E premte, 26.04.2024, 09:00 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Jo ”Bunga- bunga”, por luftë korupsioni

E shtune, 15.09.2012, 05:59 PM


Jo ”Bunga- bunga”, por luftë korupsionit.

Rregulla jote e parë  le të jetë:nderoje vetvehten. (Pythagoras)

Nga Zejdush Kastrati

Të shtunën e kaluar, në Prevallë ,në njërin nga hotelet ku jo rrallë, kanë pushuar, dhe janë akomoduar, edhe liderët e rajonit,pushonte edhe një përson  i Eulex-it,gjegjësisht një përsonalitet nga një shtet me ndikim të madhë në Bashkimin Europian e më gjërë, dhe,  meqë, ishte,  në shoqëri, edhe të një kolegeje, time, nga Anamorava, që e njihja kaherë, pas ftesës, që ti bashkohem, sa  për një kafe ,iu bashkangjita, dhe gjatë një ore, sa qëndrova me ta ,e vetmja gjë, që më la përshtypje,ishte shqetësimi, që po përjetonte, ky zyrar  i Eulex-it,për shkak, se, ditë më parë, kishte marrë, konfirmimin, se së shpejti, do të përfundonte mandatin e tij  në Eule-x, dhe, do të kthehej, në shtetin  e tij, prej kah, kishte ardhur, disa vite më parë,edhe para se të bëhej pjesë e Eulex-it.

Kuptohet,ajo, që, sipas mendimit dhe gjykimit tim, verehej  tek ky përson,  ishte, se ai, ishte,  i tërhequr në vehte, fliste shumë pak,pinte verë të kuqe, dhe sallata e menza, që i ishte servuar, dhe  shtruar në tavolinë, si duket, nuk i bënin përshtypje,apo e kishte mundur, andaj, dukej , i hutuar dhe mjaft, i mërzitur.

Fliste me admirim, për Kosovën dhe kosovarët,por në veqanti, lavdëronte dhe fliste në superlativ për natyrën, ushqimin,atmosferën, dhe ambientit shumë atraktiv  që ka Kosova,duke përmendur malet e Brezovicës, Prevallës,por edhe  grykën e Rugovës, që i kishte vizituar shumë shpesh me “shoqëri”,siq deklaronte ai.

Nuk fliste, fare për punën që kishte bërë, në Eule-x,e në veqanti, ishte, shumë i tërhequr për, tu deklaruar, rreth aferave të ndryshme, që kishin ndodhur, gjatë kohës, sa ishte, edhe ai në Kosovë, e që kishin të bënin me “peshqit e mëdhenjë”,por kur,unë kërkova të largohem dhe  u përshëndetëm, e vetmja fjali që  e tha, ishte, se, edhe pas mandatit që po e përfundon,  ai sërish do të kthehet, në Kosovë, dhe se,përjetë,  do të jetë, mik i Kosovës dhe kosovarëve.

Mendova, se, ku mund të bëjë, këtë jetë tjetër kund, ky njeri,me këto të mira,  që e kanë përcjellur, në vazhdimsi, e në këtë moshë,pos në Kosovë.

No coment !

E ktheva “filmin mbrapa”, dhe paramendova kohën pas vitit 1999,kur në Kosovë ishin stacionuar shumë mekanizma ndërkombëtarë,në veqanti , Unmiku, me nje stafë shumë byrokratik e numerikisht  të madhë,me Ivo Shans si administrator i parë,pastaj Marsel Chantalan, Bob Simons, e shumë të tjerë, që vendosnin për rajonin e Gjilanit e  disa edhe për sektorit të Lindjes,punën e parë që bënë ata, në radhë të parë, patën regrutuar nga stafi vendor, njerëzit dhe përsonalitetet më të dyshimtë për ne kosovarët,pra, ata që  patën shërbyer me devotshmëri edhe  gjatë kohës së monizmit të Titos,por disa edhe regjimit kriminal të Millosheviqit, dhe  të parët i futën, ne vaqanti, në Polici .Gjyqësor,  të cilët, betoheshin, se do ti shërbejnë me devotshmëri edhe këtij pushteti.

Një pjesë e këtij stafi vendorë, i shërbenin stafit ndërkombëtarë të Unmikut , dhe më me besnikëri, gjatë ditëve të  vikendit,  sidomos në Brezovicë ,kur, ahengjet zgjasnin jo vetm  dy ditë vikendi,kuptohet me vajza të reja dhe të bukura, të cilat me siguri , arsyetoheshin  para prindërve dhe të afëmëve ,se janë në “trajnime profesioanle” ,por ajo  atmosferë që krijohej ,nuk  mund të quhej ndryshe ,por ,i gjasonte ahengjeve , “bunga-bunga”të Berluskonit të sotëm,dhe vërtet, edhe disa nga ata, kur e patën lëshuar Kosovën,përkatësisht Gjilanin,u patën mërzitur shumë, dhe kjo mërzi, u pat kurorzu më vonë, për disa “matufë”, edhe pse në moshë mbi 55 vjeqare, me martesa, e vizita të shumta, edhe pas përfundimit, të mandatit të tyre.

Këto ditë,kur edhe për dy vite iu vazhdua mandati Eulex-it,Misionit Evropian për Sundimin e  Rendit dhe Ligjit, i cili numron afër 3ooo të punësuar,( 11oo vendor) me një bugjet prej  mbi 2oo milion euro për 16 muajt e fundit, shumë mirë na kujtohet,në fillim , kur pat ardhur dhe pat zbarkuar në Kosovë, para 4 vitesh , na pat premtuar se do të bëjë shumë punë,dhe , nga respekti,dëshira por edhe nevoja, se  gjërat do të marrin kahje pozitive,në veqanti në luftimin e korupcionit dhe veprave kriminale,pritjet për rezultate, kanë qenë, shumë më të mëdha,andaj  në këtë drejtim,   ka vend edhe për shumë kritika.

Pa Eulex-in,  edhe si  i këtillë, sic ishte deri më tash, disa afera dhe skandale, as që ka pasur gjasa, se do të hetoheshin ndonjiherë  nga policia apo  Gjykatat kosovare, e që  disa  edhe janë në procedurë hetimore, dhe pa marrë parasysh, vonesat, ,me siguri, rezutate do të ketë,andaj pa këtë komponent ndërkombëtare, në veqanti, gjyqësori kosovarë, i cili, identifikohet, skajshmërisht i politizuar dhe klanizuar,por edhe i koruptuar,në masë edhe më të madhe do të shtonte pasiguri,por edhe anarki, e shtim krimi e korupcioni, me cka, Kosova, do të zhytej, në një situatë, edhe më të rëndë, sa i përket sundimit të Ligjit.

Tash, kur kësaj komponente, iu vazhdua mandati, edhe për dy, vite,në radhë të parë, për ata, që, janë, në Institucione të Kosovës,e që, e kanë edhe barrën kryesore të përgjegjësisë,dhe të cilët, dëshirojnë, ti qojnë, proceset, përpara,(në veqanti pas përmbylljes së Pavarsisë së mbikqyrur),pastaj, edhe,  për ato, media, e atë shoqëri civile, që ,nuk, është, futur, në kthetart e klaneve e diktateve, të politikës, ditore ,por, edhe  ata,  që, e quajnë, vehten ,intelektualë,(nëpër ndeja ka mjaftë të tillë që po na shesin mendë), është momenti i duhur, që të ngrejnë zërin, dhe të kërkojnë, pikërisht, nga ky Mision, që në vazhdimësi, të mos,  promovoj spektakle mediale,me rastin,e arrestimeve, të mos bëjë selektimin e dosjeve sipas dëshirës së shefit të Eulexit,të mos premtoj herë, vere e here, dimër të nxehte, por të sillet konform rregullave, që do ti zbatonin, në shtetet e tyre, prej nga vijnë.

Zaten,jemi dëshmitarë, kur disa nga stafi i këtij Misioni, pos që bëjnë arrestime e bastisje në stilin e kaubojve të Teksasit,edhe kur vozisin sillen si adoleshent, edhe kur parkojnë sillen si të ishin  nga Bangladeshi , veprime ,për të cilat,nga shtetet prej nga vijnë ,do të ndëshkoheshin rëndë, edhe nga organet e atyre shteteve ,por edhe popullata e atjeshme.

Pra, të startojmë e veprojmë, edhe ne,përafërsisht, si bëjnë e sillen banorët  e Londrës, Parisit,Berlinit, Romës…kur është në pytje interesi i shtetit ,me cka  edhe reflektojmë ,atdhedashuri,kulturë shtetëndëtimi dhe vlera, për të cilat, në shtetet, me demokraci të mirëfilltë, sakrifikohet gjithëcka,në të kundërtën, gjërat, mund të komplikohen, edhe më tepër.,dhe edhe ky mandat  dyvjeqar i Eulex-it, për disa nga stafi i këtij misioni ,më shumë do të kaloj nëpër ndeja hoteleve e salloneve të natës,se sa, do të kryenin punën, për cka janë  deklaruar.

Eule-x Kosova,po ,por jo si Unmiku,dhe Eulexi i 4 veteve të kaluara,kur  dominuan storie me veprime  e devijime, që irituan e shtuan pezm e mosbesim,por na duhen veprime, me rezultate konkrete,  në sferat, për të cilat edhe iu vazhdua mandati.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora