E enjte, 13.08.2020, 01:11 PM (GMT+1)

Personalitete

Kristo Çipa: Dr Jani Rexhua - margaritari i Himarës

E merkure, 07.11.2012, 08:58 PM


NE PANTEONIN E 100 VJETORIT   DR  JANI REXHUA ESHTE MARGARITARI I HIMARES

Nga Kristo Çipa

Ne vigjiljen e 100 vjetorit te pavarsise kombetare kemi detyren e historise ti ridimensionojme figurat historike, te cilat per arsye te ndryshme, jane zbehur e mohuar, jane anashkaluar ose edhe jane denigruar per ti  rezuar nga piedestali qe u takon ne histori. Nje rast  i tille eshte edhe dr Jani Foto Rexho nga Himara, nje prej burrave me orgjinale ne sjelljen e tij kombetare, atdhetare dhe humane. Ne ato brigje permendore te Jonit te bukur ku burrat e shquar u ngjajne shkembinjve kryenec, padiskutim figura e dr Jani Rexhos eshte nder me te emblat e me te dallueshme.

Dr Jani Rexhua edhe pse i shkolluar ne Athine per mjekesi, ka nje formim kulturor evropian, ndjenje te fuqishme atdhetare, humanizem universal dhe qartesi mendimi si e gjithe plejada e rilindasve tane te shkolluar ne Janine, Bukuresht, Stamboll, Kajro e gjetke,te cilet pergatiten mengjezin e memedheut, duke lene naten pikerisht atje ku nga ajo erdhi.

Dr Jani Rexhua lindi ne Himare me 1869 atehere kur stuhia ballkanase e rilindjes ishte shtrire anembane dheut te ashper e te gjakte te kesaj hapesire gjeografike.Lindja e Janit nanuritej nga gjyshja e tij e cila i percillte atij dhimbjen krenare per rinine e djalit te saj dhe xhaxhait te te nipit ,Llambro Rexhos rene ne Delvine 1847 nga jatagani i deshperuar turk,kur rilindja e trimerise dhe ndergjegjes kombetare,sapo kishte marre trumbetat e Gjolek lirise, sokellimat e Rrapo Hekalit dhe vetetimat e Tafil Buzit. Ajo ninull e bukur dhe e qeruar ende e paperzier me tingujt e buzuqeve greke,sedertonte tek ndergjegjja e njome e Janit eposin 4 shekullor te lirise kapedanlleke te krahines se Himares.

Pasi kreu studimet e larta per mjekesi ne Athine me 1892 i la bulevardet fodulle dhe intriguese te saj dhe u kthye ne token e shkembte e qiellin e qelqte te bregut, per te  mjekuar trupin dhe shpirtin e popullit te vet. Ne te gjitha zjarret dhe konaket e Himares e Laberise zgjohej e sherohej besimi per diten e pamvarur. Ne Gjirokaster takohet e lidhet me kryetarin e komitetit kombetar te kryengritjes se jugut, Bajo Topullin dhe pranon te behet mjek i luftetarve te plagosur te  kryengritjes se kohes. Ne vitin 1895 i vritet edhe vellai i tij Vasil Foto Rexho ne kryengritjen qe shpertheu ne ate vit. Etja per liri shuhej vetem me gjak trimash qe skerkonin as fame e as levdate,te cilet endren per te qene te lire e kishen me te forte se domosdoshmeria per te patur diell. Prandaj ata shpesh perdornin shprehjen."Sepse ky dielli yne ka cipe".

Pa asnje hezitim mund te themi se me veprimtarine e tij dr Jani Rexho u kthye ne simbolin e njeriut qe mbart te verteten mbi supe.Kapedanet e bregut.Kasnacajt ne Vuno.Lekajt ne Qeparo,Kocanajt ne Dhermi.Cakallajt ne Pilur etj dhe Gjolekajt ne Laberi u lidhen me fort se asnjehere tjeter per te sjellur sa me shpejt diten e shumpritur te pavarsise.Ne skenat e gjeopolitikes aktore te rinj hartonin akte skllaveruese per truallin shqiptar. Nje pale ajo turke kerkonte vazhdimin e sundimit mbi keto troje duke shpalosur "Hyrjetin" me zbatues xhon turqit,ndersa pala tjetergreke po pergatisnin ne erresiren e imagjinates skllaveruese "Megalidhen" e tyre, rober te se ciles sic po e verteton koha do te behen vet autoret.

Ne nentor 1908 dr Jani Rexho me nje grup bregasish shkojne ne Janine tek Valiu per te  paraqitur protesten e krahines se Himares per heqjen e venomeve 4 shekullore qe gezonte kjo krahine qysh me 1515 nga sulltan Sulejmani e cila qendronte e shkruar ne porten e larte ne  "sene te bakerte". Valiu i ri i ulkonjes se vjeter perdori  taktiken djallezore te buzeqeshjes se krehur me pabesi, duke i percjellur me shprehjen standarte se do e dregoj shqetesimin tuaj ne Stamboll dhe sa doli dergata nga zyra e tij u prangos ne qelite e erreta e me lageshtiren e fameshme te Janines duke i mbyllur ne dollapet e sigurise se larte.Dr Jani Rexho zoteronte 4 gjuhe te huaja dhe njohjet e tij te shumta ben qe ne zyrat e Valiut turk te trokiste konsulli francez i cili  njihej me  doktorin  ne takimet qe organizoheshin ne ate kohe me inteligjencen e re ballkanase ne  kryeqendren evropiane ne Paris. Konsulli i kerkoi Valiut lirimin e menjehershem te doktorit.I papergatitur per kete nderhyrje Valiu u detyrua ne prezencen e konsullit te theriste doktorin dhe ti komunikonte lirimim duke u justifikuar se ishte nje gabim i administrates se tij.Eleganca false e Valiut u ndesh me mirsjelljen orgjinale te dr Janit."Shpirti yt qe digjet nga padrejtesia e bere nga nepunsit e paformuar te tu, nuk besoj se do te qetsohet pa liruar edhe shoket e mi te cilet po ashtu si edhe une dergjen ne bodrumet e lagesht te perandorise suaj. Na lini te lireatje ne gerxhet e Himares,ku botes tjeter nuk i vjen asnje e keqe nga ne". Cipa e hirte ebuzeqeshjes se Valiut u ca. U detyrua ligesht ti lirontr te gjithe. Ata u kthyen ne  bregdet ku dhe vazhduan punen e tyre hyjnore per lirine e vatanit te tyre.

Stambollit i duhej patjeter te shtypte levizjet ne zonat qe gezonin nje lloj statusi te vecante per te mos lejuar qe te shperthenin kryengritjet edhe ne zonat e tjera. Ne prill te vitit 1910 dergoi dy mije ushtare nga Preveza dhe rrethuan kalane e Himares me topa dhe armatim tjeter. Dhe kronikani popull memorizon:

Nendeqind e dhjete viti

Vaktin qe shkoi komiti

Thane Himara kryengriti

Ndaj u ckul mytesarifi

Asqer nga Preveza ngriti

Dhe Himares ja verviti

Kryq e ckryq topat i ngriti

Ate dite e te xhumane

Vane djemte e bregut vane

Dy mije turq dual ndane

Me topa me xhebehane

Rreth e rreth e bene fshane

Jani Rexhua si astriti

Permbi male sokelliti

Djemte e bregut sec i ngriti

-Ku jeni o leondare

Merrni sepate e hanxhare

Turkut le ti bejme vare

Se sulltani do na marre

Venomet qe na i lane

Ata stergjysherit tane

Ja i mbajme, ja shkuam e vame

Aferim o bregu i detit

Sju bere raja dovletit.

Himara i rreshtoi forcat e saj ne dy fronte. Njerin brenda kalase me djem vendas dhe frontin tjeter me djem bregas qe erdhen nga te gjitha fshatrat e bregut dhe laberia e u vendosen pas kraheve te ushtrise Turke. Ne keto kushte ushtria turke terhiqet nga beteja. Mytesarifi i kerkon dr. Rexhos qe ne shenje paqeje ti dorezonte dy-tri pushke qe tja conte sulltanit ne stamboll. Dr Rexhua futi duart ne xhepat e jelekut te tij, nxori dy-tre lira flori dhe ja dha mytesarifit:"Urdhero dhe bleji ne pazar ato arme se bregasit nuk i dorzojne pushket as te miku e as te armiku. Mytesarifi  u detyrua ta kaperdi peshtymen e humbjes dhe me fytyren e trazuar u largua neper detin e trubullt.

Paspak ditesh dergata e himares me ne krye Dr. Rexhon mberine ne stamboll dhe pas shume peripecishe u takuan me sulltanin i cili pranoi qe Himara te vazhdonte te kishte te drejten e venomeve. Ketu mbyllet kapitulli i Himares me Turqine dhe fillon nje tjeter kapitull akoma me i veshtire me plagtheres me fqinjin jugor greqine.

Me 5 nendor 1912 disa dite para se te shpallej panvaresia e shqiperise, ne nje dite te keqe me furtune dy anije lufte si dy korba mandate u afrohen brigjeve te Himares duke sjellur me vete nje nga njerezit me te erret te Himares Spiro Milon, Spiro Milo dhemohuesin, i cili vendosi shtabin e tij te luftes ne shtepin e te vellait Niko Milo dhe filloi rekrutimin e mercenareve per pushtimin e trojeve te Shqiperise se Jugut. Ka nje kenge te vjeter himarjote qe ther aq thelle pabesine:

Shtepia kundruall fshatit

Rreth e rrotull me avlli

Brenda kapedan Nikolla (Niko Milua)

Si cari atje Rusi

Unaza sa nje rreth saci

Peshon tre oke flori

Guri i saj si gure mulliri

Te verbon me cikendi

Na kerkon djemte per Junane

Po si vete asnjeri

Kerkon te na fute zjarre

Vritemi me vllezeri

Ishte e kuptueshme qe influenca e Dr Rexhos do ti duhej shume Spiro Milos per te arritur qellimin e tij te mbrapshte dhe e ftoi ate per bashkpunim. Ne sheshin "Koleka" te himares fshat Dr Rexhua ka kthyer nje pergjigjr lapidar ku brenda saj eshte esenca historike, shoqerore, politike, etnike, patriotike, vllazerore e ketij burri atdhedashes i lidhur natyrshem me vendin e tij:" O vella! ne ke arrdhur si vella rri e cmallu me ne sa te duash. O vella po ke arrdhur per te na futur ne lufte me vellezerine ngreu e ik se ti nuk je vella". Pas kesaj pergjigje ishte e pritshme qe inati i Spiro Milos do te derrthte plumba mbi shpinen e Dr Rexhos por asnjehere pabesia nuk goditi ne shenje. Pas betejes se turpit i humburi u largua ne fund te vitit 1912 me anijet e tij te luftes ku ne to nuk ngarkoi me andart se ata ishin thyer e ikur por turpin e historise te cilin dy aniet e zymta greke mezie e transportonin. Ajo peshe turpi do te kalonte herepasehere neper supe te tjere dhemohuesish te cilet te kerkojne mekot neper humnerat e historit gjurmat e ngjolles.

Dr Jani Rexho vdes me 1914 nga nje semundje e rrende por shtatorja e tij e shkembte e bregut me diell te Himares do te jete sa madheshtore aq dhe origjinale, sa humane aq edhe hyjnore, sa njerrezore aq edhe tokesore, sa historike aq dhe patriotike. Ne kete njeqindvjetor te panvaresise patjeter qe ai duhet te shkelqeje me shume. Asnje rre smund ta hiezoje me,asnje ze smund ta sfumoje me. Ne panteonin Shqiptar Dr Rexhua eshte margaritari i Himares.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora