Kulturë
Ali D. Jasiqi: Sentenca poetike
E hene, 13.02.2012, 08:56 PM
SENTENCA POETIKE
Mendime, apo reflektime meditative për një poet të mirëfilltë, i rikënduar me përkushtim në gjuhën shqipe nga shkrimtari dhe atdhetari Baki Ymeri, i cili është bërë një simbol i popullarizimit të letërsisë shqipe në gjuhën rumune.
Shkruan Ali D. Jasiqi
Shkrimtari rumun Mihail Pascaru shkruan poezi, por edhe proza, duke dëshmuar kështu talentin e vet. Përmbledhja më e re e poezive të tij mban titullin “ Defini?ii”, që në shqip do të thotë “Definicione” . Lajtmotivet, përkatësisht subjektivët lirikë të poezisë se këtij shkrimtari,pra edhe të kësaj përmbledhje, janë poezia dhe poeti, prindërit, fshati e të tjera. Për këtë flasin edhe vetë titujt e pesë cikleve ( “Për poetin dhe poemat”, “Njerëz,vende, qëndrime”, “Definicione,” “Sentenca” dhe “Apokalipsi dhe poema tjera”) Ai i këndon poemës, si formë e të shprehurit artistik të botës intime të shpirtit. Dhe më të drejtë është konstatua se “ një nga cilësitë e poemoparimeve të tij është koncizioni”. Kjo ilustzrohet me shembuj konkrete
“Poemat flasin me gojë të mbyllur;
mu për këtë dallohen
nga fjalimi politik e forma tjera
të vajtjes nga shtëpia..”
(Heshtje)
ose
„Asnjëherë poema
nuk rri qetë
në gjendje të paqes,
e shtrënguar në kanxhat e idesë
ai perhere shpërbëhet”. ( Poema
Është e qartë ideja, përkatësisht preokupimi i poetit, që përmes vargjeve për poema, me metafora të zgjedhura dhe të qëlluara ta shpalos botën e vet intime, përkatësisht shpirtërore. Sepse, siç thotë edhe vetë poeti, poemat nuk flasin me gojë të mbyllur, dhe për këtë dallojnë nga fjalimet politike,andaj nuk është mirë tu hapet goja,sepse nuk rrinë të qeta asnjëherë, por shpërthejnë si vullkan. Duke e trajtuar këtë temë poeti në të njëjtën kohë ka dhenë edhe mesazhe të qarta për jetën dhe qëndrimin e njeriut ndaj dukurive jetësore dhe sjelljet e tij ndaj tyre. Të gjitha këto ai i shpreh me metafora të zgjedhura dhe të qëlluara, për shembull,si këto:”ndërsa dielli lind/ me qerpikët në turi –/ vetëm poetët shkruajnë /pa u lodhur/ poema”. (Poezia “Rezistenca”).
Diç të ngjashme me poemat janë ato krijime ku në qendër të vëmendjes se autorit janë poetët. Ata janë shpirt mirë, janë human dhe të ndërgjegjshëm. Nuk i bëjnë keq askujt, por vetëm përpiqen për të mirën e njerëzimit, duke i ruajtur ato elemente që e zbukurojnë jetën.
„Ata nuk u bëjnë asnjë të keqe
por absolutisht asnjë të keqe
përveç faktit
se e padisin ndonjërin
kur e këpusin në lulishte
nga një lule
për vjehrën.” (Poetët)
ose edhe
“Është një lodhje e madhe
gjithandej –
madje dhe yjet bien
më herët në gjumë
ndërsa dielli lind
me qerpikët në turi –
vetëm poetët shkruajnë
pa u lodhur
poema”.
(Rezistenca)
Nga shembujt e poezive të cituara kuptohet se poetët e duan natyrën, i duan lulet si simbol i bukurisë dhe mirësisë. Ata i dënojnë vetëm ata që e dëmtojnë këtë bukuri, këtë dhunti që natyra ia dha njeriut. Poetët shkruajnë vazhdimisht poema edhe kur janë të lodhur, vetëm e vetëm që ta ndihmojnë njeriun në punët e përditshme dhe të mundimshme nganjëherë. Duke vepruar kështu poetët behën të dashur dhe të respektuar nga adhuruesit e tyre, por edhe nga mbarë njerëzimi. Të tillë i bën ata humanizmi dhe dashuria për qenien njerëzore .
Siç u tha në fillim të këtij shkrimi poeti në fjalë u kushton poezi prindërve të vet. Poezitë kushtuar prindërve janë poezi të ngrohta, të sinqerta. Në to shprehet dashuria dhe respekti që gëzojnë nëna dhe babai ke autori. Nëna, se cilës i janë kushtua dy poezi, është e qetë, dhe edhe në momentet e fundit mendonte për bukurinë e jetës duke pyetur se “kush po na i ujit lulet? “
“Vdiq pa i treguar
askujt.
Kur e pyeste dikush
pse po vdes
ajo ia kthente:
“Kush po na i ujit lulet?”
Vdiq kur e pat ndjerë
se Zoti ia ka prekur
nënsqetullat.” (Nëna)
Dhe
Secila nënë
është
Mamaja
E Zotit të vet
( Poezia tjetër „Nëna”,në ciklin “Sentenca”)
Kurse babai është diç tjetër. Në në poezinë e poetit
„Babai
kur dehej
shkonte dukshëm
nëpër dy shtigje,
në realitet
ai mbrohej
të mos shkelë gjurmët
e ndonjërit prej nesh. „ (Falje)
Babai, pra është njeri që kujdeset që të mos i trazojë fëmijët edheatëherë kur është nën ndikimin e alkoolit.
Fshati me bukurinë e vet behët tërheqës për të gjithë njerëzit. Atje njerëzit janë të ndjeshëm, janë bujar e mbi të gjitha janë shpirtërisht të pastër dhe të gatshëm të ndihmojnë secilin nevojli. Secilin që ka kërkesa për ti dalë në ndihmë fshatarët janë të gatshëm të ndihmojnë. Sepse
„Fshatari
eshtë një njeri
që shkëndijëzon
çdo stërpikje uji
dhe gjithçka që shkëndijëzon
nëpër botë
nga lotët e tij pin.” (Fshatari)
Një cikël i kësaj përmbledhje mban titullin Sentenca. Janë këto 18 poezi, që shprehin mendimet e autorit për fenomenet e ndryshme jetësore. përkatësisht mendime , apo reflektime meditative. Për këtë flasin titujt e disa prej tyre si, bie fjala, “Histori”, “Besimi”, “Relativitet”,”Algjebra”,” Fizikë”,” Proverb”, “Logjika”, “Fuqi”, “Peshë” e tjera.
Të theksojnë kalimthi se poezitë e tij nga gjuha rumune në gjuhën shqipe i ka përkthye mjaft me përkushtim shkrimtari dhe atdhetari Baki Zmeri, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Bukuresht duke e popullarizuar letërsinë shqipe në gjuhën rumune.
Të gjitha këto që u thanë më lartë e bëjnë këtë poet të dashur dhe të çmuar nga lexuesit, dhe librin e tij të domosdoshëm në bibliotekat tona.