Faleminderit
Keida Kostreci: Wilson, pa të Shqipëria çfarë do të kish qenë
E premte, 14.12.2012, 07:05 PM
Woodrow
Wilson, pa të Shqipëria çfarë do të
Nga Keida Kostreci
Woodrow
Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tri javë para se
Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin
disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë t’i
siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare.
Vizioni i presidentit
Kur i
hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore, në vitet 1919-1920, dhe
vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund
t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak
më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë u mbrujt kur
presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që, sipas
historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas të cilit kufijtë nuk
mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së Fuqive të Mëdha.
Por
mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në
Europë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e Fuqive të Mëdha. Pra,
ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një
shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo.
Në
dhjetor të vitit 1918 presidenti
Shqipëria,
nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin
nga Britania dhe
Fuqitë
europiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e
hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në
”Disa nga
Fuqitë e Mëdha kishin rënë dakord fshehtas, pa dijeninë apo angazhimin e
Shteteve të Bashkuara, që ta ndanin Shqipërinë dhe presidenti Wilson kur e mori
vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm,
drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku
ish-Presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti.
Për
historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i
fqinjëve, por edhe dobësia e qeverisjes së vendit. Profesor Pano thotë se në
fillim të negociatave presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime.
Por ajo
që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte
fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese.
Më 9
dhjetor 1919 Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën
një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia
të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë
se presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe
donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve
veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të
sillte zhdukjen e Shqipërisë.
Më 6
mars, presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga
këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe
fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së
Paqes.
Meqë
amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e
Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe.
Shtetet e
Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje
faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick
Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër
thelbësor në qëndrimin amerikan.
Faktori
tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së
Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare, sidomos asaj në Shtetet e
Bashkuara dhe udhëheqësit e saj, si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica
ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në
këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur, si
Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako.
Pano
thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e
pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale.
Dy ditë
pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta ‘Dielli’ vlerësoi
rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e
Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York
Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Trashëgimia
e Woodrow Wilsonit është e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij
për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me
konfliktet e viteve 1990. Por, siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë
Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël sesa është
sot.
Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100-vjetorin e pavarësisë.