Kulturë
Demir Krasniqi: Manastir – kala shqiptare
E hene, 07.05.2012, 11:05 AM
Demir
KRASNIQI :
MANASTIR
– KALA SHQIPTARE
Teksti dhe muzika:
Demir Krasniqi
Nga shkelë këmba , kah sheh syri –
S’ gjen qytet
si Manastiri !
Lartë mbi male me dëborë –
Pelisteri madhështorë ,
Porsi nuse me kurorë ,
Do ta kapë qiellin me dorë !
Refreni:
Do të shkoj kah
Manastiri –
Ku m’ këndon zemra
ma s’ miri ,
Ku mirëpritet mysafiri ,
M’ joshet shpirti
, m’ kënaqet syri .
Manastir – Kala Shqiptare ,
Djep i shkronjave n’ Abetare ,
Djep kulture i shqiptarisë ,
Rreze drite e diturisë ...
Veprat tua shkrua me ar –
Ne na bëjnë të jem krenarë !
Refreni:
Do të shkoj kah
Manastiri ...etj.
Manastir – qytet me emër ,
T’ kem në shpirt , të mbajmë në zemër .
Sa herë shkruajmë dhe lexojmë –
Me
urata t’ përgëzojmë !
Ku do t’ rrimë e ku do t’ shkojmë –
Manastirin s’e harrojmë !
Refreni:
Do të shkoj kah
Manastiri ...etj.
Gjilan, më 31 Mars 2012.