Mendime
Ramiz Dërmaku: Malli për atdheun
E hene, 30.07.2012, 07:06 PM
Malli për
atdheun ka mbetur ai, ndersa dhembja ndaj tij po zhduket.
Po çka
bisedojnë liderët tanë me Beogradin pa
biseduar me popullin
Nga: Ramiz
DËRMAKU
Para syve
tanë e në zemër të Kosovës valëvitë i lirë flamuri i një shteti tjetër..,
Weingarten-Shtrohet
shumë shpeshë pyetja ? ! Sa e duam ne atdheun ? Ç’ farë është dashuria për
atdheun? Pse na duhet atdheu? Nuk kam ndërmend të shkruaj shkarravina e asë të filozofoj
por dua ta kuptoj .., përse ne sot nuk e duam atdheun ? Pse s’kemi dashuri për
gjuhën dhe për atdheun që ndienin rilindësit, përse ne sot e ulim kokën e
heshtim kur flitet e shkruhet keqë ndaj atdheut ? Ne, në vend që të reagojmë,
ne i mbyllim sytë e veshët dhe heshtim ? Natyrisht, unë e di që jetojmë në epokën
e globalizmit dhe atdheu si entitet i mbyllur ( duhet të ruhet nga ushtarët) me
kufi që ruhen nga ushtarë, nuk ka më kuptim. Sot kufijtë sa vjen e do të bëhen
thjesht nocione apo shenja të dallimit ndërshtetëror dhe ne do të nisim të mendojmë
se atdheu ynë i madh nesër do të jetë Europa, sepse ne të gjithë kemi shprehur
dëshirën që të futemi në Europën e bashkuar. Mirëpo, derisa unë i shkruaj këta
rreshta më kujtohen kufijt e Kosovës,
ata që na ka mësuar historia por edhe këta që i kemi parë edhe vetë ne. Më kujtohen
pikat doganore dikur në aksin rrugor Dheu i Bardhë Bujanoc,( ishin afër shumë afër
fshatit LLuqan ) ndersa sot kufiri i është ofruar Dheut të bardhë, ndersa sot
ata janë ofruar tek qafa e Konqulit. E ne përsëri heshtim.., heshtim, shkojmë në
Beograd për bisedime, para mediave të shkruara dhe atyre elektronike, liderët
tanë thonë; Nuk ka ndryshim kufinjësh.., s’ka ndarje të Kosovës.., ne nuk do të
lejojmë që të ndahet asnjë pëllëmb tokë e Kosovës.
Kur i
kalojmë pikat doganore të vendosura në tokën tonë , ofshajmë shikojmë në sy
policin serbë..., dhe nuk guxojm të flasim.., asë unë.., as ti .., asë ai.., askush. Më digjet zemra, më dhëmbin sytë
kur në zemër të Kosovës pra në hyrje të fshtrave serbe ( Ranillig (Dardanë,) Mitrovicë..,
Graqanicë., etj etj, valon flamuri i një shteti tjetër ? ! Më shkon mendja tek
Shqipëria.., dhe e pyes veten po çka na duhet Shqipëria.., dhe në ato momente më
kujtohen dis vargje të Fishtës , me titull “ATDHEUT”.
“Por nji
fushë ma e blerët nuk shtrohet,
/por nji
mal ma bukur s’rri,/
Ma i
kulluet nji lum s’dikohet,
Mi
Shqypni, porsi i ke ti”.
Nuk është
e vështirë të merret vesh se është fjala për bukurinë mahnitëse që ka natyra e
Kosovës, përkatësisht, fusha, mali, lumi. Mirëpo ky peizazh që na vizaton
Fishta, duket si një skenë teatri, i largët dhe i huaj. Në kohë të Fishtës,
jeta e mbledhur në qendra të vogla të banuara dhe krenaria e inteligjencies e
shihte Shqipërinë si një kartolinë. Derisa dikur komunizmi, Socializmi,
leninizmi, stalinizmi .., ua prishi bukurinë maleve e fushave, lumenjve e
kodrijeve dhe në emër të një ideali që u dëshmua fatal, e shkarraviti disi
natyrën. Pse ne po heshtim sot ? Shtrohet pyetja.., ku janë liderët tanë.., Po çka bisedojnë ata
me Beogradin.., pa biseduar me popullin. Në anën tjetër lumejtë, malet,
xeheroret, pallatet që dikur quheshin
shtetërore ku janë sot ? ! pra sot janë zhdukur.., vjedhur, katandisur.., edhe
lumenjtë, malet nuk janë më. Edhe ata pak lumeje që kanë mbetur, po shkatërrohen
e gllabërohen nga klientët e qeverisë sonë. Po atdheu, ku është ? Ku janë malet,
fushat, ku janë lumenjtë ?. Po ku janë fabrikat, uzinat, të cilat dikur ishin ndertuar me djersën e
popullit, po ku janë minierat, ku janë xehëroret., po ku janë pallatet ( që dikur
quheshin shtetërore) ? Para pak orëve mësova se po privatizohet Telekomi i
Kosovës.., po shitet Gjiganti Kosovar - TREPÇA
? Pra dikush tërë jetën i varfër, e dikush milioner.., dikush nuk ka një
kafshatë bukë për të ngrënë, e deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë pasuri
të patundshme.., janë pasuruar shumë.., unë rri e pyes veten, deri kur Kështu ?
dhe askush nuk përgjigjet. Dhe kur kaloi nepër” Zemër” të Kosovës.., Mitrovicë,
Graqanicë.., apo Ranillug ( komuna e Dardanës) apo në fshatin Breznicë (komuna
e Bujanocit) apo zonat e krijuara doganore pasë luftës së Kosovës, na kapin
dridhjet dhe një trishtim i thellë. Para syve tanë e në zemër të Kosovës valëvitë
i lirë flamuri i një shteti tjetër.., pra ai i Serbisë.., Shtrohet pyetja? Ku është
flamuri i Kosovës ? Deri sa serbët deri dje thonin; flamuri me Shqiponjën dy krenare, është flamur
i Shqipërisë.., sot Kosova , ka flamurin e vetë.., (të cilin me dhunë ia vunë të
tjerët) edhe ai mungon. Në fakt, njeriu i jep kuptim jetës së tij vetëm për
shkak se ai e di se ç’farë po ndodhë në Kosovë. Ne shumë libëra që kemi lexuar,
mësuar apo dëgjuar në oda apo shkollë,
deri më tani kemi hasur shumë poezi të rilindësve tanë për mallin e dhembjen për
atdheun. Mirëpo, malli për atdheun ka mbetur ai ndersa dhembja ndaj tij po
zhduket. Ne të gjithë e dijmë se gyrbeti si gyrbet ai të djegë të shkrumon.Sot
ne mërgimtarët akoma ruajmë ne zemrat tona një mall. Sot lexojmë me dhembshuri
poezitë e poetëve tanë kuhtuar atdheut. Atdheu më nuk është më gjuha shqipe. Po
.., mirë, po mua pse më duhet Atdheu ? Ky nuk është atdheu im. Ky është atdheu
i pushtuesve të Partisë Demokratike, dhe hijenave staliniste, enveriste, LPK-iste,,
titiste.., të cilat si dje edhe sot e penguan zhvillimin e demokracisë e pluralizmit për ti realizuar interesat e tyre
personale, karrieriste, korruptive, familjariste, bajraktariste, meskine. Mirëpo,
historia i shënon të gjitha; “Historia ist magista vitae”-Historia është mësuese
e jetës.