E premte, 06.12.2019, 06:24 PM (GMT)

Sporti » Sporti

Adoleshenti synon rekordin "Guiness" për mbajtje topi

E shtune, 26.04.2008, 10:23 AM


Franc Kraja 14-vjecari para publikut kavajas
Është vetëm 14 vjeç por tërë ditën e kalon duke mbajtur në ajër një top futbolli, aq sa harron edhe të ushqehet

Mark Brunga

KAVAJË- Në fushën e futbollit ai nuk është një lojtar si gjithë të tjerët por një akrobat i vërtetë që bën mrekulli me topin duke mahnitur sportdashësit. Të gjithë të pasionuarit pas futbollit në Kavajë e njohin dhe kanë nisur ta admirojnë e të krenohen me talentin e rrallë që zotëron. Quhet Franc Kraja dhe ka lindur në Kavajë më 24 nëntor të vitit 1993. Pasioni për topin e ka bërë që të përvetësojë shkëlqyeshëm teknikën e përdorimit të tij. Duket sikur nuk ka dëshirë të shkëputet prej topit gjatë gjithë ditës pasi mund të hajë buke duke xhongluar me këmbë. Shpesh ka praktikuar që të udhëtojë nga plazhi i Golemit drejt qytetit të Kavajës duke mos e ndërprerë lojën e hedhje pritjes së topit me këmbë. E veçanta e tij është se gjatë kohës që po mban topin me këmbë ai mund të bisedojë me këdo. E pyet dhe ai të përgjigjet sikur është duke ecur në këmbë e jo sikur po koordinon në mënyrë pothuajse perfekt të gjitha veprimet e tij duke mbajtur topin e futbollit në ajër.

Për të mbajtja e topit nuk ka asnjë mister. Ai e bën me këmbë por edhe me kokë. Franc Kraja ka arritur që brenda orës të bëjë mbi 800 hedhje pritje të topit me kokë. Shifra është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për mbajtjen e topit me këmbë.

Por pasioni për topin e ka bërë adoleshentin që të harrojë gjithçka tjetër, edhe ushqimin. Familjarët e tij shpesh shqetësohen sepse, siç thonë vetë ata, ai harron edhe vaktet e ushqimit duke u stërvitur pambarimisht me top. "Ai ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Është një talent i rrallë",- thotë për të specialisti i mirënjohur i futbollit kavajas, Fatmir Efica. Franc Kraja tashmë aspiron nivelet e karrierës së një fenomeni, për të prekur sa më shpejt edhe rekordin "Guiness". Efica shton se idhulli i talentit të rrallë të futbollit tonë është argjentinasi Armando Maradona.

Adoleshenti 14 vjeçari që luan me topin artistikisht në mënyrë tepër spektakolare si me këmbë ashtu edhe me kokë, mëson në shkollën e mesme sportive të qytetit të Durrësit. Admiruesit e shumtë të tij shprehin besimin se ai do të jetë protagonist i sporteve shqiptare në të ardhmen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT