E premte, 26.04.2024, 08:09 PM (GMT+1)

Mendime

Sqarim mbi deklaratën publike nr. 7 të zëdhënësit politik të FBKSH-së

E enjte, 10.04.2008, 07:07 PM


SQARIM MBI DEKLARATËN PUBLIKE NR. 7 TË  ZËDHËNËSIT  POLITIK  TË  FBKSH-SË :
 
NUK DUAM TË VRITEMI ME VËLLEZËRIT DHE MOTRAT TONA,SI AS DHE ME ALEATËT TANË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS...!

- Veprimet e Njësiteve Elite të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), fillimisht në Zonën e Besjanës dhe më pas edhe në pjesën Veriore të Mitrovicës, gjatë vjeshtës së vitit 200, kemi gjykuar se kanë dhënë rezultatet e duhura. Këtu mjafton të përmendim Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ve, Z. Ban Ki MUN,në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimt të OKB-ve, si dhe dërgimin e mbi 200 trupave (marinsave) amerikanë në Albanik (ish Leposavic), veprime këto që mundësuan përshpejtimin e përcaktimit të statusit të Kosovës.

- Pas shpalljes së "Pavarësisë së Kosovës", Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH), në një nga Mbledhjet e tij (mars 2008), gjykoi që strukturat elite të AKSH-së, të mos ndërmarrin asnjë veprim luftarak në territorin e Republikës së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe Kosova Veriore, ku ligjin vazhdojnë ta bëjnë bandat kriminale serbe, sepse në rastin konkret luftëtarët e luftetaret e AKSH-së do të futeshin brenda gërshërëve, duke luftuar ballë-për-ballë me bandat kriminale, por që prapa edhe shpinë mund të goditeshin nga aleatët tanë (KFOR) dhe bishti i tyre me emrin TMK, ku kemi djemtë dhe vashat tona, bashkëluftëtarët e bashkëluftëtaret e llogoreve tona të përbashkëta në luftën e Kosovës, nën uniformën dhe emblemën e bukur të ish-UÇK-së.

- Bazuar për sa më sipër theksuam, kemi gjykuar se nëse vërtetë institucionet vendore (Presidenti, Parlamenti dheQeveria) të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare (UNMIK, EULEX dhe KFOR) dëshirojnë të rivendosin rendin dhe qetësinë në Republikën e Kosovës, si dhe të zbatojnë Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila vazhdon të mbahet në fuçi në Kosovë, lirshëm le të na e kërkojnë ndihmën tonë dhe ne këtë do t'ua ofrojmë pa më të voglin hezitim. Këtë mund ta bëjnë përmes Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (në Tiranë).

Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr.Bashkim MITROVICA (D.V.),

Shefi i SH P të AKSH-së,
Gjen. Korab TOPLICA (D.V.),

Shefi i D Q të SKSH-së,
Prof. Dr. (Kolonel) Clirim PRESHEVA (D.V.),

ALBANIK, 08 / 04 / 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora