Mendime
Adnan Abrashi: LDK-AAK, mundësia e një unioni të ri partiak me Ramushin??!
E shtune, 05.04.2008, 01:05 AM
LDK-AAK, MUNDËSIA E NJË UNIONI TË RI PARTIAK ME RAMUSHIN??!
Nga Adnan Abrashi
![]() |
Adnan Abrashi |
Edhe pse, personalisht nuk jam ndonjë militant i AAK-së, togut të këtyre ngjarjeve të mëdha favorizuese për ne shqiptarët, unë do t’ia bashkëngjitja edhe një moment tjetër tejet të rëndësishëm me karakter gjithëkombëtar: lirimin nga përgjegjësia dhe shpallja e pafajësisë për Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës. Duke e lartësuar edhe këtë ngjarje në një fitore të madhe gjithëkombëtare, assesi ky moment nuk duhet të merret si pretekst gëzimi dhe kremteje vetëm për anëtarët e ngushtë dhe simpatizantët partiak të AAK-së, por, rëndësia e saj duhet ngritur në nivelin e një triumfi historik dhe gjithëkombëtar. Edhe lajmi i hidhur për dënimin e Lah Ibrahimajt me 6 vjetë burg nga ana e kësaj gjykate, aspak nuk duhet konsideruar si fajësi të tij, por vetëm si një viktimizim të qëllimshëm nga ana e kësaj gjykate në emër të arritjes së ndonjë baraspeshe nacionale të politikave të çuditshme ndëshkuese që ajo po i aplikon.
Të gjithë e dimë mirë se fitorja në këtë proces penal ndërkombëtar gjyqësor të rastit Haradinaj dhe shokëve tjerë, nuk është vetëm një përballje e përgjegjësisë individuale të tyre karshi drejtësisë ndërkombëtare, por, njëkohësisht kontribut i drejtpërdrejtë për dështimin e shumë skenarëve të errëta të dashakçinjëve tanë, me të cilat me çdo kusht është tentuar që edhe neve shqiptarëve të na paraqesin para botës si popull me prirje gjenocidale.
Shkurt e trup, Ramush Haradinaj me shokë, në Gjykatën e Hagës nuk u gjykuan si komandant dhe ekzekutor paranoid ushtarak të cilët kishin rebeluar nga përfillja e rregullave të etikës luftarake, por, në prapavijën e këtij procesi të montuar, fshihet tendenca e qartë e njollosjes dhe komprometimit në përgjithësi të luftës tonë të drejtë popullore të udhëhequr nga UÇK-ja për çlirim kombëtar.
Jam më se i bindur se shumëkush në këto çaste ngazëllimi, lirimin e Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajt, përgjithësisht do ta konceptojnë mu nga ky këndvështrim, por, unë, këtë realitet, pa dyshim, të paharrueshëm, kremtues, euforik dhe patjetër kalimtar,do ta shikoja jo vetëm nga perspektiva e së tashmes por edhe të së ardhmes; nga karizmi dhe personalitetit autoritar i Ramush Haradinajt, i cili, sigurisht, me kyçjen e tij aktive në politikë, do të ndikoj kualitativisht në ndryshimin e raporteve aktuale të baraspeshës politike kosovare.
Praktikisht, sikur po vërehet nga të gjithë, sot në Kosovë, si brenda institucioneve legale ashtu edhe jashtë tyre, as që mund të thuhet se ekziston ndonjë opozitë e fortë dhe e mirëfilltë politike. Ardhja e Ramushit në këtë moment të duhur në krye të AAK-së, jo vetëm se organizativisht do t’i konsolidoj rrallët e kërij subjekti momentalisht të hendikepuar politik, por me “pedigren” e pasuruar edhe me vet këtë akt të lirimit si ngallnim, ka gjasa që ta favorizoj partinë e tij në një subjekt perspektiv politik për zgjedhjet e ardhshme që patjetër priten të mbahen para kohe. Kuptohet, ky konstatim i imi do të shpaloset si profeci e qëlluar, vetëm nëse: së pari z. Haradinaj do t’i pastroj radhët e kësaj partie nga disa individëve të komprometuar duke u freskuar me anëtarë të rinj dhe profesionist; nëse deputetët e partisë së tij do të tregohet si zëri i fuqishëm dhe opozitë reale në parlamentin e Kosovës; nëse me udhëheqjen e tyre do të kenë rezultate konkrete në disa komuna ku AAK-ja aktualisht është në pushtet...
Në këto rrethana, pas ardhjes së PDK-së në pushtet dhe favori i saj me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kthimin e fuqishëm të Ramush Haradinajt në skenën politike kosovare, patjetër se do ta sfidojnë edhe shumë e shumë“NËSE” tjera.
Nnëse e kemi parasysh se LDK-ja, në këto momente aktuale, seriozisht po ballafaqohet me disa trauma të brendshme dhe të jashtme “post –koalicioniste” me PDK-në, dhe, nga ana tjetër, duke njohur orgjinalitetin veprues dhe guximin politik te z. Haradinajt, nuk është aspak e papritur as parashikimi i një mundësie të nisjes së negociatave me aleaten e vjetër LDK-në, për arritjen e një unioni apo shkrirje të tyre në një subjekt të ri politik.
Kjo ide, ndoshta për shumëkë duket e pabesueshme, por, politika, gjithnjë është arti i së mundshmes...
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Demostratat 1981 në Istog, pushteti pushtues, serbomalazezet dhe shqiptarët e pushtuem
Xheladin Hamza: Poezi për Ramushin
Selim Hasanaj: Urime ftesa për antarsim në NATO atdheu im, shteti im dhe populli im
Deklaratë publike nr. 6 e zëdhënësit politik të FBKSH
Selim Hasanaj: Dhuna dhe represaljet mbi popullin shqiptare ne Istog pas demonstrates se 1981
Intervistë me kryetarin e Frontit për Bashkim Kombëtar, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica
Arjan Konomi: Shqiperia e dyte
Besnik Prishtina: Respekt familjeve patriotike
Adnan Abrashi: Krenari është të jesh nacionalist?!
Agim Gashi: Vinë Skyfterat
Kristina Rasi: Intervistë me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Nazmi Rudari: Poezi përditëshmërie
Paul Tedeschini: Mbeshtes Konferencen e Vendeve Islamike per “Mosnjohjen e Pamvarsise se Kosoves”!
Baki Ymeri: Fushata rumune për njohjen e pavarësinë e Kosovës<BR>
Paul Tedeschini: Tokat shqiptare mbrohen nga Bashkimi Europian!
Avni Klinaku: Gjigantët e historisë dhe liliputi i pavarësisë
Selim Hasanaj: Vëllaznit Afrim dhe Bashkim Meshi - Kreshnikët e Nëngurrës së Istogut
Adnan Abrashi: Heshtja e popujve është mësim për mbretër
Nazmi Rudari: Atdheu në fotografi e fjalë
Arbën Xheferri: Edhe-Edhe