E premte, 26.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Igli Totozani pret Ilir Çumanin

E hene, 06.08.2012, 07:31 PM


Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.

ILIR  ÇUMANI: - JETIMËT VUAJNË  NGA “MATRAPAZËT SOCIALË” QË KEQPËRDORIN KAUZËN E TYRE, POR, EDHE NGA SHTETI DHE POLITIKA. TOTOZANI: DO NJOFTOJË PARLAMENTIN.

JETIMËT NË KUFIJTË E EKSTREMIT TË MBIJETESËS, ÇUMANI KËRKON NDIHMËN E AVOKATIT TË POPULLIT

“Avokati i Popullit”,  z. Igli Totozani  priti në zyrën e tij,  Drejtorin  e  Përgjithshëm të  Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z.Ilir Çumani .

Gjatë këtij takimi, z.Çumani bëri një panoramë të përgjithshme të situatës  dhe kushteve të vështira në të cilën ndodhen   sot jetimët  në  të gjithë Shqipërinë.  Ai njohu  Avokatin e Popullit me problematikat e shumta  dhe të mëdha  me të cilat  përballet ky grup i shoqërisë,  që kërkojnë zgjidhje emergjente  nga aktorët përgjegjës institucionalë  shtetëror, të të gjitha niveleve,  si nga pushteti lokal  dhe ai qëndror,  veçanërisht  nga aktorët  politikbërës  dhe atyre të ligjitzbatues.

Mungesa e planifikimit të zhvillimit kombëtar, konsolidimi i shtetit të së drejtës, përjashtimi social në politikat mbështetëse dhe abuzimi permanent me këtë shtresë të pambrojtur të shoqërisë, është  shkaku kryesor i gjëndjes  së mjerueshme dhe alarmante  në të cilën ndodhen  sot fëmijët  dhe të rijntë jetim në Shqiperi!!

Gjatë takimit me avokatin e popullit,  z.Igli Totozani. kreu i Institutit kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani e informoi atë  mbi gjëndjen  ekstremisht në kufijtë e mbijetesës  të jetimëve  në Shqipëri,  për mënyrën se si kjo kategori e shoqërisë shqiptare lancohet dhe përballet  me arrogancën dhe burokracinë  shtetërore, indiferencën dhe përjashtimin social, duke e pozicionuar padrejtësisht këtë grup targeti si pjesën më të margjinalizuar dhe që u shkelen hapur liritë  dhe të drejtat themelore për të bërë një jetë të dinjitetshme dhe me sa më pak trauma sociale…!

Përgjatë gjithë tranzicionit në Shqipëri në këto 22 vjetët e fundit,  problemet  e jetimëve nuk kanë gjetur zgjidhje.  Janë kryesisht  probleme  të karakterit ekonomik,  por, edhe probleme që lidhen me  strehimin, punësimin, arsimimin dhe ndihmën shëndetësore, si dhe nevoja për hartimin e një kuadri ligjor, dhe formulimin e një Ligji të  ri “Për statusin e Jetimit”, si dhe rregullimin e akteve të tjera  ligjore e nënligjore që përmirësojnë këtë ligj.

Një rëndësi të veçantë gjatë këtij takimi,  zuri edhe  çështja tepër sensitive që lidhet me abuzimet  e shumta që kanë ndodhur dhe vazhdojnë ende të ndodhin në kurriz të fëmijëve jetimë,  si nga individë dhe institucione  shtetërore, edhe  nga disa  individë që prej 20 vjetësh vegjetojnë në mënyrë abuzive brenda shoqërisë Civile me petktun  e “misionarit të bamirësisë”, kinse në ndihmë të jetimëve. Këta individë,  të identifikuar prej kohësh si matrapazë socialë,  me veprimet dhe mosveprimet e tyre,  me sjelljet e tyre të hapura  spekullative dhe abuzive,  i kanë sjellë  një kosto të lartë dhe dëm të konsiderueshme kauzës së fëmijëve jetimë, por,  edhe një imazh të shëmtuar në sfondin social shtetit dhe gjithë shoqërisë,  përballë partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare.

Z. Çumani i paraqiti  dhe i dorrëzoi Avokatit të Popullit, mjaft prova, argument,  dokumenta që hedhin dritë mbi mënyrën se si abuzohet me këta fëmijë jetimë, dhe se si përdoren këta fëmijë nga këta individë  - spekullantë nëpër fushata elektorale në favor  të  politikanëve dhe partive politike apo edhe në manifestime të ndryshme, ku si qëllim final është  vetëm përfitimi material dhe financiar i këtyre individëve që tashmë në opinionin e gjerë publik  njihen mirë dhe janë të identifikuar si “Matrapaze Social”.

Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë,  ka paraqitur dhe dërguar pranë Institucioneve ndërkombëtare  si, Parlamentit Evropian, Ansamblesë së Kombeve të Bashkuara, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë, dhe institucioneve më të larta  shtetërore si, Presidentit të Republikës,  Kryetares së Parlamentit, Kryeministrit, Anëtarëve të kabinetit Qeveritar, Komitetit Shqiptar  të të Drejtave të Njeriut, Komitetit të Helsinkit,  “Avokatit të Popullit”, etj,  një  Rezolutë që është miratuar më datë 20.Maj. 2012, nga Takimi Kombëtar i Jetimëve të Shqiperisë ku jepet një panoramë e përgjithshme se ç’farë ndodh sot me fëmijët jetimë në Shqipëri.

Nga ana e tij, z.Totozani u shpreh se çështja e jetimeve është një nga fushat kryesore të interesit përsa i përket institucionit të Avokatit të Popullit.

“Jetimet janë në vëmendjen tonë si institucion. Në muajin tetor në Shqipëri organizohet Konferenca e Ombudsmanëve Fraknofonë lidhur me te drejtat e fëmijëve, ku do të jenë prezent rreth 60 ombudsmanë nga e gjithë bota dhe gjatë kësaj Konference, Avokati i Popullit do prekë dhe çështjen e fëmijëve jetime. Institucioni i Avokatit të Popullit është duke përgatitur një Raport të posaçëm për gjendjen e fëmijeve jetimë në Shqipëri, i cili do prezantohet në Konferencë dhe gjithashtu do t’i dërgohet një kopje Parlamentit”- shtoi z.Igli Totozani.

 

Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.

 

Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë gjatë takimit me “Avokatin e Popullit”, z. Igli Totozani.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora