Shtesë » Lajme
Murat Gecaj: Bujar Nishani, Presidenti i ri i Shqipërisë
E marte, 12.06.2012, 05:19 PM
BUJAR NISHANI, PRESIDENTI I RI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Nga: Prof.
Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
Mbrëmë,
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në një senacë të radhës e të rregullt,
sipas Kushtetutës sonë, mori në shqyrtim kandidaturën e paraqitur për President
të Republikës së Shqipërisë, nga Partia Demokratike në pushtet dhe aleatët e
saj. Ky votim ishte normal dhe pas
paraqitjes e dorëheqjes së dy kandidaturave të mëparshme, propozuar po nga këto
forca politike, pra të Xhezair Zagajorit e Artan Hoxhës.
Z. BUJAR
NISHANI
Pas
shqyrtimit të kandidaturës së paraqitur në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, për ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, në seancën
e mbrëmshme parlamentare ishin të pranishëm pothuajse të gjithë deputetët e
Kuvendit të Shqipërisë, por ata të Partisë Socialiste nuk morën pjesë në këtë votim.
Votimi u zhvillua sipas Kushtetutës: i
fshehtë, normalisht e transparent. Përfundimi i këtij votmi ishte: 73 deputetë të
pranishëm në sallë votuan “pro” zgjedhjes së Bujar Nishanit, President i
Republikës së Shqipërisë, duke e merituar këtë post me shumicën e deputetëve të
Kuvendit, i cili ka 140 veta.
Sigurisht,
lexuesit dëshirojnë të dinë më shumë për Presidentin e ri të Shqipërisë, z.Bujar
Nishani, i cili deri tani ka marrë mesazhe urimi nga shumë qytetarë të thjeshtë
dhe nga mjaft personalitete të larta, brenda e jashtë vendit tonë, si dhe nga
shtete të ndryshme të botës.
Ka lindur
më 29 shtator 1966, është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersin
e Fionën. Është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” të Tiranës, në vitin
1988, ku dhe e caktuan pedagog. Në vitin 1993, e caktuan me punë në Drejtorinë e
marrëdhënieve me Jashtë, të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vashdim, dy vjet shërbeu
në Ministrinë e jashtme, në Drejtorinë e Marrëdhenikeve me NATO-n. Në vitin 1996,
emërohet përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes, tanimë në Kabinetin e Ministrit. Në
vitet 1997 dhe deri më 2005 ishte në profesion të lirë.
Për
kualifikimin e tij të lartë, ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni të SHBA-ve,
më 1996, për “manaxhimin e resurseve të mbrojtejs”. Ndërsa, në vitin 2004, është
diplomuar jurist, në Fakultetin e Drejtësisë
të Universitetit të Tiranës. Në vitin2005, ka marrë titullin “Master” në studimet
europiane.
Nga viti 1997
e deri në vitin 2005, ka qenë në profesion të lirë; kryetar i Ushtarakëve Euro-Atlantikë.
Në vitin 2005, u zgjodh deputet i PD-së, në Kuvendin e Shqipërisë, detyrë që e
ka kryer me përkushtim të lartë. Nga marsi i vitit 2007 dhe deri në shtator 2009,
kreu detyrën e Ministrit të Brendshëm. Në vazhdimësi e deri në prill 2011, u
caktua ministër i Drejtësisë dhe më tej, deri tani, është në detyrën e
ministrit të Brendshëm.
Vërtet
Bujar Nishani përfaqëson një forcë të caktuar politike në Shqipëri, por ai i ka
cilësitë vetjake dhe formimin e përgjithshëm intelektual, që të jetë President i të gjithë
shqiptarëve dhe t’i bashkojë mendimin e veprimin e tij, me të gjithë njerëzit e
përkushtuar e atdhetarë, që Republika e Shqipërisë të marrë statusin e vendit-kandidat
dhe të bashkohet, së shpejti, me familjen e madhe europiane. Prandaj , i urojmë atij nga zemra:
Shendet të plotë, punë të mbarë dhe gjithnjë arritje, në krye të vendit tonë liridashës e demokratik, në këtë 100-vjetor
të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Tiranë, 12
qershor 2012