E enjte, 29.10.2020, 08:26 AM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjurmë të zgjyrës dhe galerive në rajonin e Ulpianës

E hene, 02.01.2012, 07:58 PM


Gjurmë të zgjyrës dhe galerive në rajonin e Ulpianës

Nga Qazim Namani

Gjurmët e zgjyrës së metaleve janë të shumta në luginën e lumit të Kishnicës, në liqenin e Badovcit, Suteskë, në përroin e Butocit, Busi, Slivovë, Llabian etj. Edhe në anën e rrjedhës së lumit të Prishtinës zgjyrë të metaleve dhe galeri hasen edhe në lokalitetin “Ugria” në fshatin Grashticë (Gjytet), Siçevë pranë lumit nën kështjellë të këtij fshati, në të dya këto lokalitet ka vendbanime të periudhës antike dhe kështjella.

Mbi Janjevë te Guri i Bardhë, Dheu i Bardhë, në fshatin Bukovicë, Shesharkë, Hanroc, Brus,  ka gjurmë të galerive. Në kodrinën e Gradinës së  Janjevës vërehen tri hyrje të galerive dhe mbetje nga shkrirja e metaleve. Zgjyrë ka edhe në lumin Pranja të Janjevës, në Gradishtë, Shashkoc, Veletin e vende tjera përreth.

Në rajonin e Brusit, në lumin e Androcit në vendin Uji i Kuq ka shumë zgjyrë, te Prroni i Dreqit në Badoc, në kodrën Gvozdenik të fshatit Shashkoc, në rrethinën e Janjevës sidomos te vreshtat dhe në potesin “Toka e Bardhë” dhe po thuaj gati në të gjitha përroskat e Malësisë së Gallapit. Në rrethinën e Ulpianës, në Zhegoc, në fshatin Mirash, në Gadime të Poshtme, në Akllap, Sllovi, Vogoçicë në lokalitetin Selishta nën kala dhe vazhdon deri në fshatin Akllap në lokalitetin Trohallë ku janë gjetur tulla dhe tjegulla që dëshmojnë se ka ekzistuar një vendbanim i lashtë. Zgjyrë vërehet se ka edhe mbi kala te Vogocincës që nga lagjja e Ismajlajve, Qukollëve e deri në Verbicë e Bilincë. Në lokalitetin mes Cërrnicës dhe Gumnishtës ka zgjyrë, andaj lokaliteti afër Gumnishtës dhe kalasë quhet Shlaken e që emri rrjedhë nga gjuha saksone për zgjyrën. Të dhënat nga terreni dëshmojnë se nga lokalitetet me zgjyrë të këtyre anëve në vitet 60 të shekullit XX është bartur zgjyra nga fshatarët dhe është grumbulluar në fshatin Babush, prej nga është dërguar në shkritoren e Trepçës.

Në Gvozdenik  zgjyra është e zezë në të gjelbërt dhe e përzier me mbetje të argjendit. Në Veletin hasen mbetje të vjetra të zgjyrës në ngjyrë të gjelbërt. Në Gvozdenik për nga përbërja më së shumti ka xehe Siderit, Piroluzit, Sfalerit dhe Galenit të argjendit. Në vendin e quajtur Shkrijim dhe Vapnenc te lokaliteti i quajtur Ceove janë katër vende me zgjyrë të tubuar deri në madhësi prej 2,5m. Zgjyra e këtij lokaliteti përmban galenit dhe grimca të arit dhe argjendit.[1] Në hyrje të Janjevës kodrina në të djathtë quhet GRAB, për ekzistimin e xehes në këtë kodër banorët kanë ditur që nga Ilirët.[2]

Në verilindje të Janjevës në mes të Kuretishtës dhe Strazhes në një shtrirje sipërfaqësore të madhe ka mjaftë mbetje të zgjyrës. Në fshatin Llabian gjenden themelet e objektit të vjetër të doganës.[3]

Këto të dhëna në këtë rajon dëshmojnë për zhvillimin e xehetarisë në këto anë si dhe rëndësinë që e kishte kjo fushë në zhvillimin ekonomik të qytetit dardano-romak të Ulpianës.

Në miniera punonin kryesisht xehetarët nga popullata autoktone ilire dhe skllavë. Zhvillimi i xehetarisë ndikoi edhe në zhvillimin e zejtarisë. Në bazë të rezultateve nga zbulimet arkeologjike mund të supozojmë se në vendin e Ulpianës do të ketë ekzistuar më parë ndonjë lokalitet i mëhershëm ilirë apo edhe më i lashtë nga kohën e gurit.[4]



[1]   Nikola Colak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq Po aty fq. 13

[2]. Po aty fq. 13

[3] Nikola Colak, Ive Mazuran, “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq Po aty fq.18

[4] Emil Cershkov, “Revista kulturore Përparimi””, nr.1-2, Prishtinë 1964 fq.76,77



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora