Kulturë
Krist Gjinaj: I madhi Daniel Gazulli?
E marte, 13.11.2012, 08:43 PM
I madhi Daniel Gazulli?
Ai qe nuk
i perket atdheut te tij, nuk i perket as njerezimit. - (Bjelinski)
Me rastin e kalimit në amshim të dijetarit e Atdhetarit Daniel Gazulli
Nga Krist Gjinaj
Shumë
njerez harrojnë dashurin dhe vleren e Atdheut, harrojnë ujin e ëmbël që buron
nga krojet e pasterta të Atdheut , e cka është edhe me tronditese është ajo se
njeriu mendon se vetem fjala Atdhe i përmbush të gjitha dhe mjafton vetem
deklarat , e puna e mundi , ku mbeti??
Mirpo,
fjala është fjalë, ndersa puna është punë.
Të punosh
për të miren e Atdheut dhe të kombit do të thotë të punosh me shpirt e zemer
dhe dashuri, të punosh pa e perdorurë politiken sepse politika dhe
dashuria janë të ngaterruara ne mes
vete.
Njëra ka
në vete dashurin , ndersa e tjetra ka në vete dredhin dhe dominancen.
Atdheu
dhe kombi nuk duhen me lajka-duhen me dashuri dhe me dituri, me të verteten dhe
me të urten.
Njeriu pa
dashurin e Atdheut është një njeri që jeton sa për të jetuarë, pastaj për të
vdekurë dhe për të u harruarë .
Ne
shoqerin shqiptare, shpesh ka ndodhë e kunderta , sepse së pari ka luajtur rol
politika e dominanca e pastaj dashuria për të miren dhe zhvillimin e përparimin
kombëtarë.
Në
rrethan të tilla, jetoj dhe veproj i madhi Daniel Gazulli , i cili, jetoj duke
e dashur Atdheun , kombin gjuhen , kulturen dhe duke u munduarë për një shoqeri
të paster shpirterore dhe edukative.
Edhepse
jeta ishte një barrë e madhe për ketë kolos, ky prapëseprapë nuk u përkul as
nuk u thye shpirterisht, sepse cdo gjë mund të i marresh njeriut por endrren
nuk mundesh të i´a marresh kurrë.
I lindur
për pend, i kalitur për pend, dhe trashegimi penden brez pas brezi -i madhi
Daniel Gazulli e deshmon me punen , shkrimet dhe veprat e tij.
S´do të
thotë të bërtasesh që dikush të kupton , por do të thotë te fales qetë e butë,
me fakte e me dituri-kjo ishte motoja e të nderuarit Daniel duke u bazuarë në
thenjen filozofike të Balzakut se "
Zemra e njeriut ka kufi ne dashuri, por jo edhe ne urretje."
I ushqyer
me vepren Atdhetare nga farnceskanet e sidomos nga At Justin Rrota , i madhi
Daniel do të e mbanë të ngulurë në koken e tij menqurin dhe diturin që e
degjonte cdo here nga At Justini.
Komunizmi
e kishte shkelur token e bekuarë shqiptare dhe kjo tokë udhehiqej nga djali i
"Baba qenit " i cili as nuk ishte qen as njeri , por ishte bish që
nuk ngopej së ushqyeri me gajkun e dijetarve dhe patriotve shqiptarë e sidomos
të klerit katolik që ishin me shekuj më shumë të arsimuarë se vete djali i
"Baba qenit" i cili nuk ishte as për lopar.
Danieli
do të përjetonte një thymje shpirterore, një cungim për shprehjen e talentit
dhe të dituris ,dhe do të obligohej të punonte e jetonte ashtu si thonte i bibi
i "Baba qenit"
Jo vetem
Danieli por shumë si ky , me pregaditje shkollore , eme njohuri të thella
-duhej të nderronin profesionin e të punonin punë bujqesore sikur të mos kishin
asnjë ditë shkollë.
Për
Atdhetaret e dijetaret, jeta ishte shendrru dhe ishte ba ferr, ndersa për
spijunet jeta ishte ba parajsë në tokë e dikur do të behej ferr në atë botë.
Ferin e
tokes e shijoj edhe i biri i "Baba qenit " i cili u cmend e s´dinte
se as ku është.
Por për
Atdhetaret ishte një thenje që i percillte cdo ditë:
"Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu. "
Në
shkrimin dhe rujtjen e dialektit gjuhësorë , Danieli do të ishte i
pazevendueshem dhe do të e runte me kurreshtje gjuhen dhe shkrimin e Kongresit
të Manastirit, te kësaj gjuhe që e shkelen dhe e shkelin edhe sot nga dita në
ditë.Ofshama e mbrendshme shpirterore e Danielit do të shprehet në vargje,
shkrime ,vepra , debate dhe ese të ndryshme.
Shkelja e
gjuhes shqipe behej si cdo here me shekuj e shekuj, ndalohej të shkruhej,
ndalohej të lexohej e krejt me urrejtjen se kjo gjuhë dhe ky dialekt është
shkrue nga kleri katolik shqiptarë dhe
" s´duhej " mësuar gjuhen e prifterinjeve.
Të gjitha
këto të zeza , i vepruan shqipfolesat shekuj pas shekujve por edhe pas ramjes
së sistemit komunist dhe ligjit të "Baba qenit " në Shqipëri.
Shkuan
ata e erdhen të tjeret- u ba veq një shendrrim antikombetarë.
Shahej
cdo figurë kombtare që i përkiste perkatsis fetare të krishtere, e kjo , nxiste
një cudi të madhe te Danieli dhe shumë të tjerë Atdhedashes të cilet e kishin
dhe do të e ken doren dhe mendjen e palodhurë për të miren e kombi .
Duke
shkruar cdo here për të miren e shqoeris,për nxerrjen në dritë të personaliteteve
të mdhaja kombtare-Danieli do të punon deri në frymen e fundit që të e flet
fjalen e tij , të shpreh shqetesimin e tij dhe të u rrin përballë shqipfolsave
të cilët edhe tash tentonin të e zhdukin edhe historin por edhe gjuhen, edhe
nga ana fetare por edhe nga ana politke e shkombtarizuse, që ka si qellim uljen e dituris në shoqerin tonë
shqiptare dhe zhdukjen e ndjenjes kombëtare.
Si një
filozof, Daniel Gazulli do të e deshmon veten se dituria e tij ishte një
filozofi e rralë dhe për ketë ai shkruan :
"Që
ky komb i lashtë i Mesdheut të bahej shtet e të mund t’i dilte zot vetes, nuk
mjaftonin martinat e topat e kohës mbarë; duhesh dituni, pa të cilen asnjë komb
nuk mundi t’u bajë ballë rrebesheve të historisë. Asht kjo arësyeja që
pushtuesit kudo në botë, ma parë se kështjelalt, rrafshojnë shkollat, themelin
e ndërgjegjes kombëtare e liridashëse." (Daniel Gazulli: At Gjergj Fishta
- vetëdija e kombit shqiptar)
Kjo
thanje përputhet mirë edhe me thenjen filozofike të Konstandin Miladinovi-it i
cili thotë:"Cdo popull mund të arsimohet më shpejt në gjuhë të vet."
Në këto
tipare, do të përmbahen sidomos franceskaet të cilet bënin cdo gjë që gjuha
shqipe të jetë gjuhë e shqiptarit në mënyrë që shqiptari të jetë i arsimuarë, i
pamvarur dhe të dij të jetë si dikur me heret që ishte.
Kur një
poplli të i hjekesh historin, kulturen , gjuhe, atëhere cka mbetet tjeter ??
Fal
Zotit, në token e bekume shqiptare, lindin cdo here burra e burra të cilet
lindin rrallë.Por lindja e tyne është një dhuratë e dërguarë nga Zoti, është
një nevojë e shoqerisë shqiptare dhe është një domosdoshmeri për ketë popull të
shkelun shekuj mbas shekujve.
I tillë
ishte edhe Daniel Gazulli i cili deri në frymen e fundit nuk do të e ndal punen
e palodhurë për të miren e kombit, edhepse i lodhur me shendet , ai do të e
ndjente veten të ri dhe të shendosh për
të miren tonë .
Ai nuk
dinte të heshte, sepse heshtjen nuk e kishte trashegim gjenetik as nuk e kishte
të mbjellurë në shpirt.
I madhi
Daniel Gazulli do të mbetet gjithmonë si udhërrefim dhe shembullë për të brezat
e tashem por edhe ata që do të vijnë më pas, do të jetë shembullë ashtu si
ishin edhe Gazullaret e tjerë të mëhershem.
Pushoftë
në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu.
I
pavdekshem dhe në kujtim të përhershem