E hene, 29.04.2024, 03:36 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Shqipërinë do ta bëjme!...

E diele, 06.04.2008, 03:00 PM


SHQIPËRINË DO TA BËJMË! ...

Nga Kristina Rasi

 "Shqipërinë e pa bërë bëje të bërë, bëje ose vdis!...
( Mr.Ukshin Hoti ).

Përkundër përpjekjeve të pareshtura të armiqve tanë, dhe të qarqeve të brendshme  reaksionare; që popullin tonë ta mbajnë të pushtuar, pasi e  kishin copëtuar në gjashtë pjesë, shtresat e ndryshme popullore, atdhetare shqiptare, të udhëhequra nga FBKSH-ja  dhe strukturat e saj;  janë shumë të vendosura që amanetin e Kryetarit të Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI, i cili na mëson me moton  e tij revolucionare;  ashtu si edhe Baca Adem JASHARI (Komandanti i Nderit të AKSH-së) dhe e gjithë plejada e tyre, që luftën çlirimtare  e bënë realitet, ta çojnë deri ne fund dhe Shqipërinë e pabërë ta bëjnë të bërë, ta bëjnë;  ose te vdesin!..

„Shqiptar, mos rri po duku , shqiptar“
( Andon Zako Çajupi )

Ky kushtrim i  poetit të madh atdhetar shqiptar, duhet të hyjë thellë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, kjo na obligon të gjithëve që të zgjohemi nga gjumi shekullor, sepse ,  kur dihet që armiqtë tanë që janë të shumtë;  natë e ditë po punojnë për të dëmtuar dhe për të shkatërruar gjenin shqiptarë dhe për ta penguar kombin tonë ta ribashkojmë Shqipërinë Natyrore.. 

Nuk mundem pa përmendur këtu deklaratën e kryetares se parlamentit të Shqipërisë administrative zinj. Jozefina Topalli dhënë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), menjëherë pas marrjes së ftesës së Shqipërisë Londineze  për të hyrë në NATO.

...Ndër të tjera ajo deklaroi:  „ky është një vit i shqiptarëve , më 17. shkurt 2008  “fituam” Kosovën e pavarur dhe tani më  3 prill  2008 Shqipëria u mori ftesën për në NATO“ !

Por ,  zonj. Topalli harroi  të përmendi se kanë mbetur shumë gjëra ende  pa u bërë, ajo anashkaloi krejtësisht , fatin e trojeve të tjera shqiptare të mbetura jashtë trungut amë; ajo e harroi domosdoshmërinë  e ribashkimit të trojeve shqiptare, kur dihet që  ajo si kryetare e parlamentit duhet të  jetë e gatshme që në çdo kohë dhe në vend  t´i  mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që gjenden ata;  dhe t´i  mbrojë ligjet shqiptare, për këtë  atë e detyron  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Londineze.

Në anën tjetër z. Berisha shprehi keqardhje të madhe që „Maqedonia“ nuk mori ftesën për në NATO!!!
Kjo, natyrisht është dhe një hipokrizi dhe verbëri e tij politike!

Shumë më mirë do të ishte që z. Berisha të shprehte keqardhjen për popullin e tij  që me shekuj po vuan nën sundimet sllavo-greke.

Aty, në  tavolinën e diplomacisë botërore , ta demaskonte politikën reaksionare shoviniste maqedonase !

Por, s´ka se si të ndodhte ndryshe!

 Prej të pabesit, nuk pritet nderë dhe besnikëri!

Përkundër këshillave, presioneve, paralajmërimeve të aleatëve të NATO-s, dhe në fund dhe vet shpresës të  kryetarit, Bush, se “Maqedonia do të merr ftesën në NATO”, , shteti grek për shkak të emrit nuk pranoi që  Maqedonia të merr ftesën  për të hyrë në NATO.

Ndërsa,  “politikani largpamës” i Shqipërisë Londineze  nuk kishte guximin qytetar , nuk ishte i gatshëm të thoshte asnjë fjale te vetme për padrejtësitë që po ua bënë  „Maqedonia“ shqiptarëve të Iliridës!!!

Nga kjo me të  drejtë konstatoj që: përderisa, vet udhëheqja shqiptare nuk e respekton Kushtetutën e shtetit tonë amë;  atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare siç është  Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB-ja)  po e ka  lehtë që t´i  shkelë të drejtat dhe liritë  tona kombëtare , dihet që vet (OKB-ja) ka miratuar shumë  Rezoluta dhe shumë ligje për të drejtën e popujve dhe kombeve;  vlen të theksohen   këto Rezoluta:

1. REZOLUTA Nr. 1514 e datës 14.12. 1960 në të cilën theksohet: „ Integrimi i një territori etnik duhet te jetë rezultat i shprehjes se vullnetit të  lirë të  popujve të  atij territori“

2. REZOLUTA Nr. 2625 e datës 20.12.1970 mbi parimin e barazisë dhe vetëvendosjen se popujve: „Krijimi i shteteve të  pavarura  dhe sovrane, bashkimi i lirë  me ndonjë shtet tjetër të  pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që  mbështetjen e ka ne realizimin e se drejtës së vetëvendosjes, prandaj çfarëdo forme tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të  caktuar, duke e sjellë  kësisoj atë në pozitë të  pabarabartë dhe të varur; përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të  drejtave të  barabarta të  atij populli“

- Pra, OKB-ja  vet i  ka e miratuar këto dokumente të rëndësishme të cilat garantojnë lirinë dhe shprehjen e lirë të popujve nëpërmjet një Referendumi.

- Tani me të drejtë shtrohet pyetjet: pse nuk vlejnë këto Rezoluta për kombin shqiptar?!

- Pse OKB-ja, po e klasifikon kombin shqiptar  si komb  i dorës së dytë?!

- Pse , kombit shqiptar t´i mohohet e drejta e ribashkimit?!

Prandaj, konsideroj që ne, shqiptarët duhet  t’i dimë të drejtat tona, të këmbëngulim deri në fitore për  të drejtat tona, të luftojmë me të gjitha format dhe mjetet që i lejon e drejta ndërkombëtare ; për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë dhe të ribashkimit të kombit.!

Të  mos lejojmë më tutje askënd t´i  kolonizojë tokat tona, të mos lejojmë askënd të na asimiloj  e të na përçajë me dinakëri , por të jetojmë dhe të vdesim shqiptarë dhe të bëjmë për Shqipërinë Natyrale.

Është  domosdoshmëri  historike dhe jetike që Shqipëria të bëhet një dhe e pandarë , që Shqipëria të ribashkohet, që Shqipëria të përparojë si vendet tjera të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë!...

Zvicër, Më 6 Prill, 2008  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora