E premte, 26.04.2024, 11:55 PM (GMT+1)

Mendime

Rakip Megjuani: Ardhacakët serbë (II)

E merkure, 09.04.2008, 05:02 PM


Ardhacakët serb u bënë shtet në tokat shqiptare

-Srpski doselenici postali drzava na Albanske teritorij-
- Shkrim sipas historiografisë serbosllave- Izvori: po historiografiji serboslava.

Pjesa e dytë

Harta është marrë nga libri Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997
-Nova Enciklopedia. A-K. V.Karagjiq Beograd 1997. Fq.481: Dardanët fis Ilir, popullonin krahinat rreth Moravës Jugore, Ibrit dhe Toplicës, nga Shkupi në jug e deri në Nishë në veri. Fq.929: Teritori i Kosovës në kohën e Dioklecianit ishte provincë e veçantë dardane. Fq.801: Në shek.VII popullimi sllav ka përfunduar, dhe vendosja e tyre në Ballkan kontriboi në forcimin e Bizantit politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Shtetet e para: Karantania, Kroacia, Zeta dhe Rashka, nën ndikimin e Bizantit pranuan krishterimin.
-Dr.Zhivadin Joviçiq, Libri(Kniga): Srbija Geografska Stvarnost i Vizija. Beograd 1992. Fq.(str.)18: Pas vdekjes së Car Dushanit më 1355 ka ardhë deri te rënia e fuqisë së mbretërisë Serbe dhe njëkohësisht vjen deri te depërtimi i turqëve në Siujëdhesen Ballkanike.
-Dr.Milovan Obradoviq, Libri(Përparimi 4) 1989 Prishtinë, Fq.445-6: Në Betejën e Kosovës udhëpërshkruesit turqë thonë se Lazarit i ndihmuan bullgarët,shqiptarët,vllehët,hungarezët,gjermanët dhe çekët....Bajaziti e përshkruan vdekjen e Muratit dhe thotë se atë e vrau ''me emrin Milosh Kopiliqi''...nga Kosova.
-Nova Enciklopedija Jugosllavie 6 Zagreb 1965 Fq. 296: Nga Diokleciani, Nishi i takonte provincës së Dardanisë. Konstantini i Madh ishte i lindur në Nishë.
Me reformën administrative 1868 qarku i Nishit (mutesarifluk) me rrethet: e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokuples, Kurshumlis, Leskovcit dhe i Vranjes përfshiheshin brenda vilajetit të Kosovës.Fq.363: Me hatisherifin e vitit 1833 Sërbia teritorialisht u zgjerua me 6 nahije...
-S.Stojanoviqi, Prilozi prouçavanja narodne poezie (kontribut i studimeve të poezisë popullore), Vol.7 mars 1933 shkruan: Se deri në vitin 1500 nuk ka as një gjurmë serbe në Kosovë, po në Fq.187 të nr.II. v.1938 e njejta revistë shkruan: se Ohri me rrethinë krejtësisht është i banuar me Shqiptarë.(marrë nga libri Universiteti i Prishtinës Fak. i Shkencave Matematiko-Nat.Buletini 12 Prishtinë 1998 Kosova dhe shqiptarët, Sherif Maloku, Gani Gashi).
-Vasa Çubriloviqi ''Politiçki uzroci seoba na Ballkanu od 1860-1880, GGD, Beograd 1930: për habi pranon se viset e Prokuples, Kurshumlisë, Leskocit deri në Nish quheshin ''Shqipëria në Toplicë''.(''Arrnautlluk u Toplici'') po libri buletini 12.
-Dr.Zh.Joviçiq,Fq.16 shkruan: Sipas mendimeve të disa hulumtuesve në kohën e kryengritjes së II-ë serbe më 1815, Sërbia kishte rreth 473.000 banorë.Pas bashkangjitjes së 10 qarqeve principatës serbe më 1833, M.Obrenoviqi urdhëroi regjistrimin më 1834, ku u doli numri prej 678.192 ban.
Me hatisherifin e veçant pranohet autonomia e principatës serbe me madhësinë e teritorit prej 37.000 km.2
Më 1878 Serbia fitoi 4 qarqe të reja (të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës), prandaj numri i banorëve të sajë, sipas regjistrimit të vitit 1884 Sërbia kishte 1.901.736 ban.
Në Kongresin e Berlinit më 1878 Sërbisë iu dha suverniteti i plotë dhe e zgjeroi teritorin e vet në 48.000 km.2 (duke ia bashkangjitur 4 qarqet e jugut).
-Kniga (libri) Kosovo-Kosova Beograd 1973 (Grupa autora serba i albanaca-veçina serba-grup aut.serbë dhe shqiptarë shumica serbë) Str.(fq.)146-7: Turqit dhe shqiptarët filluan të shpërngulen menjëherë pas kryengritjes së I-rë serbe dhe kjo zgjati gjatë tërë kohës së sundimit të Milloshit, Milloshi u angazhua pranë autoriteteve turke qyshë në v.1820 rreth shpërnguljes se shqiptarëve nga ato 6 nahije te cilat iu aneksuan Serbisë vetëm në v.1833. Një pjesë e tyre vendoset në Kosovë....
Fq.169-170: Pas luftave 1876-8 kur valë-valë kemi shpërnguljen e shqiptarëve nga Serbia dhe vendosjen në Kosovë...Qeveria serbe, me gjithë premtimet e dhënë shqiptarëve se nuk do ti prekë,...shpërnguli me dhunë më se 30.000 shqiptarë nga Kurshumlia, Prokupla, Toplica, Leskovaci, Vranja dhe viset e afërta....Shumë vise mbetën të shkreta,...që të krijoj shtetin thjeshtë serb...lufta nën parullën ''për kryq të ndershëm dhe liri të artë''.
Ndërkaq para këtyre luftave, sipas burimeve, në rrethin e Prokuplës kishte 2.054 shtëpi shqiptare dhe 2.031 serbe; në rrethin e Kurshumlisë kishte 1.539 shtëpi shqiptare dhe 638 serbe, në nahinë e Leskovacit, më 1859, nga 320 fshatra 180 ishin ''arnautë''., në Pustarek 1530 shtëpi ''arnautësh'', 63 serbësh dhe 60 jevgj, kurse Veternica...llogaritejse gjindet në ''Arnautlluk''. Me vajtjen e shqiptarëve rrethi i Kurshumlisë mbeti gati pa banorë....
-Sabit Uka, Libri Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-8 bot.Prishinë 1991 fq.73: Identifikimi i Shqiptarëve në Turq. Popullata shqiptare dhe boshnjako-hercegovace qysh në kohën e M.Obrenoviqit u detyrua të tërhiqej nga viset e gjëra të këtyre trevave duke u përqendruar në trojet e Serbisë Jugore, kështu që disa vise, sdm. Toplica, Jabllanica etj. quheshin Arnautlluk. Këto vise Arnautlluk i quante aso kohe edhe vetë ministri i Serbisë, Jovan Ristiqi.
Dr.Sabit Uka, libri 4 Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sangjakut të Nishit fq.90: Një shënim i Tihomir R.Gjorgjeviqit që bën fjalë për Valevën na bindë se si ndryshonte numri i banorëve të një qyteti gjatë një lufte... Valeva para Luftës Austro-Turke (1788-1791) kishte shqiptarë dhe 200 shtëoi krishtere (serbë etj.). Disa familje shqiptare janë asimiluar. Sipas shkencëtarit të njohur Bariq banorët serbë etj që mbajnë kuptimin patronimik Arnautoviq e ruajnë gjurmën e etnosit të mëparshëm.....
Fq.92 Radoshin Trbjeshanin në veprën e tij lidhur me ngjarjen e kryengritjës së parë Serbe thotë: Shumica absolute e banorëve shqiptarë shpërngulet nga qytetet përkatësisht nga qyteza të shumta si nga: Karanova, Krushevci, Paraqini, Rozhanji, Smedereva, Klladova, Beogradi, Shabaci, Aleksinci dhe nga shumë qytete e qyteza të tjera si dhe nga disa pallanka të atyre trevave....
-Sipas Tihomir Gjorgjeviqit në qytete e qytezat të Pashallëkut të Beogradit, shumica e banorëve përbëhej nga ''turqit''. Kjo e dhënë e tij e forcon praninë e madhe të shqiptarëve, boshnjakëve etj.
Fq.99 Dr.Radmilla Triçkoviq: Shqiptarët kryengritës i kishin pezulluar asokohe(1785) shumë rrugë të rrethines së Krushevcit, të Pustarekës, të Toplicës, të Kadillëkut, të Leskocit, të Nishit dhe të Beogradit. Pra i kishin bllokuar rrugët, të cilat shpienin për Nish, Beograd, Pirot, Vranjë, Novi-Pazar, Prishtinë etj.
Fq.89: Qytete dhe qyteza në të cilat kishte edhe shqiptarë, ishin: Beogradi, Smedereva, Klladova, Jagodina, Ada-Kala, Karanova, Poreçi, Qupria, Rudniku, Kurusheva, Aleksinci, Uzhica, Shabaci, Paraqini e Negotini. Në disa nga këto qytete si në Smederevë, Klladovë dhe Qupri kishte me shumë shqiptarë se sa serbë.
Shqiptarë kishte edhe në gjashtë nahitë tjera, të cilat Serbia më 1833 ia bashkoi Pashallëkut të Beogradit megjithë se nepër këto qytete deri në v.1867 pat boshnjakë, shqiptarë, turq etj. Këto gjashtë nahi ishin: nahia e Rozhanjit, e Krushevcit, e Timokut, e Sokolcit, e Paraqinit dhe nahia e Negotinit.
Shqiptarë kishte edhe në disa pallanka 9 qyteza si në : Teki Pallank, në Pallankën e Hasan Pashës në Lipnicë etj.
Shqiptarë kishte edhe përbri rrugës Beograd-Nish....2.000 familje shqiptare pushteti lokal osman i kishte detyruar të shpërngulen nga Beogradi dhe Vidini i Bullgarisë....
Fq.91: Largimi i parë i banorëve shqiptarë nga Pashallëku i Beogradit u bë sdm. gjatë luftës Austro-Osmanë(1788-1791) dhe gjatë periudhës 1789-1809.
Popullsia shqiptare e këtyre viseve u detyrua te ikë të shpërngulet edhe gjatë kryengritjes së parë (1804-1812) dhe të kryengritjës se dytë sërbe (1815).
Shpërngulja e etnosit shqiptarë vazhdon edhe gjatë periudhës (1815-1839) dhe (1841-1867) sdm. ajo pas vitit 1844 me hartimin e Naçertanies të Garashaninit për pastrimin e Vendit nga elementi i huaj jo serbë.
-S.Uka, libri 1, Dëbimi i shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit, fq.185: Në Sërbinë Jugore në prag të luftrave më 1877-8 kishte më tepër se 640 fshatra të banuara me popullsi shqiptare, ku rreth 370 fshatra ishin të banuara me shumicë absolute shqiptare, kurse rreth 245 me popullsi shqiptare e serbe, me 158.968 banorë shqiptarë (në qarqet e dikurshme:Vranjë, Jabllanicë, Leskovc, Toplicë) dhe në qytetet Prokuple, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot, Bella Pallank e qyteza të tjera) me pakicë edhe deri në Beograd e Vidin të Bullgarisë.
Fq.187: Përpjekjet e pseudoshkencëtarëve të ndryshëm serbë që shpërnguljen e shqiptarëve të viteve 1878-8 por edhe më vonë, ta minimizojnë, (kinse nuk është shqiptare por turke).... Me arsyetimin se muslimanët nuk donin të qëndronin në shtetin e ri, ku nuk përfillej si më parë feja islame....
S.Uka, në libin 5, Gjurmë mbi shqiptarët e Sangjakut të Nishit, fq.292 shkruan: Arritëm te konstatojmë se mëse 400 vendëbanime, thuajse thejshtë shqiptare dhe rreth 300 vendbanime me popullatë të përzier ; shqiptarë, serbë etj. Dhe numri i banorëve shqiptar në kohën e dëbimit të shqiptarëve 1877-8 nga viset e sipërmendura kapte më se 200.000 banorë.

R. Mexhuani
Prishtinë 23.03.2008 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora