E premte, 26.04.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

DITA DITËS PO MË PËLQEN MË SHUMË

E shtune, 01.03.2008, 04:21 PM


DITA DITËS PO MË PËLQEN MË SHUMË

Nga Vedat Vllasaliu
 
Java: Prej nga ju lindi ideja për flamurin?

Muhamer Ibrahimi: Ideja për flamurin e shtetit të Kosovës më ka lindur më herët, prej se është folur se Kosova, si shtet i ri që do të pranohet, duhet t’i ketë simbolet e veta shtetërore, me të cilat duhet të paraqitet në institucione ndërkombëtare, të cilat duhet të dallojnë nga ato kombëtare dhe nga ato të shtetit amë.

E kam konretizuar këtë ide pas shpalljes së konkursit nga ana e institucioneve të Kosovës dhe Ekipit të Unitetit.

Java: Cilat karakteristika janë marrë më shumë parasysh?

Ibrahimi: Karakteristikat që janë marrë parasysh, padyshim, janë ngjyrat, harta dhe yjet.

Java: Sa kohë keni shpenzuar për dizajnimin e këtij flamuri?

Ibrahimi: Saktësisht nuk mund ta them kohën e shpenzuar. Shumë më shumë më ka marrë kohë deri sa kam menduar për ide, sesa realizimi. Kam punuar në intervale, psh, ndonjë orë në ditë, por ka zgjatur ca ditë deri në realizimin e zgjedhjes së fundit. 

Java: A mendoni se është pritur mirë prej qytetarëve flamuri i ri?

Ibrahimi: Deri më sot, opinionet e qytatarëve, të miqve dhe kolegëve që i njoh, por edhe shumë qytetarë më kanë ndaluar, uruar dhe përgëzuar për përzgjedhjen e propozimit tim për flamurin e shtetit të Kosovës. 

Java: Çka saktësisht nënkupton flamuri?

Ibrahimi: Flamuri, i cili në vete përmban hartën ngjyrë ari në sfondin e kaltër me yje mbi hartë, e paraqet Kosovën si tërësi territoriale. Si një vend të pasur dhe me vlera të veçanta për qytetarët e saj. Kurse yjet e bardha paraqesin komunitet që jetojnë në Kosovë.

Java: Pasi ngjyrat janë krejtësisht të ndryshme me ato të flamurit kombëtar, a mendoni se do të pranohet nga qytetarët?

Ibrahimi: Ka shumë kohë që është folur se flamuri i shtetit të Kosovës dhe simbolet duhet të kenë ngjyra tjera në krahasim me ato kombëtare. Gjithashtu edhe në kritere ka qenë po e njejta kërkesë. Mendoj se qytetarët e kane kuptuar këtë. Nga opinionet që kam deri më tani është pranuar shumë mirë. Besoj dhe shpresoj se do të pranohet mirë nga masa e gjerë.

Java: A janë plotësuar kriteret të parapara në pakon e Ahtisaarit?

Ibrahimi: Mendoj se janë plotësuar të gjitha kriteret, të cilat janë kërkuar nga konkursi i përpiluar nga Ekipi i Unitetit, e po ashtu edhe kriteret që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit.

Java: A i keni parë flamujt konkurues?

Ibrahimi: Propozimet për flamuj i kam parë në ekspozitën në Galerinë e Arteve si dhe kalimthi propozimet të cilat janë përfshirë në këtë konkurs.

Java: A ka pasur edhe flamuj tjerë të ngjashëm në këtë konkurs apo i juaji ka qenë i dalluar?

Ibrahimi: Në konkurs, sa kam mundur t’i shoh, ka pasur edhe tjerë flamuj me harta dhe me yje. Mendoj se ka dalluar sa i përket thjeshtësisë edhe komponimit të hartës me yje.

Java: Po ideja për hartë qysh ju lindi, nga u frymëzuat?

Ibrahimi: Harta ka qenë njëra nga elementet me të cilën më së lehti ka qenë të identifikohet flamuri ynë shtetëror. Prandaj, e kam përdorur hartën si shenjë identifikimi.

Java: A dini ndonjë shembull të flamujve të botës që kanë harta?

Ibrahimi: Flamuj me harta ka te disa shtete dhe organizata duke u nisur nga flamuri i Kombeve të Bashkuara, flamuri i Qipros, flamuri i Unionit Afrikan, flamuri i Koresë së Bashkuar, etj.

Java: Juve sot a ju pëlqen flamuri që keni dizajnuar?

Ibrahimi: Flamuri më pëlqen dita ditës më shumë. Më pëlqen edhe më shumë pasi veç ka filluar t’u pëlqejë edhe qytetarëve. Më ka pëlqyer edhe më shumë kur i kam pa disa foto të nxënësve duke vizatuar flamurin më të ri të shtetit të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora