E shtune, 27.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Selim Nëngurra: Poezi për Dom Anton Kçirën

E enjte, 13.12.2012, 08:11 PM



Dom Anton Kçiraj-t

Nga Selim Mustafë Hasanaj


I
Sikur dy drangoj, sikur dy azgana
Lugu i Baranit mban mend dy Antona
Plakun Anton Çetta per fjalët e mira
Ndersa per trimni priftin Anton Kçira.

II
Kur duhej bashkimi per ta ba fuqinë
Dhe kur rë të zeza kishin m`blue Shqipninë
Kur serbi mizor na shterngonte lakun
Dom Anton Kçira per popull falte gjakun.

III
Nuk pyste per fe, per kryq as per dinë
Per fatin e popullit luste Perendinë
Më ndëgjo o ZOT, Ty të qofsha falë
Prano lutjen time per popullin shqipëtarë.

IV
Per krah me hoxhen, krah per krah me popullin
Me veprime t`rrepta, t`kujtonte Çerçiz Topullin
Në fshatin Baran per vëllaznit e ti
Bani gjithçka mundi që t`ket dhe xhami.

V
Per veprime t`rrepta dhe shpirtin atdhetarë
Perballë ç`do furtune doli faqebardhë
Trimnia e këti Burri e tmerrojë Serbinë
Pallatit n`Dedinje ethet n`bark i hinë.

VI
Kish vendos pushtuesi, plane kishte ba
Që Dom Anton Kçirë, n`Kosovë mos t`ketë ma
Mirpo Dom Antoni i rrept si ç`do herë
Si me krah Shqiponje n`Amerikë ai erdhë.

VII
Atje n`Detroit, n`famulinë Shen Pali
Vazhdojë punen per atdhe Dom Anton Shqitari
Gjeti senator, gjeti kongresmen
Prifta e peshkop, edhe biznismen

VIII
Dhe t`gjithë këta së bashku mirë ai i njoftojë
Per tmirë të Kosovës t`gjith ai i bashkojë
Dhe kështu dalë ngadal u formue dhe Lobi
Lobi per Kosovën, ate e Bekoft Zoti.
IX
Me t`shpejt iknin ditët, koha se ç`kalonte
Në Shtepinë e Bardhë Dielli se ç`rrezonte
Ndersa në Bruksell plani ish mbarue
Fort dhe me efekt Serbinë me sulmue.

X
Shtatdhjet e dy ditë , pa i ndalë nata as dita
Luftuen petritat e NATO-s , t`prim nga Amerika
U tmerruen çetniket, n`bark ju hyni frika
T`ikim per Serbi se na farojë Amerika.

XI
Ndersa në Nju Xhersi, pergjatë bombardimit
Njëzet mijë shqiptarë e gjeten strehimin
Kjo kazermë ushtrie, per këta refugjat
Ishte vetë parajsa, per ata që e paten fat.

XII
Dhe kështu me t`shpejtë Kosova u çlirue
Pushtuesi serb iku sepse u tmerrue
Refugjatët u këthyen, erdhen n`shtepija t`veta
Gjithkah shkrumb e hi, por duhet jetue jeta.

XIII
Ndersa Amerika punen e vazhdojë
Me ndihma të tjera Kosovën ta ndihmojë
Donte Bil Klintoni ta qojë n`vend premtimin
Që i dha Nanës Tetreze, bashkë me Ibrahimin.

XIV
Dal ngadal Kosova fillojë të merr frym
N`ballë të saj gjithmonë i Shejti Ibrahim
Populli ndertonte me sa kish fuqi
Merrte frymë lirisht se ishte në Liri.

XV
Atje n`Detroit n`Famullinë Shen Pali
Vepronte si dragua Dom Anton Shqiptari
Ndersa bukpermysësit, dhe disa shpirtprishun
Që te Al Khaida koken kishin shitun.

XVI
Këta njerz mjerana dhe ky gjak i pist
Disa mjekerr cjepsh t`quejtun Terrorist
S`bashku me arab, plane kishin ba
N`kazermen Nju Xhersi me ba një hata.

XVII
Harruen hienat, të pa mëshirë dhe barbar
Se pikrisht aty u strehuen njizetmijë shqipëtarë
Këta bukpermbyset që nuk njohin mshiren
Me këtë akt barbar tronditen Anton Kçiren.

XVIII
Dhe Dom Antoni i mbushun mllef plotë
Me zemer të plasun e me syt plotë lot
Mbajti një fjalim ashtu para popullit
N`famullin Shen Pali, në shtëpin e Zotit.

XIX
Nuk mund e besonte lajmin e tradhtisë
Që disa hiena i kishin ba Shqipnisë
Per ta prish miqësin me t`shejten Amerikë
Donin ngjum ti vrisnin ushtaret e Lirisë

XX
Andaj Dom Antoni, trim që rrallë lind nana
U distancue nga vrasësit tue i quejtë satana
I deshpruem tej mase per aktin e tradhtisë
Tha se këto hiena do i linte n`dorë t`Serbisë.

XXI
Tash tri vjet ma von, nji gazetaruc
Dhe një profesor me surrat hardhuc
Montojnë e ç`ka s`bajnë kunder Dom Antonit
Një video film per shpirtna t`satanit.

XXII
Që ta ushqejnë shpirtin si Drakulla varri
Mjekerr cjepnit me shallvare që s`kanë gjak shqiptari
Pse të akuzojnë, pse të pergojojnë
Kush janë këta mjerana që Shqiptari s`dojnë?!

XXIII
Kush janë këta mjerana dhe këta sharllatana
Që po shfryejnë mllef, me gojen telef
Ballin lartë o Burr Dardan, të nderon Kosova
O i Madhi Dom Anton hero i gjallë i ditëve tona.

XXIV
N`Lug t`Baranit lëshove dritë, je legjendë në Detroit
Andaj mbaje ballin naltë, si qiri Ti bana Dritë
Fjalet Tua, veprat Tua gjithmonë ishin Anton Trimi
Udhërrefyes, per gjenarata, drejtë lirisë dhe perparimit.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora