E marte, 19.03.2024, 03:59 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Zgjimi i vonë nga “gjumi” dhe protesta

E premte, 27.04.2012, 06:47 PM


Zgjimi i vonë nga “gjumi” dhe protesta

Moj e mira  që shkon me vjeta

 Me morri gjumi dhe rash e fjeta

 Kur u zgjova një viç se gjeta …(Këngë popullore)

Nga Hilmi Saraçi

Më në fund po shihet se vonë jemi zgjuar nga “gjumi” . Atëherë kur shumë mundësi na kanë dalur nga dora , prandaj është vështirë brenda një kohe të shkurtër (pas 13 viteve) të gjejmë rrugën dhe momentin për  përmirësimin e gjendjes se krijuar, sidomos në veri të vendit, ku përveç krimit të organizuar kontrabandës, strukturave paralele (ilegale) ka filluar edhe terrorizmi, ku humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën disa antarë të familjes së tij. Nuk di njeriu ku dhe si t’i gjejë “shanset” e humbura  dhe të fillojë  pas këtij “gjumi” të rëndë t’i zgjedhë  problemet e  grumbulluara., sidomos në veri të vendit të cilat tani kanë marrë “frymë”  dhe nuk zgjidhen përnjëherë dhe pa ndonjë rrjedhim të pakëndshëm, prandaj duhet gjatë veprimit të ardhshëm të kemi maturi, plan dhe strategji të veçantë . Veriu i vendit nuk zgjidhet me nguti as me fjalë boshe dhe organizime të protestave, si kjo e fundit me moton “Stop terrorizmit” Për këtë tani jemi  të vetdijshëm, prandaj duhet të punojmë dhe veprojmë në mënyrë unike, pa hezitime dhe me vendosshmëri- fjalë pak e punë më shumë, sepse me kritika dhe fjalë boshe nuk arrihet kurgjë. Ndërsa me dialogun e filluar , vështir do të arrihet diçka  në favor të Kosovës.

 Edhe faktori ndërkombëtar ishte në “gjum”, por tani sikur ka filluar të “zgjohet”…  sidomos pas  ngjarjeve të fundit terroriste në veri të Kosovës. Mirëpo pasi zgjimi i vonë nuk është  “i shëndetshëm” , më vështirësi rrjedhin efektet të pritura.  Mendoj  sikur faktori ndërkombëtar po toleron Serbinë në dëm të Kosovës. Serbia gjithnjë po vepron në kundërshtim të zgjidhjes paqësore të problemit..Ajo me sjelljet destruktive dhe nacionaliste, sidomos  në veri të vendit, po shkon kah destabilizimi në këtë pjesë të vendit dhe më gjerë . Qeveria e Kosovë, tani, duhet të tregojë angazhim dhe efikasitet më të madh për ruajtjen e terësisë territoriale të vendit, sepse në veri të vendit që 13 vite po cenohet terësia territoriale e Kosovës…                       

Kur mungon organizimi dhe vetdija qytetare

 Këto ditë (24 prill 2012) u organizua një protestë  gjithpopullore  nga  organizatat joqeveritare me moton ”Stop terrorizmit “(në veri të vendit). Kjo protestë ishte me vend  dhe në kohën e duhur, sikur të ishte e organizuar mirë dhe të kishte efektin e duhur.Por sipas mendimit tim nuk pati efektin siq pritej. Protesta paqësore për problemet e grumbulluara është dashur të mbahen më shpesh dhe kështu të tregojnë se kështu siq po punohet duhet ndryshuar formën  dhe ndalë turrin e veprimit të  krimit të organizuar , kontrabandës, korrupsionit, sidomos në veriun e vendit. Mirëpo kjo protestë  edhe pse u mbajtë në qëndër të Prishtinës nuk ishte në nivel të organizimit dhe të efektit të pritur, Të gjithë kemi pritur më shumë se kjo protestë do të tregojë se për problemet e pranishme, sidomos ato në veri të vendit për të cilën edhe u organizua  protesta do të tregojë para opinionit mbarëkombëtarë dhe ndërkombëtar së më në fund ka ardhur koha që të mirren masa për luftimin e terrorizmit dhe  zgjidhjen e problemeve në veri të vendit. Në këtë protestë morren pjesë një numër mjaft i vogël i qytetarëve . Organizatorët sikur ishin vet fajtor për pjesëmarrjen e vogël të protestuesve. Mendoj se mënyra e organizimit dhe e prezentimit të protestës  nuk ishte e paramenduar  mirë. Qytetarët kishin ardhur për të protestuar, por çdo gjë ishte në heshtje “sikur në të pame” -  pa fjalime pa pankarta dhe pa gjallni.Heshtja, qoft e pranueshme dhe e paraparë me rastin e kësaj proteste nuk e ka efektin e duhur .Kështu organizatori e kishte paraparë dhe le të mbetët ashtu siq ka menduar se megjithatë edhe në këtë  formë do të jetë interesimi dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe efekti, por nuk doli ashtu. Protestat kundër terrorizmit, por edhe kundër dukurive të tjera negative  duhet të jenë më të motivuara, më të  gjalla gjatë protestimit, sa më masovike prandaj në këtë protestë është dashur që sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë të jetë i mbushur me numër më të madh të protestuesve.. Efekti i protestës do të ishte më i madh sikur organizatori të kishte paraparë  mbajtjen e nje fjalimi, ndërsa disa të tjerë më konkretisht të tregojnë qellimin e  kësaj proteste. Kështu siq u organizua dhe u mbajt nuk tregoi sa duhet qellimin dhe efektin e pritur. Përveç një plakate “Stop terrorizmit” të cilën mediat e shkruara dhe elektronike e shënonin dhe me disa qytetar, pjesëmarrës bënin intervistime për rëndësinë e protestës , të tjerat mungonin, sikur kishin ardhur për të biseduar me njëri tjetrin për punët e përditëshmë të shtëpisë. Mirëpo kjo nuk do të ishte aq me rëndësi sikur pjesëmarja të ishte më e madhe. Mendoj se për këtë ka mungua vullneti dhe vetdija qytetare

Siq po duket ne jemi të  mësuar (prirur) të flasim shumë , të kritikojmë, gjithashtu shumë, vend e pa vend nëpër ndeja dhe takime të ndryshme qoftë në adresë të qeverisë qoft ndaj institucioneve tjera shtetërore dhe individëve  , por kur duhet të flasim, të kritikojmë , të marrim pjesë, dhe të veprojmë praktikisht nuk jemi, mungojmë në realizimin e obligimeve të parashtruara. Kjo dobësi ishte e pranishme edhe me rastin e  kësaj proteste në të cilën mungoi pjesëmarrja e deniteshme e qytetarëve , por mungoi edhe organizimi i mirë i protestës…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora