Kulturë
Alban Voka: Kalaja e Krujës
E shtune, 29.09.2012, 09:49 AM
KALAJA E KRUJËS SIPAS BURIMEVE ELEKTRONIKE
Mbi një shkëmb
të thepisur në vendin ku kryqëzoheshin sinjalet midis Petrelës, Prezës, Rodonit
e Lezhës, për nga shikimi i vrojtuesit tretej deri thellë në det, atje u ndërtua
kalaja e Krujës. “Zotëruese” e qytetit, fushës, brigjeve të detit, ajo zë edhe
një pozicion të veçantë në historinë e kombit shqiptar, në tipiken e
fortifikimit mesjetar, në mënyrën e furnizit me ujë. Kryeqendër qysh në shtetin
e arbërit, me kthimin e Skënderbeut kalaja e Krujës u bë kryeqendra e eopopesë shqiptare
në qëndresën kundër pushtimit osman. Emri i saj dhe i Skënderbeut u bënë të njohur
në të gjithë Europën e asaj kohe. “Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat,
për të gjithë popujt dhe emrin tuaj le ta kurorëzojë një formë e amshueshme” – kështu
e përgëzonte Skënderbeun dhe Krujën Republika e Raguzës më 1452.
Kur u ndërtua
kalaja e Krujës dhe Muzeu Kombëtar Gjergj Kastiroti - Skënderbeu
Zanafillën
kalaja e ka në shekujt V – VI. Ndoshta kjo është e lidhur me braktisjen e
qytetit ilir Albanopolis, të cilin Ptolomeu e përmend si qytet në tokën e albanëve.
Kalaja i hodhi themelet mbi muret e një vendbanimi ilir të shekullit të tretë para
erës së re. Me emrin Krujë kalaja përmendet në një dokument kishtar të vitit 879
kohë kur qyteti kishte rolin e një qendre peshkopale. Ndërtimet e mëtejshme bënë
që nga fundi i shekullit të dymbëdhjetë kalaja të marrë formën e plotë dhe ka
shërbyer si qendër e garnizioneve dhe guvernatorit bizantin. Gjatë mesjetës
sistemi i fortifikimit të kalasë është përsosur e rindërtuar disa herë, veçanërisht
pas tri fushatave të mëdha osmane (1450, 1466, 1467). Tërmeti i fuqishëm i
vitit 1617 si dhe shkatërrimet masive nga osmanët pas shtypjes së kryengritjes
të vitit 1832 i sollën dëmtime të mëdha kalasë. Disa rregullime që ju bënë gjatë
shekullit të XIX nuk munden t’i kthenin shkëlqimin e dikurshëm.
Kalaja e
Krujës ka një pamje eliptike me sipërfaqe
Hyrja kryesore e kalasë është vendosur nga VL, ndërsa një hyrje e dytë në formë tuneli, është e vendosur në JP. Në pjesën më të lartë të kodrës të fortifikuar, në shekullin XII – XIV u ndërtua selia e feudalit. Pranë rrënojave të kësaj selie janë ato të një kishe dhe lartësohet kulla e sahatit. Kalaja është e banuar. Ekzistenca e banorëve në kala evidentohet me dokumente të hershme historike. Një gjë e tillë dëshmohet nga një vendim i perandorit bizantin Androniku II Paleologu, i cili në tetor 1286 u rinjeh banorëve të kalasë privilegjet e veta dhe “... të gëzojnë gjithçka si brenda ashtu edhe jashtë kështjellës”.
FOTO:
Pamje e përgjithshme
e kalasë
Beteja e
Albulenës
Kuvendi i
Lezhës - 2 Mars 1444
Hyrja në oborr
të Kalasë
Dokumentet
e shkruara nga vetë Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Skulptura
e Heroit tonë Kombëtar
Dhomat e
familjes së Gjergj Kastriotit
Karriget
ku u ulshin atëherë familjarët dhe vizitorët e Skëndërbeut
Beteja e
Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator, 1457
midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një forcë ekspedite te
forcave te perandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut
kundër osmanëve në fushë të hapur.
(Zgjodhi
për Zemrën Shqiptare nga Forumi Katolik Rinor: Alban Voka)