Kulturë
Timo Mërkuri: Kur ikën një mik
E marte, 13.11.2012, 08:44 PM
Kur ikën një mik.
Nga Timo Mërkuri
Qysh në
orët e para të mëngjezit, Agim Mato më dha lajmin e hidhur , mësuar në fb, të
ikjes së Daniel Gazullit!
Nuk e di
pse, por e besova menjëherë këtë . Jo aqë nga toni serioz me të cilin mu tha,
por nuk di pse, vetë qënia ime e
përthithi këtë lajm dhe u vu në alarm
nga helmi i tij, duke dëshmuar kështu vërtetësinë .
Unë do
jem shumë i lumtur sikur të jem gabuar, sikur lajmi të jetë i rremë dhe do ju
ftoja dhe juve në këtë lumturi timen, pa më shkuar ndërmënd tju kërkoj
ndjesë për lajthitjen.
Por lajmi
është konfirmuar dhe mua më rrëndon
gjithnjë e më shumë fakti, që me këtë mik të
njohur në botën e letrave, nuk pata mundësi të takohem fizikisht. Sa
herë unë udhëtoja drejt veriut, ai ishte jashtë shtetit, në shumicën e herëve,
për vizita mjekësore.
Dhe nuk
haronte që edhe prej andej të na dërgonte thesaret e kombit tonë apo të
kulturës botërore, të zbuluara prej tij
nëpër arkivat europiane.
Nuk
haronte të mirte me vete thesaret e botës zadrimore, nxjerrë na pellgu i
harimit, ti lëmonte e ti pastronte nga myshku i kohës dhe i keqkuptimit dhe të
na i dhuronte neve, nëpërmjet portaleve, për të parë si thyheshin dhe rezet e
diellit në prizmet e tyre.
Ishte
vërtet një minierë diturie, ky pinjoll i Gazullëve të famshëm. Ishte vërtet një
det dashurie dhe humanizmi, ky bir i Zadrimës.
Ishte
dhe miku im, ky mik që më iku dhe unë
sot ndjehem i vetmuar, gjer në atë shkallë, sa që skam dëshirë të bisedoj me
asnjë. Më mjafton, sot për sot, bashkëbisedimi i mrekullueshëm që kam te
“Letërkembimi” me Daniel Gazullin. Prandaj nisa ta rilexoj atë. Prandaj nisa të
rilexoj “Intervistë me Vajza të mira” të Danielit. Nisa të rilexoj email-et e
shkëmbyera nëpër portalet në internet dhe mu bë sikur, pas tyre, Danieli më
thoshte: Hajde pra, kjo ishte një shaka zadrime.
Por kripa
e lengëshme që prodhoi poshte qepallave reaksioni i helmit të lajmit më thotë
të vërtetën e ikjes fizike të mikut tim nga kjo botë, duke na lënë pas yllësinë
e kujtimeve të ndritëshme të tij.
Ashtu siç
ikën dielli në det, duke u lënë vendin yjeve, në qiell.
Një
grusht yje të tillë, bashkë me dheun zadrimor, që aqë shumë e deshi, hedh dhe
unë me këtë shkrim mbi vendprehjen e tij.
Lamtumirë
miku im, që gjithsesi, nuk ikën nga zemra ime.