhe të tjerë. Haremet e tij me nam në Janinë shtuan kuriozitetin e `LGBT`-ve  të Europës Perëndimore të atëhershme, njëri nga të cilët Byron-i,  erdhi për ta parë dhe për të u kënaqur vetë. Edhe ai ka shkruar për Ali Pashanë për namin e tij me të keq, si më i degjeneruari i Perandorisë osmane, pasuria e të cilit e mbledhur nga rrëmbimet e cila arrinte në 400 ton ar(nuk dihet dhe sot e kësaj dite ku janë fshehur), masakrat dhe vrasjet e tmerrshme të popullatës shqiptare dhe greke të Sanxhakut të Janinës, por nuk ka shkruar asnjë rresht që të dëshmonte se Ali Pasha Tepelena të ishte ndonjë patriot i ndonjë kombi dhe aq më pak i shqiptarëve. Ai tallte lebërit, poshtëronte suliotët, vriste toskët, shante beratasit që nuk i pushtoi dot, digjte fshatrat e krishtera për qejf, luftonte kundër Pashait të Shkodrës dhe  të Beratit,  për të vrarë, për nam, tu rrëmbyer pasurinë dhe gratë, e jo për pavarësi sic na thonë politikanët e verbër të sotëm. Edhe Fermani i Sulltan  Mahmuti-t II, flet për denimin e tij me prerje të kokës jo vetëm se kundërshtoi urdhrat e Portës së lartë por sepse ka turpëruar perandorinë osmanë me degjenerimin e tij?!

Atëhere del pyetja e thjeshtë: përse duhet që një pasha i tillë i degjeneruar dhe mizor t`i vishet nga ana e politikës shqiptare rroba e patriotit? Sepse ishte shqiptar? Po c`na duhen shqiptarë të tillë vrasës dhe përdhunues, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë patur traditë këto makabritete pushtuesish.

Është një rast i rrallë që një pasha të ketë dy varre dhe sigurisht pashallarë të tillë kanë qënë kryesisht me origjinë shqiptare-  shembull i degjenerimit dhe i ekstremizmit të kësaj klase të pasurish me origjinë shqiptare të cilët i shërbyen me devocion pushtuesit duke u shkaktuar shumë vuajtje jo vetëm shqiparëve të varfër myslimanë dhe të krishterë, por kanë qënë shkaku kryesor i urrejtjes së padrejtë fqinjëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi sepse këta pashallarë në krye të sanxhaqeve ushtruan dhunë edhe ndaj popullatave sllave , rumune dhe greke.

Idiotllëku i disa shkrimtarucëve që kanë shkruar për Ali Pashain ka qënë më tepër kurioziteti për perversitetet e tij, por politikat e diktaturës komuniste  bëri që shkrimtarë të ndryshëm për tu bërë të dëgjuar,  shkruan për indivdë të tillë perversë duke u veshur atyre rolin imagjinar të patriotit apo të të ashtuquajturit në mënyrë absurde  `plak i urtë`që mendonte për Shqipërinë, në një kohë kur atëhere askush nuk i quante tokat ku mbretëronte Pashai i Janinës me emrin Shqipëri, por Epir dhe Toskëri. Kështu lindi mit-i i rremë i `patriotit` Ali Pashë Tepelena. Ky është fakti i hidhur që në Shqipëri gjithmonë klasat drejtuese të cilat kanë pirë nga burimi me ujë i të marrëve – në momentet më decisive marrin gjithmonë, vendime të gabuara për të ardhmen; mesa duket faji është i shejtanit, i cili ka shkundur brekët këtu në Shqipëri...

Sot kur historia e Ballkanit po sqarohet dhe shumë historianë po shohin gabimet e Europës së atëhershme ndaj shtetit të cunguar shqiptar, gjithashtu po del në dritë se klasa e pasur shqiptare e lidhur kokë e këmbë me Perandorinë osmane,  është fajtore si për cungimin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. E parë në këtë prizëm nuk ishte e rastit që rilindasit shqiptarë, ortodoksë, myslimanë, dhe katolikë, këta intelektualë të përgjegjëshëm shqiptarë krijuan dhe përherë të parë arritën të formalizonin shtetin shqiptar. Në ditët e sotme kur integrimi është në plan të parë, sepse nëpërmjet tij shqiptarët do të bashkohen dhe integrohen pa qënë nevoja e e bërjes së një shteti etnik shqiptar  por në rradhë të parë do të lëvizin lirisht dhe do të kenë për herë të parë liri dhe të drejtat njeriut të zbatuara si kurrë ndonjëherë.

Atëhere po bëj edhe njëherë pyetjen: a është e nevojshme të sjellim kokën e Ali pashait këtu, dhe më saktë, a do të vazhdojë që uji i burimit të fshatit që përmënda më sipër(nga i cili kanë pirë klasat e pasura shqiptare),  të bëjë efektet e tij negative tek politikanët tanë?



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora