E premte, 26.04.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Gjurmë shqiptare në Gjermani" - Emigrantët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin

E hene, 28.11.2011, 08:23 PM


Në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe në pjesë të Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku jetojnë shqiptarët, po festohet 28 Nëntori. Dita e flamurit është festuar ndërkohë nga emigrantët shqiptarë dhe miqtë e tyre gjermanë.

Nën moton "Gjurmë shqiptare në Gjermani" edhe shoqata integrative gjermano-shqiptare, IDEAL, me seli në Essen, ka festuar të shtunën 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe themelimin e shoqatës. Kryetarja e kësaj shoqate, Anduena Stephan, në fjalën e saj hyrëse duke përshendetur të pranishmit tha se "IDEAL" është pasqyra e ndërthurjes së origjinave, të profesioneve dhe eksperiencave të jetës së dy kombeve, atij shqiptar dhe atij gjerman:Në foto, Anduena Stefan Bildunterschrift:Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në foto, Anduena Stefan "Rrugët tona të përbashkëta janë kryqëzuar shpesh në dy shekujt e fundit, por që nga vitet 60, kur qytetarët e parë të Kosovës u vendosën në Gjermani për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Gjermanisë së pasluftës me punën e tyre dhe sidomos këtu në landin e Vestfalisë së Veriut u hodhën themelet e diasporës sonë. Në këto 20 vitet e fundit, sidomos pas rënies së sistemit diktatorial ne Shqipëri dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, Gjermania u bë atdheu i dytë për një brez të rinj shqiptarësh, të cilit i përkasim dhe shumë nga ne këtu sot", theksoi Stephan.
Në foto, Dr. Hartwig FischerBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në foto, Dr. Hartwig FischerPër festimin e 99 vjetorit të pavarësisë "Ideal" kishte zgjedhur muzeun Folkwang në Essen. Drejtori i këtij muzeu, Dr. Hartwig Fischer, duke përshendetur të pranishmit tha se muzeu Folkwang është vendi i përkryer për organizimin e një mbrëmje të tillë: "Jam shumë i gëzuar që m'u ofrua mundësia t'ju përshendes në këtë vend, sepse muzeu Folkwang i ka kushtuar gjithmonë theks të veçantë promovimit të komunikimit, në mënyrë që të ndërlidhim artin dhe kulturën me prejardhje të ndryshme", tha Dr. Fischer.

I ftuar i nderit në këtë orë letrare dhe muzikore ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi.
 Në foto, ambasadori Valter IbrahimiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Në foto, ambasadori Valter IbrahimiNë fjalën e tij të rastit ambasadori Ibrahimi, pasi shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata shqiptarë, që ndër shekuj kanë derdhur gjakun për flamurin kombëtar dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, nënvizoi se respekt dhe nderim të veçantë: "meritojnë të gjitha ato kombe e shtete, që mbështetën pavarësinë dhe themelimin e shtetit shqiptar më 1912, luftën dhe pavarësinë e Kosovës më 2008, si dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë. Lista është e gjatë, por unë do të ndalesha të paktën në dy prej tyre: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, dy vende mike, të cilat sot mbështesin fuqimisht integrimin evroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit. Po ashtu dua të shpreh mirënjohjen time për autoritetet e Essenit , që i kanë dhënë mundësinë shumë shqiptarëve të jetojnë dhe punojnë në këtë qytet, si dhe i mbështesin ata në rrugën e tyre të integrimit social dhe ekonomik", tha ambasadori Valter Ibrahimi.
Pamje simbolikeBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje simbolikeProgrami dhe repertori i pasur artistik i dhuruan një atmosferë të mrekullueshme kremtimit të ditës së flamurit dhe të pavarësië në Essen. Mysafirët patën rastin të ndjekin intermezo muzikore me muzikantët shqiptarë të "Folkwang Musikakademie", pastaj prezantime letrare, poezi të përkthyera në gjuhën shqipe nga gjuha gjermane, një këndvështrim historik të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe në fund pjesa më e madhe e programit ishte rezervuar për intermezo muzikore të fëmijëve shqiptarë dhe gjermanë. 
Në këtë mënyrë zonja Stephan thekson përkushtimin e shoqatës për fëmijët, për brezin, që lindi, apo u rrit në Gjermani, jo vetëm me fjalë, por edhe në vepër. "Qëllimi ynë është i qartë: Ne kemi se çfarë të transmetojmë tek ata. Është nder të jesh Shqiptar, ashtu siç është nder të jesh dhe Gjerman, por është një shans unikal që fëmijët tanë janë trupëzimi i dy kulturave dhe traditave kaq të vyera. Ne dëshirojmë që fëmijët tanë t´i pasurojnë këto tradita së bashku me shokët e tyre evropianë dhe t´i përcjellin ato më tej. Kjo është pjesë e përkushtimit tonë", tha Stephan.

Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Angjelina Verbica

 



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora